E enjte, 13 Gusht, 2020
21 C
Tirana

Një vit enigmatik ose ç’të jetë shkruar

Më të lexuarat

Sërish rekord rastesh të reja në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 persona nga koronavirusi. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot...

“U kthye nga një ferr plehrash në destinacion turistik”, Rama publikon videon

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e një videoje në rrjetin social Facebook. Në videon në fjalë shfaqet Belshi, ndërsa...

Firmoset marrëveshja me qeverinë italiane, sektorët ku do të shkojnë 95 milion euro

Së fundmi është firmosur marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për dokumentin e detajimit të angazhimit prej 95 milion euro. Lajmin e bëri të...

Ishin fshehur në Shqipëri, ekstradohen 9 persona drejt Italisë

Nëntë persona të kërkuar që janë arrestuar në Shqipëri janë ekstraduar ditën e sotme në Itali. Sipas policisë, të ekstraduarit janë shtetas shqiptar nga mosha...

Rekord rastesh të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me koronavirusin e kanë...

Agron Shehaj dhuron respiratorë dhe aparat dialize për spitalin COVID 2

Biznesmeni dhe ish-deputeti i PD, Agron Shehaj i ka dhuruar dy respiratorë dhe një aparat dialize spitalit Shefqet Ndroqi, i cili është kthyer aktualisht...

“I besoj Putinit”, kush është presidenti i parë që do marrë vaksinën ruse

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, është shprehur mjaft besimplotë lidhur me zbulimin e vaksinës së koronavirusit nga Rusia. Duterte ka treguar gatishmërinë të bëhet personi...

Tensionet me Turqinë, Greqia kërkon ndihmën e SHBA-së

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, do të zhvillojë një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në Vjenë të premten. Përmes një deklarate,...

Infektimet e reja në Gjermani arrijnë “nivelin alarmues”

Sërish në Gjermani janë regjistruar mbi 1200 raste të reja të infektimeve me virusin Corona. Kjo gjendje ka alarmuar edhe Ministrin e Shëndetësisë, Jens Spahn. Ministri...

Tensionohet situata mes dy vendeve/ Roja bregdetare greke qëllon drejt jahtit turk

Mesnatën e ditës së sotme, një varkë e rojës Bregdetare të ishullit të Rodos, në Greqi gjatë patrullimit të saj në zonën e detit...

Nga: Preç Zogaj

Në politikë, ngjarjet zbulohen duke ndodhur. Nga kjo pikëpamje, e ardhmja është në vetvete enigmatike përkundrejt parashikimit. Disa gjëra i dimë që tani për  vitin 2020. Nuk do të këtë rritje rrogash e pensionesh, për shembull. Ky pohim është zyrtar. Nga ana tjetër, përkundër parashikimeve negative, deri katastrofiste për një “thyerje” të ekonomisë, ministria e Financës, zonja Anile Denaj parasheh në shtrirjen e vitit një tablo relativisht të qëndrueshme të treguesve kryesorë. Nuk do të ketë përmirësime për t’u shënuar, por nuk do të ketë as përkeqësime, siguron ministrja. Jemi në parashikim edhe në këtë pikë. Ekonomia në shoqërinë e hapur operon me projekte, me shifra, por thellë-thellë nuk është shkencë.

Viti 2020 përmban ndërkaq një numër të panjohurash konkrete që shkojnë përtej natyrës enigmatike të së ardhmes në përgjithësi. Nuk është fjala për të panjohurat e konflikteve në rrafshin ndërkombëtar, efektet e të cilëve shtrihen pashmangshëm edhe në vendin tonë, siç është konflikti i fundit mes SHBA dhe Iranit, për shembull. Në këto rrafshe jemi në varkën euroatlantike dhe për aq sa na takon kemi zgjedhur të ndajmë fatin me aleatët tanë strategjikë, me SHBA në radhë të parë. Me bindjen se kjo është zgjedhja më e mirë dhe më e sigurt për sot dhe për nesër. Edhe po të na duhet të paguajnë çmimin.

