Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

E quajti të korruptuar e autoritar, Rama i përgjigjet kritikave të Elez Biberajt

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
E quajti të korruptuar e autoritar, Rama i përgjigjet kritikave të Elez Biberajt

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur publikisht Elez Biberajt, drejtor për Euroazinë në ‘Zërin e Amerikës’, pas kritikave të shumta që ai i bëri kryeministrit.

Rama, përmes një statusi i kërkon Biberaj që të provojë nëse ka prova për akuzën që i bën se është i korruptuar, ndërsa i etiketon deklaratat ndaj tij, etiketime fyese dhe të pabazuara në fakte.

Ndër të tjera, kryeministri i mohon të gjitha akuzat për mbrojtjen ndaj zyrtarëve të lartë të kapur në skandale në përgjimet e prokurorisë.

“Por desha t’ju pyes zoti Elez, a e dini Ju se “i korruptuar” është akuzë ligjërisht e rëndë e jo opinion dhe a keni Ju ndonjë provë për ta mbështetur këtë akuzë?! Natyrisht kjo është një pyetje retorike. Sepse deri më sot, askush nuk ka sjellë dot asnjë provë, për ta mbështetur etiketimin e rëndë “i korruptuar”, lëshuar rëndom në adresën time nga palë e individë të angazhuar publikisht, në fushata a në maskarada të shumta kundër meje. Por personi im ka lidhje me këtë etiketë, aq sa çka lidhje kjo lloj gjuhe me gazetarinë e vërtetë”, shkruan Rama.

Reagimi i plotë i Ramës:

NJE PERGJIGJE PER ELEZ BIBERAJN

I dashur Elez,

e kam lexuar jo pa keqardhje, fjalën Tuaj në ceremoninë e përvjetorit të 110-të të gazetës “Dielli”. Konsiderata personale për Ju, e lidhur me historinë e një marrëdhënieje të posaçme në distancë, krijuar tash e thuajse 30 vjet më parë, në momentet e lavdishme të Zërit shqiptar të Amerikës, ma imponon që t’Ju drejtohem publikisht.

E gjej për të ardhur keq gjuhën e përdorur prej Jush lidhur me qeverisjen time. Aspak jo pse Ju jeni kritik për të. Por sepse, në shtjellën Tuaj ka më shumë etiketime fyese e të pavërteta të vrazhda, se sa argumenta e fakte burimore.

Duke i’u referuar shembullit “të disa udhëheqësve të tjerë europiano-lindore”, Ju thoni ndër të tjera se, “Rama është bërë dukshëm më i korruptuar”! Nuk po merrem këtu me etiketimet e tjera. Fundja ato janë opinione dhe është e drejta Juaj të mendoni, se unë qenkam bërë “më autoritar, më arrogant dhe më jo transparent”.

Por desha t’Ju pyes zoti Elez, a e dini Ju se “i korruptuar” është akuzë ligjërisht e rëndë e jo opinion dhe a keni Ju ndonjë provë për ta mbështetur këtë akuzë?!

Natyrisht kjo është një pyetje retorike. Sepse deri më sot, askush nuk ka sjellë dot asnjë provë, për ta mbështetur etiketimin e rëndë “i korruptuar”, lëshuar rëndom në adresën time nga palë e individë të angazhuar publikisht, në fushata a në maskarada të shumta kundër meje. Por personi im ka lidhje me këtë etiketë, aq sa ç’ka lidhje kjo lloj gjuhe me gazetarinë e vërtetë!

Më tej, sipas Jush, unë paskam “ngushtuar hapësirën publike, minuar institucionet e pavarura, mbushur gjyqësorin me besnikë nën maskën e reformave”! Ama për çudinë më të madhe, tërë këto thagma i paska zbuluar vetëm opozita, disa media online pranë saj dhe disa të vetëdeklaruar analistë – të cilëve Ju i bashkoheni, duke përsëritur akuzat e tyre një për një dhe me të njëjtën vrazhdësi.

Unë në fakt zoti Elez, e pranoj dhe e pranoj me krenari, se kam minuar një sistem të tërë të kalbur e të korruptuar drejtësie! E kam bërë hapur dhe vendosmërisht, duke marrë përsipër çdo risk e kosto të mundshme politike dhe jo nën maskën e një reforme, po përmes pikërisht Reformës në Drejtësi. E cila është mbështetur dhe vazhdon të mbështetet pa asnjë ekuivok, qysh prej ditës së parë, nga çdo partner ndërkombëtar i Shqipërisë. Madje konsiderohet prej tyre një model për t’u shtrirë në të gjithë rajonin tonë.

