Padiskutim që Donald Dervishi dhe Borsion Spaho mund të cilësohen si heronj të kohëve moderne. Më në fund, të dy mësuesit bënë realitet ëndrrën e tyre, duke ndërtuar vetë shkollën në zonën e Vëndresh Mal, në Skrapar.
Por përpos kësaj ëndrre, duket se fati po e ndjek më tej Donaldin, i cili është edhe drejtor i shkollës. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka ndarë gëzimin me ndjekësit, se është përzgjedhur si finalist për të fituar çmimin e “vullnetarit të vitit” në Bruksel.
EUROPIAN CITIZENSHI AWARDS” #ECAwards18 ka përzgjedhur katër kandidatë për çmimin “Vullnetar i Vitit”, ku midis tyre gjendet edhe emri i tij.
Vëndreshë III, ose siç njihet ndryshe Vëndreshë Mal, është një fshat i Skraparit që ndodhet 3 orë larg nga zona urbane.
Falë insistimit të tyre, shkolla mori një tjetër pamje. Duket se nisma e 2 mësueseve ka marrë përkrahje nga të gjithë.