Mediat greke raportojnë se një rast i dyshuar me koronavirus është shfaqur në portin e Patrës në shtetin fqinj.
Bëhet me dije se një udhëtar 40-vjeçar nga Italia ka shfaqur simptoma të ngjashme me koronavirusin. Shtetasi italian kishte mbërritur me traget të dielën, por do të qëndrojë i izoluar për 48 orë derisa të dalin përgjigjet e analizave.
Porti i Patrës është përballur me udhëtarë të shumtë nga Ankona, Itali e Veriut ditët e fundit, duke bërë që të marrë më shumë masa për kontrollin e tyre.
Kujtojmë se Greqia deri më tani nuk ka pasur asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.