E mërkurë, 25 Nëntor, 2020
6 C
Tirana

Dyshime e pikëpyetje thelbësore rreth krizës së Covid-19

Më të lexuarat

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Kërcënonte policin në rrjetet sociale, 24-vjeçari kapet pas 6 muajsh hetime

Pas 6 muajsh hetime është zbardhur kërcënuesi i efektivit të policisë. Bëhet fjalë për një 24 vjeçar, i cili kishte hapur një numër të...

E kaluat koronavirusin në shtëpi? Ja si të përfitoni rimbursimin e barnave

Paketa e medikamenteve për kurimin e COVID-19, do të rimbursohet nga shteti. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video orientuese për qytetarët...

Aksident tragjik, humb jetën ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut

Ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut, Anele Ngcongca, është ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e...

Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në vend

Pas ditësh të tëra me shifra rekord, Shqipëria ka regjistruar një ulje të ndjeshme të rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në 24...

Brataj paralajmëron ekspertin e PD: Mos bëj gabim, do përfundosh në prokurori

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj pati një përplasje me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi. Eksperti i PD-së, Koduzi solli në studio e emisionit...

Nuk mbarojnë telashet për Strakoshën, portieri shqiptar i dyshuar me Covid

Pak ditë më parë, portieri i Lacios, Tomas Strakosha rezultoi negativ me koronavirus dhe ishte gati të bashkohej me skuadrën kryeqytetase, për ndeshjen sotme...

Kryemadhi nxjerr sekretin: Halla e Briseida Shehajt është vjehrra e Braçes

Ish-drejtorja e Tatimeve dhe socialistja e njohur Briseida Shehaj, është bërë pjesë e LSI-së prej pak kohësh. Gjatë muajit tetor, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,...

Ndërron jetë legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona

Një lajm i trishtë për botën e futbollit. Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare. Pak ditë më parë, ai i'u...

Çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të...

Nga: Adrian Civici

Tashmë që kanë kaluar pothuajse katër muaj nga gjendja e jashtëzakonshme e shkaktuar nga pandemia e Covid-19, situata vazhdon të jetë akoma mjaft e koklavitur, duke pasur më shumë pyetje e pikëpyetje sesa përgjigje. Diskutimet dhe debatet politike, analizat shkencore, mediat, rrjetet sociale etj., të mbytura si kurrë më parë më lajme e informacione, kanë të përbashkëta shqetësimet afatshkurtra dhe afatgjata për të ardhmen. Në qendër të tyre duket se qëndrojnë pesë shqetësime e pikëpyetje fondamentale me një përqindje të lartë “të panjohurash” : shkalla reale e përhapjes dhe viktimat e pandemisë, strategjitë e hapjes dhe kthimi i “normalitetit”,  kriza ekonomiko-financiare dhe efektet afatgjata të saj, forcimi i auokratizmit dhe cenimi demokracisë, përse lindën kaq shumë teori komploti?

Shkalla reale e përhapjes dhe viktimat e pandemisë. Kjo është e panjohura e parë: sa është realisht shtrirja globale e pandemisë dhe numri i saktë i viktimave prej saj? Burimi më i besueshëm i kësaj statistike në rang global është Universiteti John Hopkins i cili është tashmë “zëdhënësi zyrtar” i këtij informacioni të përditësuar rregullisht. Deri në datën 3 maj 2020 rezultojnë më shumë se 3,3 milionë njerëz të prekur nga Covid-19, ndërkohë që mbi 240000 njerëz kanë humbur jetën. Rreth 70% e rasteve të konfirmuara si të prekur nga koronavirusi dhe 85% e vdekjeve rezultojnë në Evropë dhe SHBA. Duket sikur kjo pandemi ka “preferuar” vendet e pasura të planetit, vendet më demokratike të tij, duke ngritur dhe një sërë pyetjesh e pikëpyetjesh nga epidemiologët, ekonomistët e ekologjistët  “në kërkim të arsyeve të kësaj specifike të Perëndimit të zhvilluar në raport me pjesën tjetër të botës”. Një tipologji e tillë mund të ndihmonte më shumë në zbulimin e shkaqeve të përhapjes dhe efekteve vrastare të saj.

