E ëma e Stresit është shprehur se arrestimi i djalit të saj është një hakmarrje politike, pasi i shoqi i saj paditi Taulant Ballën.
“Padia që i bëri bashkëshorti im z. Taulant Balla, mënjeherë u kthye restoja me ndalimin dhe arrestimin e Stresit. Pra është një hakmarrje 24 orëshe”, shprehet ajo.
Shpresa Lushaj ka thënë për gazetën “Panorama” se Stresi nuk është as bandë, dhe as grup kriminal, por një artist i lirë.
“U bë një gjyq pa njoftuar fare, duke thënë se ishte në procedim, po e ndiqnin. Një vendim i pabesueshëm në kuptimin që nuk ka ndodhur një krim. Stresi nuk është as bandë, dhe as grup kriminal. Absolutisht është një artist i lirë”.
Arkimed Lushaj u arrestua dy ditë më parë në një hotel në Tiranë. Policia tha se ai ishte pjesë e një bande kriminale, që shpërndanin narkotikë në kryeqytet.