Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Dyshohet se ndihmoi autorët në vrasjen e ish-policit, ja çfarë tha i arrestuari

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Gjykata e Tiranës la në masën e sigurisë “Arrest në burg” Blendi Tetën, i arrestuar tri ditë më parë, pasi dyshohet se ka pasur dijeni për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, dhe me veprimet e tij ka penguar zbardhjen e ngjarjes. Shtetasi Blendi Teta akuzohet nga Prokuroria se ka pasur dijeni për ekzekutimin e ish-policit, pasi është parë në kamerat e sigurisë në vendin e ngjarjes, ditën që ka ndodhur vrasja.

Hetimet

Fillimisht 39-vjeçari mohoi akuzat, duke u shprehur përballë grupit hetimor se ka qenë kalimtar i rastit. Por pas vënies përballë fakteve nga akuza, ku ai ishte parë të kalonte disa minuta përpara ngjarjes në një automjet duke folur në telefon, Tata ka ndryshuar dëshmi duke thënë se ai nuk ka pasur dijeni për atentatin.

39-vjeçari bashkëpunon me autoritetet

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se 39-vjeçari ka pranuar të bashkëpunojë me autoritetet, por ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen. Togat e zeza kanë caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Ai u arrestua për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Por dëshmia e tij ka zbuluar emrat e autorëve dhe motivet e krimit.

Teta është pikasur në një nga mjetet që ishte në ndjekje të makinës së Malkos, por duke iu referuar dëshmisë së tij, ai pasi ka kuptuar që do të ndodhte një ngjarje kriminale, është larguar.

Në kërkim tre të dyshuarit

Uniformat blu kanë shpallur në kërkim tre të dyshuarit, por nuk i bën publik emrat e tyre për shkaqe hetimore. Besohet se vrasja ka ndodhur për shkak të një konflikti të vjetër të viktimës me autorët, për çështjen e disa lotove sportive. Ish-polici u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e 27 gushtit, në orën 22:20, në rrugën “Xhanfize Keko”. Njëra nga makinat e autorëve u gjet e djegur në fshatin Ferras, në periferi të Tiranës.

 

Tags: blendi tetaSantiago Malkotirane

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Negociatat dhe kriza/ Tusk ‘kokë më kokë’ me Ramën

BE kërkon arrestime pushtetarësh, rritet presioni ndaj drejtësisë

Cakaj: Ja si të denonconi abuzimet në Ambasada







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com