Kryesore

“Rama më ka kërcënuar”, Paloka zbulon detajet

               Publikuar në : 21:33 - 15/03/19 marsela

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në “Tv Klan”, ka rrëfyer sesi ka reaguar kryeministri Rama kur i ka hedhur bojë në fytyrë, gjatë seancës parlamentare të 14 Shkurtit 2019. Ai tha se Rama ka qenë duke e kërcënuar, kur ai i ka hedhur bojën. Po kështu, Paloka ka zbuluar se gjithçka nuk ka qenë e rastësishme, por se ai ishte i përgatitur.

“E kam thënë dhe herë tjetër. Ai ishte reagim mëse normal, sepse duhet që atij kryeministri arrogant, gojëpisët duhet t’i tregojmë se nuk mund të bëjë çfarë të dojë, me kë të dojë.

Duhet të reagojmë. Ishte duke kërcënuar në momentin kur i hodha bojën. Do ta shohësh çfarë do të të bëj, më tha. Por unë sërish reagova. Ishte një ditë e veçantë, sepse ishte edhe kreu i Parlametit të Maqedonisë.

Unë isha i përgatitur, por nuk do të reagoja nëse ai nuk do të vepronte si gjithmonë. Për shqiptarët nuk është problem një politikan thuthuq, por një politikan që gënjen, vjedh. Një politikan thuthuq nuk i bën keq kujt. Ai s’ka asgjë tjetër për të më thënë mua, përveçse thuthuq”, deklaroi Paloka.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT