E mërkurë, 2 Dhjetor, 2020
10 C
Tirana

E kaloi jetën si pjesë e “shfaqjeve të pazakonta”, njihuni me njeriun me fytyrë luani

Më të lexuarat

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

“Je një shtrigë”, Rama nuk ia përton drejtoreshës së shkollës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar një tjetër shkollë në Durrës, e cila u rindërtua pasi u dëmtua nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

“Kujdesu për engjëllin tim”/ Publikohet audio e fundit e Maradonës në Whatsapp

Disa orë më parë u shfaq audio e fundit në Whatsapp, e dërguar nga Diego Armando Maradona. Disa ditë para se të vdiste, “El...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

“Maradona ishte përdhunues”, futbollistja: Ai ka dhunuar gratë (FOTO)

Në kohën kur e gjithë bota ka përkujtuar legjendën e futbollit Diego Armando Maradona, ka nga ato personazhe që kanë shprehur haptazi urrejtjen dhe...

Rusi/ Vetëvritet truproja e Putin, kolegu: Punonim në kushte të këqija

Truproja i presidentit rus, Vladimir Putin vrau veten sot në Kremlin. Sipas mediave ruse, Mikhail Zakharov, punonjësi i departamentit të 5-të, kreu vetëvrasjen gjatë...

Saudët, familja më e pasur në botë me 1.5 trilionë dollarë

Familja mbretërore e Arabisë Saudite, është sot më e madhja dhe më e pasura në botë. Ajo përbëhet rreth 15.000 anëtarë. Por shumica e...

“E mor Osman ç’na bëre, si është jeta”, i moshuari detyron Ramën të heq këpucët

Një i moshuar në fshatin Gjepalaj në Shijak, ka detyruar kryeministrin Rama që të heqë këpucët përpara se të hyjnë në shtëpinë e re,...

Kurohej në Turqi prej COVID-19, ja çfarë po ndodh me trajnerin Gega

Trajneri i Kukësit Skënder Gega, ia ka dalë të mposhtë koronavirusin dhe sot pritet të kthehet në Shqipëri. Tekniku i nënkampionëve të vendit, ka...

Quhej “shfaqja më e madhe në botë”. Ishte bashkimi i 2 trupave më të famshme të cirkut në botë, që performonin numrat më argëtues që publiku kishte parë ndonjëherë. Kur cirku “Barnum & Bailey” dhe “Ringling Brothers” bashkuan forcat në vitin 1919, publiku u përgatit të shihte një shfaqje që nuk e kishin parë kurrë më parë. Një mori akrobacish spektakolare, një menaxhim ekzotik i kafshëve të egra nga vendet e largëta, dhe gjëra të çuditshme që dikush duhej t’i shihte me sytë e vet që t’i besonte.

Por ajo shfaqje e kishte një anë të errët: në të u shfaqën disa qenie njerëzore me aftësi të kufizuara të ndryshme. Në botën e cirkut, këta njerëz nxisnin shumë kuriozitet, dhe për pasojë sillnin shumë të ardhura. Të marketuar zgjuarsi nga drejtuesit e cirkut, këta interpretues u detyruan të jetojnë nën një lloj presioni dhe shantazhi të vazhdueshëm.

Njëri prej tyre ishte Stefan Bibrovski, trupi i të cilit ishte i mbuluar i gjithi me qime të paktën 5 cm të gjata. PT.Barnum e reklamonte atë si “gjysmë-njeriu dhe gjysmë-luani”, duke e etiketuar si njeriu me fytyrë luani. Megjithëse disa interpretues u shfrytëzuan për të metat e tyre fizike, Bibrovski dukej se ishte ndër të paktët, që e shijoi “karrierën” e tij si eksibicionist.

Megjithëse Stefan Bibrovski, e kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij si pjesë e “shfaqjeve të pazakonta” të cirkut “Barnum & Bailey” duke udhëtuar nëpër botë, dhe duke u bërë një emër i njohur në mesin e artistëve të cirkut, për këtë njeri nuk dihet dhe aq shumë.

Shumica e informacioneve për të vijnë nga spektatorët e kohës, dhe një studiuese e shfaqjeve të tilla, Fransin Hornberger. Para se të ishte një ekzibiocionist, Stefan Bibrovski ishte thjesht një i ri i prekur nga një sëmundje e rrallë, që tani besohet të jetë hipertrikoza.

Ata që vuajnë nga kjo sëmundje ose siç njihet në gjuhën popullore “sëmundja e ujkut”, vuajnë nga rritja e qimeve në zonat e trupit, që normalisht nuk mbulohen me qime. Në raste ekstreme, si tek Bibrovski, qimet mund të rriten shumë.

Shembuj të atyre rasteve ekstreme, përfshijnë interpretues të tjerë të njohur nëpër cirqe si “Zonja me Mjekër”, “Burri ujk” apo “Jojo, djali më fytyrë qeni”. Sipas Hornberger, Bibrovski lindi në Varshavë të Polonisë në vitin 1890, i mbuluar me një shtresë të plotë qimesh të holla të verdha 2.5 cm të gjata.

