Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

E ardhmja e Brexit do të vendoset nga zgjedhjet e 12 dhjetorit

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
E ardhmja e Brexit do të vendoset nga zgjedhjet e 12 dhjetorit

Nga Karla Adam & William Booth “The Washington Post” 

Kryeministri britanik, Boris Xhonson, fitoi më në fund mbështetjen e ligjvënësve për të thirrur zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ato do të mbahen më 12 dhjetor, dhe krye tema do të jetë Brexit. Parlamenti britanik, do të shpërndahet javën e ardhshme, dhe partitë do të hyjnë në një fushatë zgjedhore 5-javore.

Kjo do të jenë zgjedhjet e para në Britani, që mbahen në dhjetor që nga viti 1923. Kohë kur britanikët preferonin përzierjen e Krishtlindjes, me aktivitetet e partive politike. Votuesve do t’u duhet të bëjnë disa zgjedhje të forta mbi Brexit. Krahas premtimeve të zakonshme, skenarëve të frikshme, keq-përfaqësimeve dhe numrave të mjegullt.

A do të konfirmojnë britanikët, se duan në shumicë të largohen nga Bashkimi Evropian? Apo do të ndryshojnë mendje dhe do të vendosin të qëndrojnë në klubin më të madh tregtar në botë? Partia Konservatore nën drejtimin e Xhonsonit, do të garojë duke qenë 100% pro Brexit. Nën sloganin “Ta përfundojmë Brexit”.

Kryeministri, po planifikon të bëjë fushatë kundër establishmentit: Opozitës deviante, juristëve dhe elitave të tjera, për të cilat ai thotë se kanë komplotuar për t’i mohuar vendit lirinë e tij nga BE. Mos e harroni se Xhonson është një vetë një nga të privilegjuarit. Djali i një diplomati, i shkolluar në Eton dhe Oksford, ai u bë gazetar dhe më pas një politikan i famshëm në vend.

Ai shpreson që zgjedhjet e zgjedhorit, do t’i japin mundësi partisë së tij të fitojë shumicën parlamentare, dhe vetë atij mandatin për të çuar deri në fund Brexit. Dhe kjo sipas kushteve të marrëveshjes së tërheqjes, që ai negocioi së fundmi me udhëheqësit e BE.

Partia e re Brexit, e udhëhequr nga Najxhëll Fareixh, do të jetë 200 për qind pro Brexit, duke argumentuar: E pse duhet biseduar më me evropianët? Le të dalim sa më shpejt nga BE. Liberal Demokratët, do të bëjnë fushatë për të ndaluar Brexit-in. Ata kërkojnë një referendum të dytë.

Edhe Partia Nacionaliste Skoceze, do të lobojë për qëndrimin në BE. Dhe do të promovojë edhe pavarësinë e Skocisë.

Pastaj është Partia Laburiste e Xheremi Korbin, sot opozita kryesore në vend. Laburistët do të prezantojnë një axhendë socialiste të shekullit XXI, duke synuar të rimarrin sërish kontrollin e shërbimeve dhe transportit. Kjo e pasuara një Marrëveshje të Re të Gjelbër, për të frenuar ndryshimet klimatike, dhe për të vendosur punëtorët në bordet e korporatave. Ajo do të bëjë fushatë nën parullën: “Për shumicën, dhe jo pakicën!”.

Por laburistët, kanë adoptuar një qasje konfuze mbi Brexit. Plani zyrtar i partisë është:Le t’i fitojmë zgjedhjet. Më pas negociojmë një “Brexit laburist” shumë të butë, me shumë lidhje me Evropën. Pastaj të mbajmë konferencën kombëtare, për të vendosur nëse do ta mbështesim ose jo marrëveshjen. Dhe në fund, le të mbajmë një referendum të dytë, për të parë nëse populli e mbështet atë.

Sondazhet e fundit, e rendisin Partinë Konservatore 10 për qind më lart se laburistët. Por ekspertët e sondazheve, paralajmërojnë se është ende herët. Tereza Mej, paraardhësja e Xhonsonit, pati një avantazh prej 20 për qind ndaj laburistëve, kur thirri zgjedhjet e parakohshme në prillin e 2017-ës.

Por laburistët e ngushtuan diferencën gjatë rrjedhës së fushatës, çka i kushtoi zonjës Mej mazhorancën parlamentare. Nëse Xhonson do të arrijë të rruajë epërsinë e tij prej 10 për qind deri në ditën e zgjedhjeve, kjo do t’i mjaftojë për të pasur një mazhorancë. Atëherë ai mund të bëjë atë që do me Brexit-in.

Por, nëse konservatorët e Xhonson nuk fitojnë shumicën në total, ata do kenë kanë më pak miq se sa laburistët, me të cilët mund të merren vesh. Në një manovër pak para zgjedhjeve, Xhonson ri-pranoi 10 nga 21 deputetët, që i përjashtoi nga partia muajin e kaluar. Mes tyre është edhe Nikolas Sames, nipi i Uinston Çërçill.

Pakti mbi zhvillimin e zgjedhjeve, është një lajm i mirë i rrallë për Xhonsonin. Që kur u zgjodh si drejtuesi i Partisë Konservatore dhe kryeministër i vendit në korrik të këtij viti, ai ka pësuar humbje të njëpasnjëshme. Deputetët miratuan në parim marrëveshjen mbi Brexit që ai negocioi me krerët e BE. Por më pas, Dhoma e Komunave, e refuzoi kalendarin e përshpejtuar, përmes së cilit Xhonson dëshironte miratimin e marrëveshjes.

Në fund, Xhonson u detyrua të pranojë i mërzitur ofertën e BE-së, për të shtyrë Brexit-in deri në janar. Më pas, ai humbi edhe mocionin e tij të tretë për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk, që harxhoi më shumë kohë me Brexit sesa do të dëshironte gjatë mandatit të tij 5-vjeçar, njoftoi se 27 anëtarët e mbetur të BE-së kishin miratuar zyrtarisht shtyrjen e Brexit deri në fund të janarit. “Mund të jetë shansi i fundit”- iu drejtua ai britanikëve, duke shtuar:”Unë do t’i mbaj të kryqëzuar gishtat e mi për ju”./ TIRANA TODAY

Tags: 12 dhjetoritardhmjaBrexitbritaniado të vendosetZgjedhjet

TË LIDHURA

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar
Rajoni

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

17:03 | 05/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Bota

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!
Bota

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
Next Post
Rudina Xhunga rikthehet me emisionin e ri

Rudina Xhunga rikthehet me emisionin e ri

Rënia e Murit të Berlinit/ Dëshmitë e dy personave që u arratisën të fundit

Rënia e Murit të Berlinit/ Dëshmitë e dy personave që u arratisën të fundit

Punimet në shtëpitë private/ Dyfishohet koha e pritjes për lejen e punimeve

Punimet në shtëpitë private/ Dyfishohet koha e pritjes për lejen e punimeve







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

by mirseda
17:22 | 05/04/2026
0

Një zjarr ka rënë në një pallati në qendër të Tiranës, pasditen e kësaj të diele. Mësohet...

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

17:03 | 05/04/2026
Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

17:01 | 05/04/2026
Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

23:18 | 04/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com