Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

E megjithatë, opozitës i takojnë disa merita  

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Reforma në Drejtësi ka bllokuar veten, prandaj duhet ndërmjetësim

Nga: Ervis Iljazaj

Është diskutuar shumë ulja në tryezë dhe marrëveshja midis opozitës dhe mazhorancës. Nga shumë kjo marrëveshje konsiderohet si një tradhti, apo një dështim i opozitës, duke qenë se që në momentin që dogji mandatet kërkoi largimin e Edi Ramës, ndërsa tani është e detyruar të ulet me të në një tryezë. Në këtë kuptim, duket qartë se ka një lloj kompleksi në retorikën publike të këtij veprimi nga ana e opozitës për këtë veprim që ka ndërmarrë.

Në fakt, ende nuk dihet nëse kjo strategji, pra djegja e mandateve dhe pastaj ulja në tryezën e reformës me armikun e përbetuar, do ti rezultojë e suksesshme apo jo opozitës kur të zhvillohen zgjedhjet. E qartë është se djegia e mandateve mund të konsiderohet si një fushatë elektorale e gjatë e opozitës, duke bërë që tashmë të nguliten në memorien kolektive disa nga çështje të rëndësishme, apo kauzat për të cilat ajo luftoi. Ata që e nxisin dhe e kompleksojnë opozitën në këtë moment për këtë marrëveshje, nuk marrin parasysh diçka. E vetmja mënyrë që ka opozita për të ndjekur rrugën radikale dhe revolucionare është shpallja e luftës me ShBA dhe BE. Kjo po mund të vinte në dyshim ekzistencën e opozitës në të ardhmen. Në këtë kuptim, në një mënyrë apo tjetër opozita shqiptare do të duhet të futej në sistemin politik. E rëndësishme është produkti që do të dalë nga kjo marrëveshje, i cili mbetet për tu vlerësuar kur të dalë një i tillë.

Megjithatë, djegia e mandateve dhe protesta e opozitës, apo kauza e saj në tërësi, që tani ka shënuar dy fitore për interesin publik.

E para është çështja e votës së lirë dhe garës në kushte të barabarta. Si asnjëherë më parë në politikën shqiptare për votën e lirë nuk është folur kaq shumë dhe në këtë mënyrë, duke vajtur edhe në një akt ekstrem si ai i opozitës për djegien e mandateve. Në këtë kuptim, çështja e garës elektorale dhe fenomeni i shit-blerjes së votës nuk ka qenë asnjëherë si sot kryefjala e shoqërisë dhe politikës shqiptare. Madje, është kthyer në çështjen më të ndjeshme të saj. Ka ardhur koha që, për një nga kushtet jetike të demokracisë, që është vota , nuk duhet të mjaftohemi me raporte tipe që kemi bërë progres por ka akoma vend për përmisime. Absurditeti më i madh në të gjithë këtë histori, është fakti se të gjithë e pranojnë që shit-blerja e votës ekziston dhe çdo gjë vazhdon sikur asgjë nuk ndodh. E pranon opinioni publik, opozita, madje dhe vet mazhoranca e ka pranuar një fenomen të tillë, dhe asgjë nuk bëhët në këtë drejtim.

Prandaj, mbas 30 viteve tranzicion ku zgjedhjet ka qenë gjithmonë të kontestuara, ka ardhur koha që njëhër e përgjithmonë të zhvillohen të lira, të ndershme, dhe të barabarta. Është e qartë se, një qeveri e një pale politike, për shkak të intrumentave institucional dhe ekonomik që ka në dorë, do të ndikojë gjithmonë në favor të saj për të arritur rezultatin elektoral. Kështu ka ndodhur me çdo qeveri, dhe këtë e dinë të gjithë. Ndryshe do të ishte nëse Shqipëria sot do të kishte një sistem gjyqësor të pavarur që do të luftonte fenomenin e shit-blerjes së votave. Duke qenë se ne nuk e kemi ende një pushtet të tillë gjyqësor, dhe nuk mund ti japi zgjidhje çështjes së pranuar gjerësisht të ndikimit në rezultatin elektoral, atëherë e vetmja rrugë mbetet një qeveri tranzitore neutrale, që të garantojë një garë të ndershme në kushte të barabarta, larg ndikimit politik të cdo qeverie. Në këtë mënyrë, për herë të parë ndoshta do të krijohej insitucioni i pranimit të zgjedhjeve. Edhe për faktin se, ndryshimet e pushteteve në Shqipëri për këtë arsye janë kthyer në një kosto të madhe për shoqërinë, ekonominë dhe politikën.

