Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

E kapën ‘mat’, prokurori përdorte telefon të fshehtë për të folur me kriminelët

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
E kapën ‘mat’, prokurori përdorte telefon të fshehtë për të folur me kriminelët

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra prokurorin Besim Hajdarmataj. KPA vendosi pranimin e kërkesës së ndërkombëtarëve dhe Komisionerit Publik, duke zhbërë kështu vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të Hajdarmataj pak kohë më parë.

Argumentet e trupit gjykues: Dosja e trafikut të drogës, mos justifikimi i pasurisë

Disa prej argumenteve nga trupi gjykues për prokurorin ishin se Hajdarmataj mbylli dosjet e trafikut të drogës dhe grupeve të bixhozit, nuk justifikoi pasurinë, kishte lidhje me njerëzit e krimit, si edhe cënoi besimin e publikut në sistemin e drejtësisë.

Përdorte telefon të fshehtë për të folur me kriminelët

Besim Hajdarmataj përdorte telefon të fshehtë për të folur me kriminelët. Kjo ishte prova që ‘gozhdoi’ Besim Hajdarmatajn në KPA, dhe vulosi largimin e tij nga sistemi i drejtësisë. Ai përdorte një numër telefoni të fshehtë për të komunikuar, numër i cili ishte i regjistruar në emër të një tjetër personi, por që në tabulatet e tij u gjetën bisedat e Hajdarmataj me njerëzit e botës krimit në Laç dhe Shkodër, të cilëve ai u kishte mbyllur dosjet e bixhozit, të dhunës, kanosjes dhe pengmarrjes.

Ky numër në regjistër mbante emrin e një gruaje nga Fieri, nga ku doli se mbrëmjen e 27 korrikut 2017, në orën 22:03 prokurori Besim Hajdarmataj i kishte nisur dy mesazhe një personi të botës së krimit në Shqipëri. Kjo provë suprizë erdhi në KPA nga Komisioneri Publik, por për ta siguruar atë, deri momentin e fundit mësohet se u bë e mundur nga prokurorët dhe gjyqtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, të cilët janë pjesë e Operacionit Ndërkombëtar për monitorimin dhe Vettingun.

Besim Hajdarmataj mohon se numri i telefonit ishte i tij

Teksa u gjend përballë kësaj prove, prokurori nisi të mohonte se numri i telefonit ishte i tij, madje tha se gjatë gjithë jetës së tij kishte qenë në Fier vetëm 30 minuta. Por këtë herë ish kreu i Krimeve të Rënda ishte nën kurthin e provave të siguruara nga SHBA. Përfaqësuesit e ONM kishin hulumtuar nëpër dokumente, derisa zbuluan këtë numër të fshehtë si provën më të fortë, dhe kishin zbuluar se ky numër i fshehtë telefoni, ishte deklaruar nga Besim Hajdarmataj si numri i tij në deklaratat e pasurisë që kishte dorëzuar në ILDKP disa vite më pare, raporton “Shqiptarja”. I ndodhur në kushtet kur nuk mund të manipulonte faktet, ai ka kërkuar kohë që të verifikonte nëse e kishte deklaruar vërtetë një numër të tillë vite më parë, dhe që mund të ishte bërë një lapsus.

Karriera

Besim Hajdarmataj u konfirmua në detyrë më 16 tetor nga trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Suela Zhegu dhe anëtar Roland Ilia dhe u referua për procedim disiplinor për një hetim të mbyllur të vitit 2010. Me rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, vendimi u ankimua në Kolegj.

Besim Hajdarmataj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe përgjatë 20 viteve, ai ka mbajtur poste drejtuese në Prokurorinë e Tropojës dhe të Kurbinit. Në maj 2015, ai u emërua prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, dhe një vit më vonë mori drejtimin e kësaj prokurorie.

Me ardhjen e Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, Hajdarmataj u largua fillimisht nga posti i drejtuesit të Krimeve të Rënda, dhe në shtator 2018 u komandua në Prokurorinë e Pogradecit. Ai e konsideroi transferimin të paligjshëm dhe me vendim të Gjykatës Administrative dhe më pas të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, u rikthye sërish si prokuror i Krimeve të Rënda.

Ishte Komisioneri Publik, Darjel Sina që bëri një ankimin ndaj vendimit të Komisionit për konfirmimin në detyrë të prokurorit Besim Hajdarmataj. Sina kërkoi shkarkimin e tij me arsyetimin se subjekti nuk arrin nivel të besueshëm në kriterin e profesionalizmit dhe pasurisë. /Tirana Today

Tags: Besim HajdarmatajKolegji i Posaçëm i ApelimitProkuror

TË LIDHURA

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

21:58 | 23/08/2025
“Prehu në paqe Vëlla!” – Ylli Ndoqi: Artur Zheji, njeriu që jetoi “360 Gradë”, por që “u tradhtua” nga zemra
Aktualitet

“Prehu në paqe Vëlla!” – Ylli Ndoqi: Artur Zheji, njeriu që jetoi “360 Gradë”, por që “u tradhtua” nga zemra

21:40 | 23/08/2025
Zjarrvënia në Fier/ Balluku: Nuk mund të trajtohet si një vepër e lehtë penale, rrezikon jetën e njerëzve
Aktualitet

Zjarrvënia në Fier/ Balluku: Nuk mund të trajtohet si një vepër e lehtë penale, rrezikon jetën e njerëzve

21:21 | 23/08/2025
Next Post
Qytetarët konsumojnë akulloret me fekale, AKU vendos 28 gjoba

Qytetarët konsumojnë akulloret me fekale, AKU vendos 28 gjoba

Vras*a e Klodjan Rashës/ Ish- efektivi i pakënaqur, ankimon vendimin në Apel

Vras*a e Klodjan Rashës/ Ish- efektivi i pakënaqur, ankimon vendimin në Apel

Presidenti i ri iranian betohet para Parlamentit

JU REKOMANDOJMË

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga
Bota

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga

by mirseda
22:50 | 23/08/2025
0

Zyra Federale e Prokurorit të Zvicrës ka gjobitur bankën “Safra Sarasin” me 3.5 milion franga zvicerane (4.34...

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

22:45 | 23/08/2025
U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

22:31 | 23/08/2025
“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

22:20 | 23/08/2025
Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

21:58 | 23/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com