Vajza nga Tropoja, Shqipe Hysenaj, tashmë ka fituar vëmendjen e të gjithëve. Në kohën kur ishte pjesë e ‘Përputhen’, Shqipja e shfaqi haptazi pëlqimin për Andin.
E madje ky i fundit ishte ndër të vetmit që i doli në mbrojtje, duke kërkuar edhe rikthimin e saj.
Ne momentin e largimit te Shqipes nga ‘Perputhen’, Andi ka shprehur haptas se nuk ishte dakort me të dhe dukej qe e pëlqente.
Por Shqipja është pyetur nga një ndjekës ne Instagram, për pëlqimin e saj ndaj Andit. Ajo ka treguar se e pëlqen shumë pak, thuajse fare.
Në takimin me Andin, Shqipja tha se historia e saj personale është shumë e vështirë, dhe do të shërbente si një shembull për të gjithë të rinjtë.
Edhe pse Andi ngulmoi që ajo ta rrëfente këtë histori, Shqipja hezitoi duke thënë se ende nuk është momenti.
Kjo histori e pazbuluar e preku shumë emocionalisht atë në studio, saqë nisi të lotonte.
Kur pa këtë çlirim emocionesh të Shqipes, Ana iu vendos në ndihmë dhe tha disa fjalë motivuese për të.