Një e moshuar në Britani do të kalojë Krishtlindjet në burg këtë vit. Fati i saj i keq, pasi në përpjekje për të futur tre emigrantë shqiptarë në Britani u kap nga policia.
Ajo është identifikuar si Jackie Willis, 53 vjeçe nga Feltham dhe u arrestua tre javë më parë pasi u përpoq ti transportonte në mënyrë ilegale nga Calais i Francës për në Dover.
Sipas avokates së saj, Willis-it i janë ofruar 3 mijë paund nga një trafikant për të transportuar shqiptarët dhe ajo u tundua nga paratë.
E pandehura punonte si menaxhere në firmën e hotelierisë Aramark. Ajo filloi të qante në seancë gjyqësore në Boulogne ku u dënua me gjashtë muaj burg, raporton “The Sun”. Në seancë kanë qenë të pranishëm dhe nipërit dhe mbesat e saj, të cilët këtë vit nuk do të kalojnë krishtlindjet sëbashku me gjyshen e tyre.