Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

E plotë/ Haradinaj dorëhiqet zyrtarisht si kryetar i AAK-së

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
E plotë/ Haradinaj dorëhiqet zyrtarisht si kryetar i AAK-së

Muaj më parë dha dorëheqjen nga kryetari i qeverisë. E Ramush Haradinaj dorëheqje ka dhënë edhe nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Këtë veprim thotë ta ketë ndërmarr për shkak të shpalljes së zgjedhjeve të brendshme partiake dhe se deri në Kuvendin e ri të AAK-së, do të jetë vetëm ushtrues detyre i kryetarit.

“Jam i dorëhequr. Do të thotë prej kuvendit të fundit të punës që e mbajtëm jam i dorëhequr. Kryej vetëm funksionet në dorëheqje që i kemi deri në zgjedhje”, thotë ai.

Haradinaj në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se kanë vendos kritere të reja të organizimit të AAK-së, duke përfshirë edhe organizimin në pesë degë të veçanta në Prishtinë.

Ai po ashtu thotë se në këto zgjedhje do të aplikohet parimi, një delegat një votë, me ç’ka hapet kapitulli i zgjedhjeve të reja në të gjitha nivelet e AAK-së. Thotë se këto zgjedhje janë shumë sfiduese, pasi ka 100 kundërkandidatë.

“Ne e kemi hapur votën në total, në këtë rast nëse kandidoj Ramush Haradinaj nuk e ka një kundërkandidat, por i ka 100 kundërkandidatë. Secili prej tyre nëse ja qet votën vetes edhe unë vetes i bie që të gjithë kemi votë të barabartë duhet të hymë në raund të dytë në raund të tretë e ku di unë. Kemi bërë lëvizjen më të guximshme të mundur për hapje të garës dhe po ashtu e kemi bërë një lëvizje të guximshme me Prishtinën. Ne i kemi mbajtur dje takimet për këshillat iniciues të 5 degëve të Prishtinës, ndarja zonale dhe jemi në proces e sipër prej 20 shkurtit fillojmë me kuvendet inicuese të degëve të Prishtinës dhe punojmë me strukturën tonë të degës me nivelin qendror por edhe me qytetarë por edhe me autoritete me profesionistë që shprehin interesim”.

“Ne kemi bërë një lëvizje të guximshme e kemi e kemi hapur garën në total në parti, 1 delegat 1 votë, edhe unë jam në garë me mbi 100 kolegë të mitë në të njëjtën kohë për kandidat për kryetar. 100 anëtarë të Këshillit Drejtues përfshirë edhe mua e marrin votën për kryetar cilido që e merr një votë më shumë bëhet kryetar i partisë, ose i degës. Është një garë më sfiduesja e mundshmja, është e ngjashme si për asamble por edhe bartësi i listës është në votë”, thotë Haradinaj.

Haradinaj shpjegon se në strukturat e partisë nuk do të ketë pozita ex-officio as për kandidat as për poste dhe të gjithë personat që udhëheqin pozita në AAK do t’i nënshtrohen procesit zgjedhor nga baza.

“Megjithatë ne e kemi lejuar që përpos zgjedhjes direkte të Këshillit Drejtues, se Këshilli Drejtues tek ne tani është votë, s’ka ex-officio as kryetari i partisë nuk është ex-officio, atëherë i cilit do funksion. Pra unë kandidoj vetëm  për kryetar,  mirëpo çdo anëtarë i këshillit drejtues dhe çdo i zgjedhur tek ne është me bazë deleguese, s’ka ex-officio, ministra, deputetë, kryetarë komunash të gjithë janë me bazë deleguese, delegat e pastaj të drejtën me votua”, thotë ai.

Ai thotë se kjo mënyrë do të rritë transparencën garuese, ndërsa tregon se tashmë edhe zgjedhja e kryesisë së partisë do të pësojë ndryshime nga herët e kaluara.

Thotë se në kryesi do të fusin edhe njerëz nga jashtë që nuk janë ën struktura të partisë.