Fitorja e dytë e opozitës përgjatë gjithë kësaj kohe, është dështimi i përpjekes për të krijuar një opozitë në laborator. Tashmë është e qartë se “opozita e re” ka dështuar në të gjitha format e saj. Jo vetëm për arsye niveli që kanë shumica e deputetëve të saj, që është për të qarë e për të qeshur njëkohësisht, por edhe për arsye politike. Opozita e re, nuk arriti dot të krijojë një frymë politike, apo të krijojë idenë se ekziston vërtetë si e tillë , dhe që është kundërshtare e kësaj qeverie, e aq më tepër të jetë alternativë e saj. Kjo për një arsye shumë të thjeshtë. Sepse deputetët opozitë së re nuk janë përfaqësues të shqiptarëve.

Mund të jenë deputetë kushtetues, por jo përfaqësues, të paktën të këtij paralamenti. Ndoshta, në parlamentin e ardhshëm nëse garojnë dhe fitojnë besimin e qytetarëve, mund të konsiderohen përfaqësues të tyre. Është e pamundur të ngjizet politikisht një opozitë nëse ajo nuk e ka marrë këtë mandat nga qytetarët për të qenë e tillë. Qytetarët shqiptar në zgjedhjet e 25 Qershorit 2017 mandatuan si opozitë të vetme Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socilialiste për Integrim. Megjithë përpjekjet e shumta, shoqëria shqiptare nuk arriti të krijojë një opozitë tjetër. Kjo nënkupton, se PD Dhe LSI vazhdojnë ende të përfaqësojnë pothuajse gjysmën e shqiptarëve./Gazeta Liberale

 

Tags: ervis iljazajmazhorancaopozita

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Lavrov fajëson SHBA-të për rritjen e tensioneve në nivel botëror

Lavrov fajëson SHBA-të për rritjen e tensioneve në nivel botëror

 Zjarri në Kurbin/ Fëmijët e familjes ishin duke luajtur me shkrepëse

 Zjarri në Kurbin/ Fëmijët e familjes ishin duke luajtur me shkrepëse

Vetëvendosja: Do e dërgojmë emrin e kryeministrit tek Presidenti pa vonesa

Vetëvendosja: Do e dërgojmë emrin e kryeministrit tek Presidenti pa vonesa







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Rama pranon mangësitë, paralajmëron penalitete për qytetarët që s’zbatojnë rregullat
Aktualitet

Rama pranon mangësitë, paralajmëron penalitete për qytetarët që s’zbatojnë rregullat

by mirseda
15:04 | 03/04/2026
0

Kreu i qeverisë Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryebashkiakët socialistë, në kuadër të turit “Për...

FOTO/ Me pranga, momenti kur Veliaj largohet nga Gjykata Administrative me furgonin e policisë

FOTO/ Me pranga, momenti kur Veliaj largohet nga Gjykata Administrative me furgonin e policisë

15:02 | 03/04/2026
Lehtësim i trafikut dhe shkurtim kohe, rruga e Ksamilit drejt përfundimit

Lehtësim i trafikut dhe shkurtim kohe, rruga e Ksamilit drejt përfundimit

14:58 | 03/04/2026
“Do të të rrjep si kec!”/ PS kërkon përjashtimin e Nokës, Hotit dhe Vokshit

“Do të të rrjep si kec!”/ PS kërkon përjashtimin e Nokës, Hotit dhe Vokshit

14:57 | 03/04/2026
Shtyhet seanca në Administrativë, avokati i Veliajt: Dado u emërua në kundërshtim me ligjin

Shtyhet seanca në Administrativë, avokati i Veliajt: Dado u emërua në kundërshtim me ligjin

14:42 | 03/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com