Prokuroria e Tiranës ka mbyllur dosjen në ngarkim të rojes së shkollës në Bathore, i cili akuzohet se bashkë me tre djem të tjerë ka abuzuar seksualisht një vajzë 15-vjeçare. Të tre djemtë nuk kanë pranuar fajësinë, pasi sipas tyre, ka qenë Abaz Doga ai që ka bërë presion tek ata që të kryenin marrëdhënie seksuale me vajzën, dhe më pas ta filmonin.
Prokuroria ka përfunduar tashmë hetimet për Abaz Dogën, Klajdi Poçin dhe dy të miturit e tjerë me inicialet R.O. dhe F.B.
E mitura e abuzuar ka dëshmuar përpara organit të akuzës se ata e kanë kërcënuar se do i nxirrnin fotot intime. Sipas saj, ajo është abuzuar për herë të parë nga Abaz Doga në vitin 2018 dhe më pas është detyruar të shkojë edhe disa herë të tjera për shkak të presionit.
Në kërkesë thuhet se Klajdi Poçi, është personi që e ka kërcënuar me videot, me të cilin ka kryer vetëm një herë marrëdhënie seksuale.