A e dini Ju se partnerët tanë amerikanë dhe europianë e mbikqyrin këtë reformë në çdo hap edhe përmes një Operacioni Ndërkombëtar të Monitorimit?!

Padyshim edhe kjo është një pyetje retorike. Sepse s’ka se si Ju të mos e dini se deri më sot, ata nuk kanë konstatuar asnjë minim apo cënim institucionesh të pavarura dhe asnjë ndërhyrje nga ekzekutivi për të futur besnikë në gjyqësor. Përkundrazi, ata e konsiderojnë procesin e pastrimit të gjyqësorit jo vetëm të suksesshëm deri këtu, po një garanci për pavarësinë e për besueshmërinë e institucioneve që po ndërtojmë nga themelet, pas dekadash kalbëzimi e rrënimi të tyre.

Eshtë befasuese që Ju të flisni për gjyqësor të mbushur me besnikë, sepse e vërteta është që kaq larg s’ka shkuar askush, as brenda vetë oborrit opozitar, përveç Dr.Berishës! Dhe jo se është ndonjë mëkat i paamnistueshëm, që dikush të përsërisë fjalët e zotit Sali për të shprehur një opinion të ngjashëm, po unë besoj se është e pajustifikueshme për një gazetar apo një drejtues tribune mediatike, që një akuzë kaq shembullore në pavërtetësinë e saj, t’ia përcjellë audiencës si fakt mbi qeverisjen e këtij vendi.

Ju thoni se unë paskam “refuzuar të dënoj rastet e shumta skandaloze për korrupsionin, përfshirë publikimin e përgjimeve” për blerje votash! Madje u paskam “ofruar pandëshkueshmëri zyrtarëve të lartë edhe përkundër të dhënave të qarta për korrupsion dhe bashkëpunim me grupe të krimit të organizuar dhe trafikëve të drogave”.

Pyetja retorike në këtë rast mund të keqkuptohej, prandaj edhe s’po e bëj! Por dua t’Ju kujtoj, se siç Ju nuk jeni as prokuror e as gjykatës, edhe pse në këtë rast keni marrë përsipër ta luani këtë rol, as unë nuk jam prokuror apo gjykatës dhe s’kam ndërmend ta marr përsipër një rol të tillë. Kështu që s’kam as se si dënoj njerëz për çfarëdoqoftë, as se si refuzoj të dënoj kënd. Këtë detyrë e ka drejtësia dhe duhet ta bëjë vetëm ajo. Prandaj edhe Ju s’mund të tregoni dot një rast të vetëm, kur unë apo qeveria ime të kemi ofruar qoftë edhe mbrojtje verbale nga drejtësia për këdoqoftë, se pandëshkueshmëri siç bënte rregullisht paraardhësi im, jo e jo.

Nga ana tjetër, e keni përmendur edhe Zërin e Amerikës, duke thënë se qenka sulmuar në mënyrë befasuese nga unë. Ju siguroj se ato çka Ju quani sulme befasuese, kanë qenë thjesht shprehjet e sinqerta të befasisë sime, për faktin e pazakonshëm se një tribunë e respektuar, me standarde të mira profesionale si VOA, ra nën nivelin e standardeve të veta në dy raste konkrete. VOA nuk respektoi për fat të keq, asnjë parim profesional në rastin e transmetimit të një përgjimi të nxjerrë nga një dosje hetimore, me një koment të vetin kriminalizues pa asnjë bazë faktike më shumë se sa vetë përgjimi (i cili siç e dini, nuk përbën provë në vetvete, në asnjë gjykatë të botës). Ndërsa në rastin tjetër VOA dizinformoi, duke bërë një mishmash e duke përfshirë persona pa lidhje në “aktakuzën” e vet dhe ende më keq, duke refuzuar publikimin e sqarimit të ministres së drejtësisë, e cila me fakte lehtësisht të verifikueshme mbi punësimet në sistemin tonë penitenciar e hodhi poshtë “aktakuzën”. Si një gazetar e drejtues me shumë përvojë në botën e medias, Ju duhet ta dini se gjysëm të vërtetat e servirura si zbulime, janë edhe gënjeshtrat më të mëdha publike.

Ju gaboni krejt kur thoni se sot shqiptarët “duhet të mbështeten tek mediat ndërkombëtare, përfshirë Zërin e Amerikës, për mbulimin e çështjeve të ndjeshme”. E vërteta është se në asnjë rast këto vitet e fundit, shqiptarët s’e kanë mësuar një çështje të ndjeshme nga mediat ndërkombëtare apo nga Zëri i Amerikës, përpara se sa ta kenë lexuar e dëgjuar të komentohet gjerësisht në mediat e vendit.