Fjala është për të panjohura që lidhen me disa pritshmëri vendore konkrete. Si për shembull: A do të na hapen negociatat e famshme të anëtarësimit në BE në vitin 2020?  Askush nuk e di,  tha në emisionin “Java” në RTSH kryeministri Rama në fillim të këtij viti. Përgjigja shpreh një frustrim pas djegies dy -tre herë të datave të mëparshme. Përgjigjja ka notat e një ankimi ndaj BE-së. Ka domethënien e lënies së plotë të topit në fushën e  BE-së, ku Franca nuk është në një mendje me Gjermaninë e vendet e tjera tashmë për procedurat e zgjerimit. Na ra ne, i ra Shqipërisë  dhe Maqedonisë  së Veriut shorti të bëheshin kurbanet e  reflektimeve të Francës  për zgjerimin.

Mjerisht përgjigja “askush nuk e di”  ngjan të jetë korrekte në raport më informacionin që  ka kryeministri. Ai nuk ka marrë  siguri nga askush, procesi është në mjegull, për të mos thënë në frigorifer, larg qoftë në varr. Në këtë pikë me sa duket jemi në “ç’të jetë shkruar”. Negociatat mund t’i marrim  sivjet, por mund të mos i marrim  as vitin tjetër. Shumëçka apo gjithçka varet nga Franca, nga përmbajtja dhe fati që do të ketë paketa e Presidentit Macron për reformimin e procedurave të zgjerimit të BE-së.

Një përgjigje mund ta kemi në prag të samitit të Zagrebit që do të mbahet në muajin maj. Janë të shumtë politologët që kanë venë në dukje se bllokimi i zgjerimit  rrezikon vetë   BE-në. Në këtë pikë, qëndrimi i Macron, më shumë se sa me zgjerimin, do të ketë të  bëjë me ekzistencën e BE-së. Është një rebus që na penalizon, por nuk e zgjidhim ne. Ne duhet të qëndrojmë “te delet tona”, siç thotë një shprehje franceze.  Që do të thotë se padijenia e Tiranës për fatin e integrimit të vendit  nuk duhet të shërbejë për të mos kryer detyrat e shtëpisë, të cilat i shohim të shprehura shumë qartë te lista e nëntë kërkesave të Bundestagut gjerman. Shqipërisë i duhet për vete, për demokracinë dhe zhvillimin e saj pikësëpari rikthimi në punë i Gjykatës Kushtetuese, përfundimi i ngritjes së organeve të reja të drejtësisë, votimi i reformës zgjedhore, hetimi i krimeve zgjedhore,  e tjerë. Por përmes përmbushjes një për një të kërkesave të një vendi mik që lobon për ne siç është Gjermania, Shqipëria investohet e   imponohet fort në Europë për të marrë hapjen e negociatave.

Lexo edhe :   Rama: Me këtë lajm të mirë iu uroj një javë të mbarë
Lexo edhe :   Balla: Mirënjohje Bashkimit Evropian për mbështetjen e dhënë prej 180 milion €

E panjohura tjetër: A do të ketë zgjedhje  të parakohshme këtë vit? Mbështetësit e opozitës  shpresojnë, madje edhe besojnë se do të ketë me arsyetimin  bazë se “nuk mund të vazhdohet më tej  kështu”. Opozita mban politikën “duam, por nuk e kemi ne në dorë, ndaj le të vijojë  kalbëzimi i qeverisë”. Ka ndërkaq një opinion ndërpartiak që i sheh zgjedhjet  e parakohshme  si  valvul shkarkimi për krizën dhe si zgjidhja për të rikthyer normalitetin demokratik të cenuar nga  dalja e opozitës jashtë institucioneve. Madje disa analistë ia atribuojnë  kryeministrit Rama një ide të tillë. Nëse do ti besonim sado pak skenarit të provokimit të zgjedhjeve të parakohshme nga vetë Rama, do të duhet të shtojmë se ky skenar kërkon negocim. Rama nuk mund të  befasojë me  zgjedhje të parakohshme pa  pasur një dakordësi paraprake për pjesëmarrjen e opozitës.  Përndryshe, çfarë do ti vlenin? Nga ana tjetër, opozita vështirë se do të  shkonte të përplasej me zgjedhjet  me “ku rafsha mos u vrafsha”, me të njëjtin  sistem zgjedhor, të  cilin e ka në disfavor  dhe pa sondazhe plotësisht të besueshme që  do të flisnin për rritjen e saj në nivelin e një alternative fituese.