Por, përtej këtij fakti, vazhdon të qëndrojë një pikëpyetje e madhe: a ka vende të tjera të botës që vazhdojnë t’i minimizojnë shifrat e pandemisë qoftë për arsye politike, qoftë për arsye të paaftësisë dhe pamundësisë së tyre për të pasur statistika të sakta? Shumica e ekspertëve dhe studiuesve të kësaj situate mendojnë se kjo gjë “po ndodh në shkallë të gjerë në këto vende”. Kjo është e vërtetë sidomos për vendet nën diktaturë, në të cilat informacioni është tërësisht i kontrolluar nga pushteti politik, të cilat nuk ofrojnë asnjëherë shifra të sakta. Po t’i shtojmë kësaj edhe faktin se aparati i tyre statistikor është i pazhvilluar, tabloja bëhet edhe më e qartë. Vlerësohet se në regjime të tilla politike, çdo statistikë është e politizuar dhe shifrat e publikuara janë thejsht “lavde për cilësinë e liderëve politikë në këto vende, të cilët kanë bërë e vazhdojnë të bëjnë mrekullira për shpëtimin e vendit dhe popullit të tyre nga pandemia”. Kina, vendet e Lindjes së Mesme dhe disa republika ish-sovjetike aziatike, një numër i madh vendesh afrikane e latino-amerikane gjykohet se janë në këtë situatë.

Ky fenomen po pengon seriozisht gjetjen e përgjigjeve të sakta për shkaqet e përhapjes së pandemisë, “valët e përhapjes së saj”, efektet në jetët njerëzore, mundësitë e infektimit dhe ri-infektimit, ilaçet dhe kurat më të përshtatshme etj.

Strategjitë e hapjes dhe kthimi i “normalitetit”- Ajo që të gjithë shpresojnë e kërkojnë në këto momente është “arritja në pikën zero, d.m.th., përputhja e hapjes ekonomike dhe jetës sociale me fundin e pandemisë”. Kjo mbetet pikëpyetja më e madhe për të gjitha vendet e botës. Pasojat ekonomike e sociale të karantinës po bëhen çdo ditë e më të mëdha e më shkatërruese. Askush nuk jep garanci nëse hapja ekonomike e sociale progresive nuk do të shoqërohet me një valë të dytë epidemie. Duket se strategjitë dhe afatet e hapjes progresive janë një eksperiment gjigant në kohë reale, përfundimet e të cilit janë akoma një pikëpyetje e madhe. OBSH-ja vazhdon të jetë e shqetësuar dhe të rekomandojë për “rrezikun e një hapjeje të shpejtë e të pakontrolluar rigorozisht e cila mund të provokojë një valë të dytë të rrezikshme të pandemisë”. “Askush nuk duhet të mendojë se hapja ekonomike e sociale çon në fundin e pandemisë”. Sipas Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i OBSH-së, “tashmë shumë vende kanë filluar masat dhe periudhën e tranzicionit për hapjen e ekonomisë dhe shoqërisë . Ne do të donim shumë që kufizimet e karantinës të hiqen, por heqja e tyre e shpejtë dhe e pakontrolluar mund të rikthejë një emergjencë vdekjeprurëse të madhe”.

Si të dalim nga karantina duke iu shmangur një vale të dytë pandemie? Kjo mbetet akoma pikëpyetja e madhe që shumë vende po kërkojnë t’i japin përgjigje, sidomos nën presionin e katastrofës ekonomike që thellohet nga ditë në ditë dhe presionit të fortë social. Përgjigjja po kërkohet në “gjashtë kushte të domosdoshme që duhet të përmbushen nga çdo vend që hyn në këtë proces: kontroll i plotë mbi përhapjen e virusit; zbulimi dhe izolimi total i “vatrave të nxehta të virusit” në çdo lagje, qytet ose shtet; rritja e nivelit të përgjegjshmërisë së çdo individi për mënyrat e përhapjes dhe masat mbrojtëse; garantimi i funksionimit të strukturave shëndetësore përtej gjendjes së “mbingarkimit të tyre”; përcaktimi dhe zbatimi rigoroz i protokolleve të sigurisë sanitare në të gjitha qendrat ekonomike e sociale që rihapen; kontrollin e plotë të çdo mundësie sjelljeje e transmetimi të virusit “nga jashtë”. “Vendet duhet të garantohen se janë të afta të detektojnë, gjurmojnë çdo rast pozitiv, testojnë masivisht, izolojnë dhe shërojnë çdo rast të ri të coronavirusit”. Për më tepër, të jenë gati nëse do t’ju duhet të përballen me një covid-19 të ri në mutacion të vazhdueshëm.

Kriza ekonomiko-financiare dhe efektet afatgjata të saj. Tashmë është e qartë për të gjithë se recesioni ekonomik që ka prekur e pritet të prekë pothujase gjithë vendet e botës do të jetë shumë i rëndë. Si pasojë e karantinimit ekonomik e financiar të imponuar nga pandemia, shifrat e dëmit ekonomik janë të frikshme. FMN-ja dhe institucione të tjera ndërkombëtare parashikojnë një “recesion botëror historik më të fortë se ai i Depresionit të Madh 1929-‘33, një recesion i panjohur të paktën që prej një shekulli … dhe kjo, nëse pandemia do zvogëlohet ndjeshëm në tremujorin e dytë të vitit 2020 … një goditje eventuale, akoma më brutale se kjo aktuale, nuk përjashtohet edhe për vitin 2021”. GDP-ja e vendeve të zhvilluara, të pasura, ose një numri të madh vendesh të varfra e në zhvillim të planetit pritet të zvogëlohet nga 5 -10%, papunësia pritet të kapë shifrat rekord prej 40-50% të të punësuarve, rreziku i krizave të urisë dhe trazirave sociale është evident, borxhet publike dhe deficitet buxhetore të shumë vendeve pritet “të shpërthejnë”. Dhe të gjitha këto, nëse coronavirusi nuk fillon një valë të dytë përhapjeje në vjeshtën e ardhshme, e cila mund të kërkojë një ri-izolim të ri social e ekonomik.