Ju i quani kërcënuese reagimet e mia ndaj “kazanit” (s’kam gjetur dot një fjalë më të përshtatshme në shqip, për të karakterizuar mallin fake neës) edhe pse ato janë “mesazhe dashurie”, krahasuar me sharjet brutale e shantazhet nominale të gazetarëve jo shumë vite më parë – atëherë kur kryeministri i Shqipërisë e quante bash gazetën Neë York Times “një letër higjenike”! Asnjëherë si apo sa sot, nuk është sharë e baltosur në liri të plotë qeveria e personalisht kryeministri, pa i hyrë gjemb në këmbë askujt, as si person e as si organ mediatik i çfarëdo lloji. Kështu që pa asnjë merak për lirinë e shtypit në këtë vend zoti Elez, sepse kërcënuesit e vërtetë të saj nuk janë më në pushtet dhe me mua kadrinjve mediatikë mund t’u hasë sharra në gozhdë kur replikoj, po kurrë s’u has mishi në shkop a veshi në baltë.

Sa për sfidën e vazhdueshme që unë i paskam bërë “vetë parimit të shtypit të pavarur” duke krijuar median time televizive në internet ERTV, më duhet t’ju them se ishte një pasazh që më bëri për të qeshur.

Me shpresën se gjithë sa më lart do t’i prisni si gjithnjë i buzëqeshur, Ju lutem i nderuari mik të pranoni bashkë me konsideratën time të patrazuar, edhe urimet e mia më të sinqerta për shëndet e punë të mbarë.

Edi

Tags: arrogantDeklaratatedi ramaElez Biberaji korruptuari pergjigjetkritikave

TË LIDHURA

Rama kërkon dorëheqjet e krerëve të njësive administrative, sot afati i fundit: “S’mund të përsërisim gabimet në ‘Shqipërinë 2030’”
Politikë

Rama kërkon dorëheqjet e krerëve të njësive administrative, sot afati i fundit: “S’mund të përsërisim gabimet në ‘Shqipërinë 2030’”

08:20 | 14/07/2025
I ndaluar në Gjermani për drogë, SPAK i sekuestron 44-vjeçarit vilën 2 kate dhe “Lamborginin” në Palasë
Aktualitet

I ndaluar në Gjermani për drogë, SPAK i sekuestron 44-vjeçarit vilën 2 kate dhe “Lamborginin” në Palasë

08:16 | 14/07/2025
Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit
Shqipëria

Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit

08:15 | 14/07/2025
Next Post
Policia i ekzekutoi të atin në vitin 2002, djalit i bëjnë atentat me tritol: Ku dyshoj

Policia i ekzekutoi të atin në vitin 2002, djalit i bëjnë atentat me tritol: Ku dyshoj

“Vetëvendosja” në Shqipëri/ Drejtori ekzekutiv: Nuk do të jetë parti politike, por…

“Vetëvendosja” në Shqipëri/ Drejtori ekzekutiv: Nuk do të jetë parti politike, por...

Astrit Patozi sulmon Bashën: Përfitues! Të paktën imito Berishën

Astrit Patozi sulmon Bashën: Përfitues! Të paktën imito Berishën

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Rutte udhëton për në Uashington, do të takohet me Trump, një njoftim i rëndësishëm pritet nga SHBA
Bota

Rutte udhëton për në Uashington, do të takohet me Trump, një njoftim i rëndësishëm pritet nga SHBA

by mirseda
08:25 | 14/07/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të takohet me Presidentin Donald Trump këtë javë, menjëherë...

Horoskopi i së hënës/ Java nis me ndryshime dhe emocione të forta për shenjat

Horoskopi i së hënës/ Java nis me ndryshime dhe emocione të forta për shenjat

08:22 | 14/07/2025
Rama kërkon dorëheqjet e krerëve të njësive administrative, sot afati i fundit: “S’mund të përsërisim gabimet në ‘Shqipërinë 2030’”

Rama kërkon dorëheqjet e krerëve të njësive administrative, sot afati i fundit: “S’mund të përsërisim gabimet në ‘Shqipërinë 2030’”

08:20 | 14/07/2025
I ndaluar në Gjermani për drogë, SPAK i sekuestron 44-vjeçarit vilën 2 kate dhe “Lamborginin” në Palasë

I ndaluar në Gjermani për drogë, SPAK i sekuestron 44-vjeçarit vilën 2 kate dhe “Lamborginin” në Palasë

08:16 | 14/07/2025
Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit

Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit

08:15 | 14/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com