Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Dyert e Bashës, ngutja e Berishës dhe “Gargantua”

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Kush do ta marrë PD-në dhe pse kjo është pyetje koti

Nga: Ben Andoni

Është pak e vështirë të kuptosh se deri ku do të shkoj aksioni politik i Partisë Demokratike. Një gjë veçse kuptohet mirë, se do të vazhdojë për javë me radhë sepse i tillë është barrikadimi i palëve dhe paqartësia totale e qëllimeve të tyre afatgjatë. Sa i përket atyre afatshkurtër, kuptohen lehtë: Basha jashtë për Berishën; Berisha jo brenda për Bashën. A mund të jetë vallë kaq banale?!

Për fat të keq, të dy zyrtarët kryesorë të Partisë Demokratike kanë vrarë diçka më të madhe edhe sesa vetë shpresën, që futet deri me sferën e nënvetëdijes. Në këtë formacion nuk ka më mundësi për alternativa, nëse nuk je në hullinë e këtij binomi, që e ka ngërthyer për gryke Partinë Demokratike dhe e mban të shtrënguar në interesa, që vishen me parimet demokratike!!!

Le të tregojmë një paralelizëm, që mbase duket sikur nuk shkon shumë me këtë gjendje. Një autor pothuaj i harruar frëng i ka lënë njerëzimit një nga librat më të bukur epokalë. Autori i saj François Rabelais e quajti atë “Gargantua”, në fakt janë pesë vëllime syresh. Në kohën tonë është ribotuar dhe është ekranizuar, por ascila nga krijimet artistike nuk ia ka vjelë dot mendimin dhe idenë priftit frëng.

Ky libër në fund përfundon me ndërtimin e një abacie, të quajtur Telema. Referimi është i jashtëzakonshëm dhe ne e kemi huazuar si argument nga Zygmunt Bauman në esenë e tij “Liria”, ardhur dhe në shqip. Telema përfaqëson më shumë se çdo gjë tjetër vendin e jetës së begatë, ku pasuria konsiderohet i vetmi virtyt moral dhe ku lumturia përbën urdhërimin kryesor, cilëson eseisti i njohur, dhe ku të shijuarit është mjeshtëria më e rëndësishme, argëtimi është arti i epërm.

Një situatë që ngjan si dy pika uji me situatën ku po kalon vendi ynë dhe me perceptimin e frikshëm të informalitetit që e ka kapur për gryke, përpos disa rrogave që nuk e përligjin asfare modelin e zhvillimit të vendit por që e justifikojnë bajagi mirë ikjen masive. Dhe, Telema jonë ka një gjë më plus të gjithë këtij eliksiri që nuk mbaron për një pakicë. Ajo është e rrethuar nga mure të trasha. Dhe, brenda tyre nuk të shqetëson askush ose të pyet sesi është vënë pasuria, si bëhet begatia dhe si argëtohen njerëzit apo pse je aty! Ky është një çmim që vjen me trashësinë e mureve për të cilat paguhet me heshtje. Dhe, nga ana tjetër, askush nuk të kërkon të shohësh më tutje. Ata që janë aty janë të paprekshëm.

Në argumentin tonë brenda këtyre mureve ka kohë që është begatia e zyrtarëve të PD-së, të djeshëm dhe të sotëm, e cila nuk lë të shikosh më tutje. Nuk të lë të shikosh gjendjen e vendit dhe mjerimin e PD-së. Nga ana tjetër duhet të luftosh për t’i mbajtur të tilla mure të forta nga njerëzit, që kanë marrë flamurin e ndarë të PD-së duke brohoritur emrin e Bashës dhe Berishës. Ata janë përtej, brenda janë vetëm pak: ata që vjelin pushtet.

Gargantua e zgjidhi me pagrykësinë e tij, që në historinë e mëpastajme u trashëgua me atë ku një sërë personazhesh të njohur u munduan të arrijnë me anë të saj, objektiva të paimagjinuar. E megjithatë, të gjithë mbetën para dyerve të historisë, kur nuk ditën të dalin nga këto mure. Basha dhe Berisha megjithë natyralist janë njëri brenda dhe tjetri jashtë Selisë së PD, janë brenda mureve, ku nuk shohin më larg se interesi i tyre. Berisha e dëmtoi historinë e tij dhe asnjëherë nuk ngriti dot një korpus nderi për të ruajtur atë trashëgimi më shumë të krijuar nga shpura e tij sesa nga ndjesia e vërtetë. Nguti i tij është pjesë e asaj, që ai nuk i përket dot historisë por thjesht periferisë së saj. Ashtu si Basha, i etiketuar si pengu nga Berisha, nuk kuptoi dhe nuk do të kuptojë se partia nuk mbahet dot me zor dhe me blinde tek dera. Fatkeqe mbetet pjesa tjetër e PD-së, që janë vendosur pas tyre dhe brohorasin paradoksin, ku e humbur është Partia Demokratike, bash ajo që ata duan kinse të reformojnë. (Javanews)

Tags: bashaben andoniBerisha

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Shefi i anti-terrorit: Kemi identifikuar dhe 4 familje për t’i kthyer nga Siria

Atentati që tronditi Tiranën, Gledis Nano mbledh drejtorët e qarqeve

Përfundojnë pushimet/Rama mbledh kabinetin qeveritar

Përfundojnë pushimet/Rama mbledh kabinetin qeveritar

Atentati në “Don Bosko”/Menaxheri i lokalit: Viktima po pinte kafe me gruan

Atentati në “Don Bosko”/Menaxheri i lokalit: Viktima po pinte kafe me gruan

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

by mirseda
21:01 | 12/07/2025
0

Karabinierët e Riccione të Italisë (Rimini), panë të shqetësuar një 24-vjeçar shqiptar teksa luante me telefonin e...

“Ngrin” merkato e Atletico Madrid, vështirësi në largimin e lojtarëve

“Ngrin” merkato e Atletico Madrid, vështirësi në largimin e lojtarëve

20:54 | 12/07/2025
Plazhi në Lungomare i kthehet qytetarëve, Rama fton profesionistët: Bëhuni pjesë e kësaj përpjekjeje

Plazhi në Lungomare i kthehet qytetarëve, Rama fton profesionistët: Bëhuni pjesë e kësaj përpjekjeje

20:44 | 12/07/2025
Situata në merkato, drejtuesit e Elbasanit e konsiderojnë skuadrën të konsoliduar

Situata në merkato, drejtuesit e Elbasanit e konsiderojnë skuadrën të konsoliduar

20:41 | 12/07/2025
Zjarr në kodrat e Rrogozhinës, banorët: Kemi shpëtuar për pak

Zjarr në kodrat e Rrogozhinës, banorët: Kemi shpëtuar për pak

20:40 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com