Thuhet se e ëma i tregonte njerëzve se djali i saj ishte në atë gjendje, pasi ajo pa të atin e tij të sulmohej për vdekje nga një luan, ndërsa ishte shtatzënë me të birin. Në vend se të rriste një fëmijë me një pamje aq të tmerrshme, nëna e Bibrovskit thuhet se e braktisi atë kur ishte 4-vjeç, duke ia shitur tek një biznesmeni të quajtur Sedlmajer.

Ky e nuhati menjëherë mundësinë e fitimeve të mëdha nga gjendja e pazakontë e djalit të vogël. Ai e quajti “Lionel, djali me fytyrë luani”, dhe filloi ta shëtiste nëpër Evropë për të fituar para.

Në vitin 1901, Stedlmajer shkoi në Shtetet e Bashkuara, dhe nisi ta ekspozojë Bibrovskin anash rrugëve të qyteteve në bregun lindor të SHBA-së.

Djaloshi u vu re nga skautët e talenteve për cirkun “Barnum & Bailey”. Ai u ble prej tyre, dhe u bë menjëherë pjesë e cirkut udhëtues, ku kryente truke të ndryshme akrobatike, dhe bisedonte me spektatorët në momente të caktuara të shfaqjeve.

Për 19 vitet e ardhshme, Stefan Bibrovski performoi me cirkun Barnum & Bailey, duke udhëtuar nëpër botë me pjesën tjetër të personave me të meta fizike si ai. Në vitin 1920, u vendos në Shtetet e Bashkuara për një farë kohe, dhe filloi të performojë në Coney Island të Nju Jorkut.

Meqë, do të performonte atje për vite me radhë, ndikimi i Bibrovskit në Coney Island, u dha spektatorëve kureshtarë mundësinë që ta njihnin pak më mirë “Njeriun Luan”.

Shumica e tyre, u tronditën kur zbuluan se ai nuk ishte njeriu i egër që mendonin të gjithë, por ishte një zotëri i vërtetë që ndante më shumë të përbashkëta me ta. Bibrovski ishte një njeri shtatvogël, që kur ishte i vogël aspironte të bëhej dentist.

Ishte inteligjent, dhe mund të fliste 5 gjuhë. Në fytyrën e tij, qimet e verdha arrimin deri në 20 cm gjatësi. Ndërkohë në pjesën tjetër të trupit, gjatësia e qimeve shkonte deri në 10 cm. Përjashtimet e vetme, ishin pëllëmbët e duarve dhe shputat e këmbëve. Edhe pse nuk ka shumë tregime të besueshme mbi shfaqjet e tij, ka dhjetëra thashetheme në lidhje me “Njeriun me Fytyrë Luani”, që vazhdojnë edhe sot e kësaj dite.

Disa pretendojnë se nëna e Bibrovskit nuk hoqi kurrë dorë prej tij, por thjesht e lejoi atë të përmbushë ëndrrën e tij, dhe se prindërit e tij ishin një pjesë e rëndësishme e jetës së tij.

Të tjerë pohojnë se Bibrovskit, i pëlqente të tregonte pamjen e tij të pazakontë, dhe shprehej i kënaqur me të, duke e ndjerë se kjo e bënte më interesant se të tjerët. Një tjetër histori thotë se një hotel në Nju Jork ku ai qëndronte ra një zjarr, dhe ai ishte i pari që arriti të largohet.

Njeriu me fytyrë luani pretendonte se nëse qimet e tij të gjata do të priteshin, atëherë ai “do të ishte një njeri thjesht i zakonshëm”. Gjithsesi, shumë nga detajet e jetës së Bibrovskit, mbeten të panjohura.

TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Nikollë Lesi: Rama ka blerë gazetarët VIP me thasë me euro, Gjekmarkaj shembull

Gazetari Nikoll Lesi, ka dalë në mbrojtje të kolegut të tij Agron Gjekmarkaj, për të cilin ka folur me superlativa. Në një shkrim në gazetën...

Video/ Njëri asiston dhe tjetri shënon, shqiptarët shkëlqejnë në Norvegji

Futbollisti shqiptar, Veton Berisha, vazhdon të shkëlqejë në Norvegji me skuadrën e Viking. Kosovari ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës ditën e sotme, teksa ka...

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Kemi një rrugë të gjatë dhe me kthesa përpara

I dërguari special për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajcak ka folur në lidhje me ecurinë e tij. Sipas mediave, në një konferencë kushtuar 25...

Qeveria afgane dhe talibanët, marrëveshje historike në bisedimet për paqe

Zyrtarët e Qeverisë afgane dhe përfaqësuesit e talibanëve kanë thënë se janë pajtuar në parim për një marrëveshje të zhvillimit të bisedimeve për paqe. Kjo...

Jo më 14 ditë, CDC shkurton periudhën e karantinës pas infektimit me Covid-19

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve do të shkurtojnë kohëzgjatjen e rekomanduar të karantinës pas ekspozimit ndaj një personi pozitiv për COVID-19. Sipas një...