Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

E dëbuan duke mos e besuar, flet avokati i Mario Majollarit: Jeta në Suedi e të riut, ja çfarë shkoi keq

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
“E dëbuat, nuk i besuat atij dhe tani e vranë”, rrëfimi pikëllues i avokatit të Majollarit në Suedi

I riu Mario Majollari i cili u vra pranë shtëpisë së tij, qëlluar me tre plumba një prej tyre prapa koke, i ka tronditur të gjithë.

Historia e trishtë e 28-vjeçarit ka prekur zemrat e të gjithë shqiptarëve, por ndoshta kështu ishte i shkruar fati i tij, që të nisej për në banesën e fundit shumë herët.

Ai tentoi edhe pse nuk ia arrit ai tentoi te qëndronte larg hakmarrësve për ti dhenë zgjidhje situatës në të cilën ndodhej, por sërish nuk ja arriti.

Edhe pse e priste që një ditë në derën e tij do të trokiste hasmi i krijuar nga dora e babit të tij për të larë hesapet e të shkuarës.

Avokati i të riut i cili është i tronditur nga lajmi shokues, tregon përpjekjet e të riut për të siguruar azil në Suedi.

Por refuzimi ishte i pashmangshëm me arsyetimin se të riut mund ti sigurohej mbrojtje nga autoritetet shqiptare

 “I riu e përshkroi situatën në Shqipëri dhe tregoi se nuk ishte e mundur të merrje mbrojtje, ndoshta për shkak të traditave të vjetra që mbart vendi si në rastin e gjakmarrjes. Ai u shpreh se nuk ndihej i sigurt në situatën që gjendej. Mendoj se bordi e dinte situatën në Shqipëri, por i thanë që duhet të përpiqej në çdo mënyrë që të merrte sigurinë në vendin e tij”, tregoi avokati Maravgi Staifo. Pas refuzimit të azilit, Mario u përpoq të qëndronte larg Shqipërisë duke shkuar në destinacione të ndryshme për të jetuar si Belgjikë, Gjermani apo Oman. 28-vjeçari kishte vetëm dy muaj që ishte kthyer në vendit e tij dhe mbrëmjen e 10 prillit, pikërisht poshtë banesës ku jetonte me mamanë dhe të motrën, ai u qëllua me tri plumba dhe gjeti vdekjen e menjëhershme.

I lodhur dhe pafuqishëm për të ndryshuar ndoshta shumë gjera, ai u dorëzua, iu dorëzua fatit të tij të keq.

Zoti Maravgi Staifo, ju keni qenë avokati i Mario Majollarit në Suedi. Kur daton takimi juaj i parë?
Unë kam qenë avokati mbrojtës i Marios, e takova në vitin 2014 dhe ishte klienti im deri në dhjetor të 2016-ës. Kur dikush aplikon për azil, bordi i emigrimit i cakton një avokat, në qoftë se klienti nuk ka mundësi ta paguajë dhe në këtë mënyrë ai u vu në kontakt me mua.

Çfarë të tha për situatën e tij në Shqipëri, cila ishte arsyeja që kishte aplikuar për azil?
Siç e dini, ai bëri një aplikim për azil pasi ndihej i kërcënuar në vendin e tij, për shkak të gjakmarrjes. Kjo ishte arsyeja reale pse kërkonte të largohej nga Shqipëria. Bordi i emigrimit e besoi historinë e tij, por i thanë se duhet të kërkojë mbrojtje nga autoritet shqiptare. Bordi arriti në konkluzionin që në bazë të informacionit që dispononte, ishte e mundur që Mario të merrte mbrojtje në vendin e tij.

Cila ishte konkretisht arsyeja e refuzimit për përfitimin e azilit?
Brodi vendosi të refuzojë aplikimi e tij, sepse Mario duhet të kërkonte dhe të aplikonte për mbrojtje tek autoritetet shqiptare. I riu e përshkroi situatën në Shqipëri dhe tregoi se nuk ishte e mundur të merrje mbrojtje, ndoshta për shkak të traditave të vjetra që mbart vendi, si në rastin e gjakmarrjes. Ai u shpreh se nuk mund të merrte një mbrojtje në situatën që gjendej. Mendoj se bordi e dinte situatën në Shqipëri, por i thanë që duhet të përpiqej në çdo mënyrë që të merrte siguri në vendin e tij.

