Alket Rizai, i cili dihej se ishte në burg është pikasur mbrëmjen e djeshme nga policia greke, pasi ky i fundit ndodhej në një makinë tip “BMW”.
Skuadra e Ndërhyrjes së Shpejtë ka ndaluar një mjet tip “BMW” luksoze me xhama të zinj, që iu ka tërhequr vëmendjen, në kryqëzimin e Qipros, duke iu kërkuar pasagjerëve të dilnin jashtë me duart lart, shkruajnë mediat greke.
Sapo personat kanë dalë, policët dhe qytetarët kanë ngelur pa fjalë. Një ndër tre personat ishte shqiptari Alket Rizai, i cili kishte marrë leje nga burgu i Domokos dhe qarkullonte i lirë.
Së bashku me të ishte dhe një grek, i cili ishte shumë i njohur në Greqi për jetën e natës. Po ashtu, Rizai ishte i shoqëruar edhe nga një shqiptar, i cili prej kohësh kërkohej nga policia greke pasi akuzohet për vrasje.
Alket Rizai, shokoi Greqinë disa vite më parë u arrat6is 2 herë me helikopter nga burgu i Koridalos, dhe tentoi arratisjen e tretë duke marrë peng 6 police të burgut të Malandrinos..