Kryeministri Rama dhe Policia e Shtetit kanë një përplasje lidhur me vendimet që kanë ndërmarrë, referuar masave ndaj pandemisë.
Policia bie ndesh me atë çfarë raportoi kryeministri Rama në orët e para të ditës, se do të lejojë lëvizjen e makinave brenda qytetit.
View this post on Instagram
E ndërsa Policia e Shtetit thotë se do jetë e lirë lëvizja për këmbësorët, por nuk do lejohet në asnjë qytet të vendit qarkullimi i automjeteve.
Qytetarët janë në dilemë se kujt duhet t’i besojnë, pasi policia vepron me forcën e ligjit, e kjo përkthehet me një sërë gjobash. Policia pretendon se qytetarët shkelin rregullat, ndonëse ata janë me të drejtën e tyre.