Kishte mungesë dokumentacioni që vërtetonte situatën e tij?
Bordi i emigrimit disponon informacione se si është situata në Shqipëri, që nuk është 100% e sigurt, por pavarësisht kësaj, i thanë që autoritetet e vendit të tij mund t’i jepnin mbrojtje. Ata nuk i thanë se nuk e besonin historinë e tij, por se nuk ishte përpjekur mjaftueshëm në vendin vet përpara se të vinte në Suedi. Nuk besoj se bordi ka një kontakt direkt me autoritetet shqiptare, ata kanë informacione nga organizata të shumta ndërkombëtare, të cilat i shpjegojnë cila është situata në shtete të ndryshme.

Si proceduat më tej?
Ne u përpoqëm të përshkruanim përpara autoriteteve suedeze se Mario nuk e kishte të mundur të merrte një mbrojtje, por nuk arritëm të siguronim aprovim për azil. Mesa kuptova nuk ishte e mundur që Mario të merrte siguri në vendin e tij, unë besova tek ai, por nuk u bë e mundur t’i ofrohej azili.

Çfarë ju tregoi Mario për të shkuarën e tij, pse ndihej ai i rrezikuar? Kishte marrë ndonjë kërcënim direkt nga ndonjë person në Shqipëri?
Klienti im, Mario, u shpjegoi autoriteteve në Suedi se ndihej i kërcënuar dhe i rrezikuar në vendin e tij për shkak të së shkuarës dhe u tregua shumë i qartë në atë çfarë e shqetësonte. Ai nuk deklaroi të ketë pasur një kërcënim direkt nga ndonjë person, por ndihej i rrezikuar prej krimit që kishte kryer babai i tij vite më parë. Rreziku ishte karshi familjes së tij për shkak të së shkuarës së të atit.

Kur e takuat për herë të fundit, si mund ta përshkruani gjendjen e Marios, ndihej i frikësuar?
Marion e takova për herë të fundit në dhjetor të vitit 2016, u përpoqëm shumë që atij t’i ofrohej një zgjidhje. Kur dëgjova çfarë i kishte ndodhur, u trishtova shumë. Jam shumë i pikëlluar. Ky është një demonstrim i qartë se kishte të drejtë në atë që na tha. Do dëshiroja shumë t’i ishte ofruar një zgjidhje./Gsh/

Tags: avokatibesuarçfarëdëbuandukeefletjakeqMajollari JetaMariomosNeriutshkoisueditë

TË LIDHURA

Lëvizte me pistoletë dhe municion luftarak në Ksamil, arrestohet i riu nga Kosova
Aktualitet

Lëvizte me pistoletë dhe municion luftarak në Ksamil, arrestohet i riu nga Kosova

16:41 | 08/07/2025
Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Fier pas goditjes në Vlorë
Kryesore

Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Fier pas goditjes në Vlorë

16:38 | 08/07/2025
Rama flet për shkarkimet në Vlorë: Të gjithë drejtorët do të jenë të rinj, aplikoni
Politikë

Rama: Mungesa e ujit në Vlorë e papranueshme, shkak paaftësia dhe paturpësia

14:44 | 08/07/2025
Next Post
Nuk keni shpëtim, edhe pas vdekjes policia do të jetë e aftë të lexojë kujtimet

Nuk keni shpëtim, edhe pas vdekjes policia do të jetë e aftë të lexojë kujtimet

Gjukanoviç: Serbia e ka humbur Kosovën, po humbet kohë

Gjukanoviç: Serbia e ka humbur Kosovën, po humbet kohë

Haradinaj emëron ministrin e ri të Brendshëm, kush është ai

Haradinaj emëron ministrin e ri të Brendshëm, kush është ai

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Hyri me forcë në pistën e aeroportit, burri thithet nga motori i avionit
Bota

Hyri me forcë në pistën e aeroportit, burri thithet nga motori i avionit

by mirseda
16:48 | 08/07/2025
0

Aksident dramatik këtë të martë në aeroportin Orio al Serio (Bergamo), ku një burrë vdiq pasi u...

Lëvizte me pistoletë dhe municion luftarak në Ksamil, arrestohet i riu nga Kosova

Lëvizte me pistoletë dhe municion luftarak në Ksamil, arrestohet i riu nga Kosova

16:41 | 08/07/2025
Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Fier pas goditjes në Vlorë

Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Fier pas goditjes në Vlorë

16:38 | 08/07/2025
Rama flet për shkarkimet në Vlorë: Të gjithë drejtorët do të jenë të rinj, aplikoni

Rama: Mungesa e ujit në Vlorë e papranueshme, shkak paaftësia dhe paturpësia

14:44 | 08/07/2025
Vrau bashkëshorten në Greqi/ Gjykata merr vendimin për shqiptarin, ja sa vite burg u dënua

Vrau bashkëshorten në Greqi/ Gjykata merr vendimin për shqiptarin, ja sa vite burg u dënua

14:41 | 08/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com