E enjte, 28 Maj, 2020
21 C
Tirana

“Dy kunguj s’mbahen nën një sqetull”, zyrtarë Bashkie dhe master në Tiranë (video)

Më të lexuarat

“Ndjesë për ofendimet”, Rama: Çdo gjë është vendosur në mënyrë zyrtare

Kryeministri Rama u tregua mjaft i drejtëpërdrejtë, ndërsa u ktheu një përgjigje të gjithë atyre qytetarëve të cilët janë ndjerë të ofenduar. Kjo ka...

Klosi jep arsyen pse ndalohet ende plazhi në Shqipëri

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka folur mbrëmjen e sotme për masat lehtësuese të qeverisë. Në një intervistë për emisionin “Open” në Top...

Meta vlerëson me dekoratë Heroin e Popullit, Vasil Laçi

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot Heroin e Popullit, Vasil Laçi (pas vdekjes) me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”. Motivacioni i dekorimit ishte: “Atdhetarit antifashist, që...

“Do ta ndërtojmë me forcat tona”/ Rama premton realizimin e një tjetër projekti

Kryeministri Edi Rama ka premtuar se do të ndërtohet shumë shpejt edhe HEC-i i Skavicës. Sipas kryeministrit, Skavica do jetë një vepër e vështirë, por...

Pagat e luftës/ Rama ultimatum punëdhënësve: Keni kohë deri më 5 qershor

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me shpërndarjen e pagave të luftës, duke paralajmëruar punëdhënësit që të aplikojnë ose përndryshe do të gjobiten. Përmes një...

Policia i bllokon 400 mijë dollarë biznesmenit në Tiranë, do t’ia kalonte të vëllait në Australi

Policia ka nxjerrë të dhënat lidhur me sekuestrimin e 400 mijë dollarëve në llogarinë e një biznesmeni në Tiranë. Paratë janë bllokuar për shkak...

“Duam zgjedhje!”, Albin Kurti përshëndet protestuesit nga ballkoni

Protestuesit u mblodhën sot në shesh të Prishtinës, për të kërkuar zgjedhje të reja. Lidhur me këtë gjest, kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka...

Rama jep lajmin e shumëpritur: Kjo është java e fundit me masat shtrënguese

Kryeministri Rama zbuloi se kjo do të jetë java e fundit e masave strikte të mbylljes prej pandemisë. Lidhur me shqetësimin e qytetarëve, ai tha...

Koronavirusi/ “Bëni kujdes o njerëz”, Rama thirrje qytetarëve

Kryeministri Edi Rama deklaroi së fundmi se është shumë në merak, lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi në vend. Kreu i Qeverisë iu bëri...

‘Qytetari dixhital’ zbardh skemën e mashtrimit në Korçë/ Berisha: Në lojë 100 milionë

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ndalet me mesazhet denoncuese nga “qytetari dixhital”. Këtë herë bëhet fjalë për një denoncim në Bashkinë e Korçës, që nëse...

Emisioni “Stop” në Tv Klan ka marrë denoncime se dy punonjës të Bashkisë së Kolonjës, krahas punës ndjekin njëkohësisht me kohë të plotë edhe studimet Master në Tiranë. Rasti konkret është për Igli Radomin, drejtor i Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve në Kolonjë dhe për Anjeza Koninin, specialiste në Bashkinë e Kolonjës në sektorin për mbrojtjen e fëmijëve. Dy punonjësit ndjekin studimet Master në Tiranë, njëri në Universitetin Polis dhe tjetrin në Universitetin Europian të Tiranës.

Emisioni “Stop” u interesua pranë këtyre dy Universiteteve dhe të dyja institucionet arsimore konfirmuan me shkresë zyrtare se dy nëpunësit e Bashkisë së Kolonjës janë studentë të tyre. Igli Radomi dhe Anjeza Konini ndjekin studimet tre herë në javë. Për të shkuar nga Kolonja në Tiranë duhet të paktën 4 orë udhëtim. Pyetja është si ndjekin studimet dhe punojnë njëkohësisht?

Gazetarja e emisionit “Stop” udhëtoi për 4 orë drejt Kolonjës. Aty u interesua pranë Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve dhe i thanë se drejtori i ujësjellësit është në takim me kryetarin e Bashkisë, ndërkohë që ky i fundit ishte në Elbasan!

Punonjësi: S’jam sot, jam në një takim me kryetarin e bashkisë thotë, nesër!

Bashkia Kolonjë

Gazetarja: Ku është kryetari?

Punonjësi: Kryetari në Elbasan.

Më pas gazetarja u interesua pranë Bashkisë së Kolonjës, aty ku punon specialistja Anjeza Konini. Për Anjezën thanë se është në trajnim 3 ditor.

Gazetarja: Anjeza Konini?

Punonjësja: Anjeza është në trajnim, në Tiranë 3 ditor.

