Mbrëmjen e djeshme në studion e “Opinion” ishte i ftuar kryeministri Rama, i cili trajtoi një sërë çështjesh. Kur Blendi Fevziu e pyeti për incerenatorët, kryeministri Rama u ngrit nga studioja dhe u rikthye sërish.
Marrë shkas nga ky veprim, ish-kryeministri Berisha ka shprehur qëndrimin e tij, duke postuar një fragment nga videoja.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha i është drejtuar Ramës me “bosi i organizatës kriminale të inceneratorëve”, i cili sipas tij, është ngritur i tmerruar dhe ia ka mbathur nga studioja.
“Studio si gracka ku shpirti i hajnit kapet si laraska!
Bosi i organizates kriminale te inceneratoreve kur i permendet afera i tmerruar ngrihet e ja mbathe nga studio!”, shkruan Berisha.