“Nuk ka asnjë ndërhyrje tjetër, bazuar në këtë unë besoj që është mirë që e kemi lënë që Kryesinë e Aleancës e propozon Kryetari i Këshillit Drejtues. Por nuk mundet me kalua asnjë kryesi e propozuar prej kryetarit nëse ata nuk janë dakord, për shkak se të gjithë janë fuqiplotë janë njerëz të zgjedhur, askush nuk është me funksione që i ka të deleguara por të gjithë janë të votës. Mirëpo prapë se prapë krijimi i kryesisë është një liri që me ftua edhe figura të tjera, jo vetëm njerëzit e zgjedhur të procesit zgjedhorë  por është lënë një hapësirë për me ftua figura jashtë procesit zgjedhor për kryesi por jo për këshill drejtues edhe kandidatët për kryetarë ose kryetari i partisë nuk mundet me pas bazë deleguese”, thotë ai.

Haradinaj beson që ky proces të ecën mirë dhe se qershor të mbahet Kuvendi Zgjedhor ku do të votohet për kryetarin e ri dhe për strukturat tjera partiake.

“Mendoj që ky proces të ecën mirë. Pra pjesa e parë do të përmbyllet deri në maj që i bien që në qershor do të kemi kuvendin tonë zgjedhor dhe aty do të shihet rezultati, por është një proces i mirë”, përfundon ai. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), më 29 dhjetor të vitit që lamë pas shpalli zgjedhjet e reja të brendshme.

Tags: AAKkosoveRamush Haradinaj

TË LIDHURA

Mbyllja e qeverisë në SHBA, anullohen mbi 750 fluturime
Bota

Mbyllja e qeverisë në SHBA, anullohen mbi 750 fluturime

17:37 | 07/11/2025
Tensione në Moskë, mediat ruse:”Putin është i pakënaqur me Lavrov pas anulimit të takimit me Trump”
Bota

Tensione në Moskë, mediat ruse:”Putin është i pakënaqur me Lavrov pas anulimit të takimit me Trump”

14:32 | 07/11/2025
Tragjedi në Bullgari! Makina me emigrantë bie në liqen gjatë ndjekjes policore
Bota

Tragjedi në Bullgari! Makina me emigrantë bie në liqen gjatë ndjekjes policore

14:29 | 07/11/2025
Next Post
“Shtëpia e Bardhë” e bardhë

Një vit enigmatik ose ç’të jetë shkruar

Aksident i rëndë në Korçë, humbin jetën dy persona

Bënin namin me vjedhjet, policia arreston dy të rinjtë

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë përshendet vendimin e Metës

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë përshendet vendimin e Metës







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Materialet zgjedhore mbërrijnë në Mat, gjithçka gati për zgjedhjet e së dielës
Aktualitet

Materialet zgjedhore mbërrijnë në Mat, gjithçka gati për zgjedhjet e së dielës

by mirseda
18:21 | 07/11/2025
0

Kutitë me materialet e ditës së zgjedhjeve mbërritën në KZAZ 16 nën masa të rrepta sigurie nga...

Ervin Salianji prek me fjalët për Grida Dumën: Pjesa më e rëndësishme e imja

Ervin Salianji prek me fjalët për Grida Dumën: Pjesa më e rëndësishme e imja

18:18 | 07/11/2025
Balluku në Athinë: Shqipëria synon të bëhet eksportuese neto e energjisë deri në vitin 2030

Balluku në Athinë: Shqipëria synon të bëhet eksportuese neto e energjisë deri në vitin 2030

17:56 | 07/11/2025
Dy të arrestuar në Kakavijë, tentuan të hyjnë në Shqipëri me doza kokaine dhe fishekë gjahu

Dy të arrestuar në Kakavijë, tentuan të hyjnë në Shqipëri me doza kokaine dhe fishekë gjahu

17:53 | 07/11/2025
Mbyllja e qeverisë në SHBA, anullohen mbi 750 fluturime

Mbyllja e qeverisë në SHBA, anullohen mbi 750 fluturime

17:37 | 07/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com