Gaetarja: 3-ditor, të mërkurë, të enjte, të premte?

Punonjësja: Po!

Kurse nënkryetari i Bashkisë së Kolonjës, Jorgji Qiriazi tha për mikrofonin e emisionit “Stop” se nuk ka dijeni që këta dy punonjës ndjekin studimet Master. Ai pranoi se drejtori Igli Radomi dhe specialistja Anjeza Konini kanë marrë leje, por sipas tij u janë dhënë për arsye familjare apo probleme shëndetësore.

Nënkryetari i Bashkisë Kolonjë, Jorgji Qiriazi: Është e vërtetë që dy punonjësit që përmendët janë punonjës të Bashkisë së Kolonjës. Njëri është në rolin e administratorit të Sh.a Ujësjellës Kanalizimeve Kolonjë. Punonjësja tjetër Anjeza Konini është punonjësja jonë në seksionin e ndihmës ekonomike në sektorin për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Për këtë që ju thoni, nëse këta vijojnë një Master profesional a shkencor me kohë të plotë, unë personalisht nuk di gjë. Në dijeninë time dhe në diskutimet që kemi bërë nuk kam dijeni nëse këta vazhdojnë apo jo një Master. Në cilësinë e nënkryetarit po dhe në bashkëpunim me kryetarin unë di që këta punonjës vijojnë punën rregullisht. Për arsye personale, familjare, shëndetësore, përveç lejes së zakonshme ka qëlluar që ne mund të kemi dhënë edhe leje provizore, jo për Master ose ndonjë punë tjetër personale, por thjesht për probleme familjare, shëndetësore. Ajo që unë di të them është që nuk kemi dijeni nëse këta ndjekin një Master me kohë të plotë sikurse ju thoni.

Kurse avokatja Eda Grimçi shpjegon se dy nëpunësit nuk mund të jenë në këto pozicione pa pasur fillimisht Master. Nga ana tjetër, është e pamundur që punëdhënësi të mos e dijë një gjë të tillë. Si konkluzion jemi në kushtet e shpërdorimit të detyrës nga drejtuesi i institucionit.

Avokatja Eda Grimçi: Një punonjës i cili ka statusin e drejtorit, pra qenka pa Master. Sepse është kriter që për të pasur një pozicion të tillë në administratë shtetërore, sidomos në pozicionin e drejtorit, në asnjë rast nuk mund të jetë një punonjës i cili nuk ka minimalisht të dyja nivelet e arsimit, pra Bachelor dhe Master. Dy punonjës të administratës shtetërore marrin dy apo tre herë në javë leje për çështje private, personale apo shëndetësore dhe frekuentojnë universitetin me kohë të plotë. Ne kemi një VKM të posaçme e cila në rastet e dhënies së diplomës, Doktoraturës merren 10 ditë leje nga punëdhënësi për të vajtur dhe për të ushtruar këtë të drejtë. Nuk ka në asnjë rast asnjë bazë ligjore apo VKM për ata që ndjekin studimet Master me kohë të plotë të cilët janë të punësuar në administratë dhe ndërkohë lenë punën e tyre pa bërë duke u paguar me kohë të plotë dhe vazhdojnë ndjekin shkollën. Kjo është e pamundur. Këtu jemi në kushtet e shpërdorimit të detyrës nga ana e punëdhënësit, i cili është në dijeni të plotë se është e pamundur që punëdhënësi të mos jetë në dijeni të këtij fakti, duke u dhënë leje për çështje personale tre ditë të plotë në javë që këta të ndjekin studimet. /tvklan.al

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

FOTO/ Vetëvendosje e Albin Kurtit nis protestat në Kosovë

Në një kohë kur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë mbledhur për të dhënë vendimin mbi dekretin e Presidentit Thaçi, për formimin e qeverisë së...

Dy muaj në “karantinë”, ja kur nis punën KPK

Pas dy muajve ndërprerje për shkak të koronavirusit, Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit nis punën me 3 Qershor në orën 14:00. Raportohet se seanca dëgjimore...

Të kanë kërcënuar? Gazetarja shqiptare: Më kanë gërvishur makinat

Moderatorja Dasara Karaiskaj, ashtu sikundër dhe çdo personazh tjetër i ekranit, i është dashur të përballet me situata të ndryshme. Ajo shquhet për shpirtin...

“Bëj sevap se gjynah”, Dojna Mema ndalohet nga policia (FOTO)

Moderatorja Dojna Mema është ndaluar nga policia, teksa qarkullonte me mjetin e saj në Tiranë. Lajmin e ka përcjellë vetë ajo, me anë të...

COVID-19/ Italia drejt shërimit, ulet numri i viktimave

Italia është një nga vendet që u godit më keq nga COVID-19. Mirëpo me kalimin e muajve, ka arritur që të rimëkëmbet dhe t’i kthehet...
WhatsApp KONTAKTO TT