Lexo edhe :   “S'do lemë asgjë mangët, kujdesuni për veten”, Rama nxjerr pamjet nga COVID 4
Lexo edhe :   OBSH-ja në alarm për Italinë: E para në Europë për rastet e reja me Covid

Të gjitha këto po shoqërohen nga pikëpyetje të mëdha për të ardhmen ekonomike e financiare: a na pret një krizë e fuqishme monetare e financiare në vitet në vazhdim, ose siç po cilësohet “një pandemi e rrezikshme monetare”? A jemi të përgatitur për skenarët dhe strategjitë e ringritjes ekonomike, apo jemi akoma në situatën “të përballojmë e kalojmë një herë pandeminë, pastaj shohim e bëjmë për strategjitë e rringritjes ekonomike? Në muajt apo vitet në vazhdim do rrezikohemi nga inflacioni i lartë apo nga deflacioni afatgjatë? A ekziston rreziku që kriza të prekë rëndë dhe sistemin bankar dhe tregjet financiare? A do të na duhen politika të tjera fiskale bazuar në rritjen e taksave në muajt në vazhdim, në mënyrë që të përballojmë qëndrueshmërinë financiare, buxhetore e fiskale të periudhës post-coronavirus? Mbas gjithë këtyre shpenzimeve të jashtëzakonshme për përballimin e krizës, a mund të gjenden burime të tjera financiare e monetare për të financuar rringritjen ekonomike? A do të jetë struktura dhe intensiteti i konsumit njësoj si përpara krizës? A duhet të ndërtojmë strategji e politika zhvillimi specifike “post-coronavirus” në një situatë me shumë të panjohura që na pret? Sa kohë, muaj apo vite do duhen për t’u kthyer në normalitet në rritjen ekonomike apo zhvillimin e qëndrueshëm?

Forcimi i autokratizmit dhe cenimi demokracisë. Këtu nuk bëhet fjalë për të evidentuar rrezikun e kufizimit të lirive publike të lidhura me karantinën autoritare me të cilën po përballen vendet e prekura nga pandemia. Një veprim i tillë duket gjithsesi i përkohshëm. Askush nuk mund të mendojë se Anxhela Merkel, Emanuel Makron, Giuseppe Conte, Boris Jonson ose Donald Trump do të transformohen në diktatorë. Demokracitë perëndimore janë aq të qëndrueshme dhe solide për t’i rezistuar një devijimi drejt autokracisë. Për momentin, shoqëria e pranon faktin që në emër të mbrojtjes së shëndetit dhe jetëve njerëzore, shtetet dhe qeveritë kanë arsye objektive për të qenë autoritare e autokrate. Por, problemi dhe pikëpyetjet qëndrojnë gjetkë.

Një krizë e zgjatur sanitare e shëndetësore, e shoqëruar me një krizë të thellë ekonomike e sociale pritet të ketë pasoja të rënda elektorale. Cilët do të jenë drejtuesit e këtyre vendeve në muajt apo vitet në vazhdim? Populizmi, tashmë mjaft prezent në një masë të konsiderueshme të elektoratit të shumë vendeve, mund të kthehet në një element kërcënues në luftën për pushtet nga ana e demagogëve politikë. Në këto kushte, rrëshqitja drejt autoritarizmit bëhet më e lehtë dhe më e mundshme. Frika se shteti mund t’i përdorë teknologjitë moderne për të kontrolluar jetën dhe privacinë e gjithkujt po bëhet reale. Historia na përball me raste të tilla të shumta, sidomos në vendet që dalin nga kriza të gjata e të thella, qofshin këto dhe demokraci liberale historike.

Kjo krizë ekonomiko-sociale kaq e thellë po shton shqetësimet dhe frikën për rreziqet që do të kërcënojnë liritë publike e politike në të ardhmen e afërt. Elektorati mund të joshet nga premtimet nacionaliste, ideologjike e demagogjike, nga politikanë populistë e ekstremistë që mund të përfitojnë nga situata e krizës dhe postkrizës. Ekspertët e sjelljes elektorale dhe politike kanë filluar t’u bien fort kambanave për ekzistencën reale të një reziku të tillë. Në diskurin e tyre po gjen vend një citim i famshëm i Winston Churchill-it që nënvizon se “ne duhet të jemi të aftë të tregohemi të vendosur, të luftojmë me gjak, djersë dhe lot për të mbrojtur demokracinë”.