Zgjedhjet e parakohshme, të negociuara, janë realisht rrugëzgjidhja për të kthyer normalitetin e zhvillimeve demokratike dhe për t’i dhënë impulse mekjes ekonomike. Për shumë arsye, që nisin me sfidën e rindërtimit të banesave të prishura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të shkuar dhe  përfundojnë me paqartësitë e rezultatit, gjasat për t’u bërë janë më të vogla se gjasat për të mos u bërë. Ndërkaq, një forcë madhore që do ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme do të ishte  produkti i reformës në drejtësi, nëse të akuzuarit dhe të dënuarit nga radhët e shumicës  qeveritare janë të tillë që e bëjnë të pamundur vazhdimin e legjislaturës. Rebusi edhe në këtë temë mbetet i madh gjithsesi.

Zhvillimet përgjatë vitit 2020 do të shënohen ndjeshëm nga funksionimi i SPAK, BKH- dhe Gjykatës  Speciale. E sigurtë është se ky është viti i parë i produktit të drejtësisë së re. Njerëzit presin që ligji dhe drejtësia të godasin në sferat e larta. Ky është premtimi që kanë marrë  nga SHBA, BE dhe shumë vektorë politikë e institucionalë  në vend që nuk janë përfshirë në afera korrupsioni e  keqbërjeje ndaj vendit. A do të ndodhë?

A do vijojë establishmenti shumëvjeçar , apo veprimi i drejtësisë do ta çajë atë? Pavarësisht se establishmenti do të vijojë të bëjë çmos për të mbijetuar e devijuar goditjet e drejtësisë së re, përgjigja më logjikë dhe  më afër së vërtetës  së pritshme është kjo: Ligji do të veprojë fuqishëm në sferat e larta ku nuk ka shkelur deri sot. Nuk mund të mos veprojë. Përndryshe pse do të bëhej gjithë ky investim  dhe gjithë kjo reformë  në drejtësi? Nuk mund të ndodhë të mos hetohen  gropat e mëdha të privatizimeve dhe mandej ri shtetëzimeve të disa ndërmarrjeve strategjike siç janë Armo,  ÇEZ Shpërndarja e tjerë.

Nuk mund të ndodhë të mos hetohen koncesionet me radhë, ku s’kanë rreshtuar akuzat për korrupsion në përmasa të mëdha. Aty ku nuk ka krim, kjo është e domosdoshme për trasparencë. Lista e të panjohurave është më e gjatë se kaq, por u ndalen të tre fusha që ngërthejnë një pritshmëri të madhe. Për t’u kthyer ku e nisem: ngjarjet në politikë vërtetë zbulohen duke ndodhur. Por faktori politik njerëzor ndërkaq nuk është në pasivitet dhe në fatalitet përkundrejt zhvillimeve. Ai ka shumë në dorë për të bërë mirë. /Gazeta Liberale

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Raporti/ Pandemia në Shqipëri varfëroi të rinjtë, mes tyre mbizotëron papunësia

Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë dhe Qendra për të Drejtat e Fëmijëve publikuan sot Raportin Vjetor Kombëtar “Rinia 2020” në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. Raporti...

Macron paralajmëron Iranin kundër “ndërhyrjes” në Liban

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar Iranin kundër cdo ndërhyrjeje në Liban. Sipas Reuters, Macron ka zhvilluar një bisedë të telefonike me presidentin iranian, Hassan...

VIDEO/ Neymar shpërdoron dy raste vetëm për vetëm me portierin

Po luhet mbrëmjen e sotme ndeshja mes Atalantës dhe PSG-së, e vlefshme për ‘Champions League’. Pak minuta më parë ka përfunduar pjesa e parë, me...

Drejt Presidencës me fletëthirrjen e Hagës në xhep

Nga Mero Baze Një vit më parë, Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit, nën arsyetimin se ishte thirrur nga Gjykata Speciale e Kosovës...

Tensionet me Turqinë, Greqia kërkon ndihmën e SHBA-së

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, do të zhvillojë një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në Vjenë të premten. Përmes një deklarate,...