Të gjithë punëtorët e sektorit publik në Çeki që janë vaksinuar kundër Covid-19, do të kenë dy ditë pushimi shtesë. Kjo gjetje nga shteti, vjen në një kohë kur qytetarët në shumë vende të botës protestojnë për mos bërjen e vaksinës.
Kjo është një mënyrë tunduese, për ti drejtuar njerëzit drejt pikave të vaksinave ndaj pandemisë. “Duam vaksinim maksimal, që të mbrojmë veten kundër infektimit nga jashtë”, tha kryeministri i Çekisë, Andrej Babis.
Kryeministri ka thënë se qytetarët do të mund t’i shfrytëzojnë dy ditët e pushimit në çfarëdo periudhe para fundit të këtij viti.
Çekia deri më tani ka vaksinuar plotësisht 4.74 milionë njerëz, gati gjysma e popullsisë. Gjithsesi, qeveria beson se kjo shifër nuk është e mjaftueshme, duke i marrë parasysh 1.7 milionë infektimet dhe mbi 30.000 vdekjet e shkaktuara deri më tani që nga fillimi i pandemisë.