Dy prokurorë kanë dorëzuar brenda afatit aplikimin për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pas thirrjes së Prokurorisë së Përgjithshme.
Ata janë Vladimir Mara, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, dhe Esmeralda Keshi e Prokurorisë së Dibrës.
Dokumentacioni i tyre përmbush të gjitha kriteret e kërkuara.
Në një njoftim për shtyp, Prokuroria e Përgjithshme bën me dije se prokurorët Vladimir Mara dhe Esmeralda Keshi plotësojnë kushtet ligjore për të kandiduar si anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.