Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

E divorcuar dhe pa punë, i refuzohet ndihma ekonomike (Video)

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
E divorcuar dhe pa punë, i refuzohet ndihma ekonomike (Video)

Martina Jaku, banore e Rrëshenit, e divorcuar dhe me një fëmijë të sëmurë 6 vjeçar, nuk përfiton ndihmë ekonomike, pasi ka deklaruar së ka një televizor dhe një frigorifer. Martina është trajtuar për disa muaj me fondin 6% të bashkisë Mirditë.

Me 27 mijë Lekë të vjetra, mund të blejë vetëm ilace për djalin, ndaj kërkon një punë. Në sektorin e ndihmës ekonomike në bashkinë e Mirditës e njohin problemin e Martina Jakut dhe thonë, se për vitin 2019 mund t’i shtojnë vetëm 3 mijë lekë të vjetra, derisa të gjejë një punë.

Martina Jaku: Jam e divorcuar prej dy vitesh. Kam një djalë në klasë të parë, tani jam kthyer jetoj tek prindërit e mi. Jam e pa papunë dhe jam regjistruar tek zyra e papunësisë pastaj aplikova dhe për ndihmë sociale. Aty më kanë trajtuar vetëm më fondin 6% të bashkisë sepse tek sistemi i përkrahjes thonë që nuk të kap sistemi. Deklarova që kam një televizor dhe një frigorifer, por ato janë të prindërve të mi. Për momentin jam këtu tek shtëpia e kushëririt, sepse terreni ishte shumë i ftohtë dhe i akullt, afër qytetit të Rrëshenit. Më ndihmon pak mami, sepse dhe babi nuk jeton më.

Marr vetëm 27 mijë Lekë të vjetra dhe me ato mund të marr vetëm një shurup për djalin. Të paktën të më ofrohet një punë sepse duhet ta rrit djalin.

Gazetarja e emisionit “Stop” , shkoi tek sektori i ndihmës ekonomike.

Marte Kola: Është e vërtetë që është e divorcuar, ka një fëmijë dhe jeton tek shtëpia e nënës, pasi shtëpia i është shembur. Martina ka aplikuar për herë të parë në datën 5 Qershor të 2017 dhe ka aplikuar herë pas herë dhe në 2018 dhe ka dalë mospërfituese, arsyeja nuk ka marrë pikët e mjaftueshme. Martine dhe gratë e tjera të divorcuara ne i kemi trajtuar me fondin 6% të bashkisë. Kjo është për të gjitha gratë, njësoj. Për fëmijë e shkollës jem dhe 300 Lekë bonus. Martina do përfshihet edhe në projektin që unë e kam këtu dhe do ja kaloj bashkisë deri në çastin e punësimit të saj.

Në zyrën e punës shprehin angazhimin për  t’i gjetur Martinës një punë 4-orëshe.

Gazetarja: Ne i qëndrojmë faktit, si mund të kalohet muaji me 30 mijë lekë të vjetra, duke rritur një fëmijë? E vetmja zgjidhje, që mbetet, është, që ti të sigurosh një punë kjo edhe falë ndihmës, që mund të të ofrojë Zyra e Punës.

Gazetarja:  Preferenca në këtë rast, përveç orarit, nuk ke?

Qytetarja: Jo s’kam, sepse unë 8 vjet shkollë kam. Thjesht me punu me rrit djalin. S’kam asnjë preferencë domethënë.

Punonjësi: Orar tjetër domethënë, që mundesh me plotësu 8-orëshin, s’ke? Përvec 4-orëshit?

Qytetarja: Eshtë vetëm, 6 vjeç ku lihet?

Punonjësi: Do shohim ndonjë mundësi, ndonjë subjekt privat, që t’i përputhet për aq orë, sa punon për çështje page, pavarsisht se me 4 orë, boll problem është.

Oriola Pampuri, ish-deputete dhe psikologe, shprehet, se ky rast duhet të trajtohej me ndihmë ekonomike, sipas saj, sistemi i ndihmës ekonomike është korruptiv dhe askush nuk e shpjegon sistemin e pikëve. Pampuri thotë, se ky sistem nuk është i bazuar në minimumin jetik.

Oriola Pampuri, ish-deputete dhe psikologe : 3 mijë Lekshi duhet ti takonte pa u mbështetu tek 6% i bashkisë, ndihma ekonomike duhet të ishte më e lartë. Sistemi i pikëzimit nuk ka qenë kurrë transparent, ne e kemi kërkuar shpesh. Ku bazohen këta specialistë dhe ministria që disa i mbështet dhe disa i përjashton? Zonja është e aftë dhe e disponueshme të punojë, ajo që e pengon është hapësira dhe është fare e zgjidhshme falë një punësimi. Por mungesa e disponueshmërisë së shtetit për t’ja gjetur ka bërë që kjo zonjë të mbijetojë me 3 mijë lekë të vjetra bashkë me djalin e saj./tvklan.al

Tags: banore e Rrëshenite divorcuarMartina Jaku

TË LIDHURA

Salianji: Të bashkuar për ta bërë PD-në fituese
Politikë

Salianji: Të bashkuar për ta bërë PD-në fituese

22:30 | 16/12/2025
Jola Hysaj: Më gjykuan pa më njohur, rruga ime vazhdon
Politikë

Jola Hysaj: Më gjykuan pa më njohur, rruga ime vazhdon

21:47 | 16/12/2025
KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa
Aktualitet

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa

21:00 | 16/12/2025
Next Post
“Rama më ka kërcënuar”, Paloka zbulon detajet

"Rama më ka kërcënuar", Paloka zbulon detajet

Sarandë/Hajdutët i bëjnë gjëmën biznesmenit, i vjedhin mijëra euro në banesë (foto)

Sarandë/Hajdutët i bëjnë gjëmën biznesmenit, i vjedhin mijëra euro në banesë (foto)

Punonjësit e Ujësjellësit të Selenicës, 8 muaj pa marrë pagat. Subvencionet, të bllokuara nga Thesari

Punonjësit e Ujësjellësit të Selenicës, 8 muaj pa marrë pagat. Subvencionet, të bllokuara nga Thesari







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Salianji: Të bashkuar për ta bërë PD-në fituese
Politikë

Salianji: Të bashkuar për ta bërë PD-në fituese

by mirseda
22:30 | 16/12/2025
0

Pas përfundimit të takimit me strukturat e PD në qytetin e Elbasanit, Ervin Salianji, ka falenderuar demokratët...

Ndalimi i udhëtimit në SHBA, Trump shton vende të reja në listë

Ndalimi i udhëtimit në SHBA, Trump shton vende të reja në listë

22:13 | 16/12/2025
‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

22:10 | 16/12/2025
Jola Hysaj: Më gjykuan pa më njohur, rruga ime vazhdon

Jola Hysaj: Më gjykuan pa më njohur, rruga ime vazhdon

21:47 | 16/12/2025
KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa

21:00 | 16/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com