Përse lindën kaq shume teori komploti? Në historinë moderne, kriza e Covid-19 do të mbahet mend edhe si kriza që provokoi lindjen e një numri rekord teorish komploti, që tashmë ka marrë emrin e “infodemisë masive”. Historikisht, ngjarjet e rënda e të papritura janë shoqëruar vazhdimisht me versione “komplotiste” e “mistike”. Kështu ka ndodhur me krizën e Depresionit të Madh 1929-‘33, Luftën e Dytë Botërore, atentatet e 11 Shtatorit 2001, vdekjen e princeshës Diana etj., por këtë radhë prezenca e tyre është jashtëzakonisht e madhe dhe komplekse. Studiues dhe shkencëtarë të shumtë po mundohen t’i japin një shpjegim të besueshëm këtij fenomeni, dhe mbi të gjitha, t’i përgjigjen shqetësimit se “çfarë mësimesh mund të nxirren për të ardhmen nga fenomeni masiv i teorive komplotiste?”.

Disa nga teoritë komplotiste më pikante janë: Covid-19 nuk është virus por është ndëshkim i Zotit për jetën tonë të shthurur e të pamoralshme; mbrapa coronavirusit fshihet një komplot ndërkombëtar i frank-masonëve për të kontrolluar e sunduar botën; shkak i koronavirusit është teknologjia 5G; coronavirusi po përdoret me qëllim nga grupe okulte për të zhdukur njerëzimin; coronavirusi është një komplot i fshehur i hebrenjve për të sunduar botën; është një armë bakterologjike kineze për të shkatëruar Perëndimin; coronavirusi u përhap qëllimisht në emër të rritjes së fitimit të industrisë farmaceutike; coronavirusi është krijuar në laborator nga CIA, Bill Gates dhe George Soros për të shfarosur popullsinë kineze; coronavirusi nuk ekziston, por frika e pandemisë do të përdoret për të na injektuar vaksina që përmbajnë “informatorë spiunë” për të na survejuar në kuadrin e një qeverie totalitare botërore; etj., etj.

Por, pavarësisht se teoritë e komplotit kanë qenë historikisht shoqëruese të mjaft fenomeneve e ngjarjeve “të pashpjegueshme”, ekspertë dhe studiues të dedikuar teorive të komplotit mendojnë se shkaqet kryesore burojnë dhe shprehin disa tipare të rëndësishme të shoqërisë moderne: mungesën e besimit tek institucionet shtetërore dhe sistemit politik për zgjidhjen efikase të problemeve madhore dhe kërcënimeve masive; dyshimin se politikanët dhe liderët kryesorë politikë janë të korruptuar dhe mendojnë vetëm për pushtetin e paratë e tyre; frika se bota kontrollohet nga “fuqi e pushtete okulte” që duan të sundojnë botën; mosbesimi te shkenca dhe kërkimi shkencor për dhënien e përgjigjeve të sakta dhe zgjidhjen e problemeve të rëndësishme; besimi se shkenca po manipulohet nga korporatat e mëdha ndërkombëtare në emër të fitimeve të tyre; frika për të ardhmen dhe përballjen e njerëzimit me kërcënime të mëdha që mund të cenojnë ekzistencën e tij etj. /Fjala.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

1 javë në klasë, 1 javë në shtëpi: VOA zbardh skenarin e shkollave për mësimin

Në Shqipëri, autoritet e Shëndetësisë njoftuan sot se kanë propozuar që mësimi në shkolla të zhvillohet pjesërisht në distancë. “Pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve...

Zaev: Bullgaria nuk ishte fashiste, kemi histori të përbashkët

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë histori të përbashkët. Në një intervistë për agjencinë bullgare të lajmeve BGNES,...

Aksident masiv në Tepelenë, plagosen rëndë 5 persona

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Tepelenë-Mallakastër pranë fshatit Krahës. Mësohet se pesë persona jane lenduar rëndë, mes të cilëve dhe...

”Pyes veten nëse njerëzit do më duan akoma”/ Intervista e fundit e Maradonës

Diego Armando Maradona u nda nga jeta dhe bota nuk është më e njëjta. Për Argjentinasit dhe për shumë adhurues të futbollit në të...

”Mund të ruhet në temperatura -2 gradë”/ AstraZeneca: Ja sa kushton vaksina

Shumë shtete janë në garë për zbulimin e vaksinës efektive që do të luftojë koronavirusin, në një kohë që numri i të infektuarve po...