Edhe pse u ble nga Juventusi, me qëllimin kryesor për të sjellë në Torino trofeun e Champions League, Cristiano Ronaldo nuk ia doli dot.
Dhe për të thyer këtë ters që e ndjek prej vitesh “Zonjën e Vjetër”, portugezi duket se ka bërë një kërkesë tek vetë presidenti Agnelli, për të marrë një trajner që e njeh mirë kompeticionin e Champions.
Siç raporton gazetari Mauricio Pistoki, ndërsa fliste në “Radio Kiss Kiss Napoli”, tregoi një prapaskenë: “Pas ndeshjes me Ajax-in, Ronaldo ishte i tërbuar me klubin për eliminim, dhe shkoi të fliste vetë me Agnelli. Pas eliminimit, ai i kërkoi presidentit që të sillte nga Napoli tek Juventusit, trajnerin Carlo Ancelotti”.