Yuri Kim me shoqërinë civile: Partitë politike të kenë kandidatë të pastër

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim pati një takim me përfaqësues të shoqërisë civile, ku ka ritheksuar vullnetin e saj që partitë politike duhet të mbajnë larg persona me rekorde kriminale.

Kim falenderoi shoqërinë civile për kontributin e saj për demokracinë dhe për mbajtjen e llogaridhënies ndaj qeverisë.

Postimi i ambasadës amerikane në rrjetin social, Facebook

”Ambasadorja Kim pati një diskutim të mirë me përfaqësuesit e shoqërisë civile në lidhje me shqetësimet dhe idetë e tyre për të siguruar llogaridhënie në qeveri dhe transparencë përpara zgjedhjeve të 25 prillit. Ata ranë dakord që udhëheqësit e partive duhet të angazhohen për të verifikuar kandidatët e tyre dhe për të siguruar lista të pastra.

Ajo falënderoi shoqërinë civile në Shqipëri për kontributin e saj për demokracinë dhe për mbajtjen e llogaridhënies ndaj qeverisë. Ambasadorja tha se ashtu si në Shtetet e Bashkuara dhe pjesën tjetër të Europës, edhe Shqipëria përfiton nga një shoqëri civile aktive.”