Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

DW: Shqipëria, rebusi që pret Gjykatën Kushtetuese ta zgjidhë

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
DW: Shqipëria, rebusi që pret Gjykatën Kushtetuese ta zgjidhë

Kriza politike dhe institucionale, ku Shqipëria ndodhet që prej gjashtë muajsh, duket si rebus, që sa shkon dhe bëhet më i vështirë për t’u zgjidhur. Të martën (6.08.2019) skadoi afati i regjistrimit në KQZ të partive politike në zbatim të dekretit të Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për përsëritjen e Lokaleve 2019 më 13 tetor. Fjala është për PD dhe partitë e tjera të opozitës jashtë parlamentit, pasi maxhoranca socialiste dhe qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama dekretin e 13 tetorit e quajnë antikushtetues. Skadim i afatit është një argument i freskët i mungesës së kompromisit politik dhe pakësimit të shanseve për një vendim pozitiv ndaj Shqipërisë në tetor lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Kaos, asnjë shenjë vullneti nga palët për kompromis. Dështimi i zbatimit të dekretit të Metës nga opozita jashtë parlamentit është i paralajmëruar. PD nuk pranon të marrë pjesë në zgjedhje me kryeministër Ramën, që e akuzon së fundi për manipulim edhe të zgjedhjeve të 30 qershorit. Dekreti i Metës pranohet prej saj „de jure” por refuzohet „de facto”. Ndërsa nga maxhoranca socialiste mosnjohja e dekretit është fakt që me zhvillimin e Lokaleve 2019, në 30 qershor. Ajo e quajti të martën “qesharake” thirrjen e Metës, në një kohë kur po zhvillohet procesi i konstituimit të kryetarëve të rinj socialistë në 60 bashki nga 61 që ka gjithsej Shqipëria.

Thirrjes së presidentit drejtuar forcave politike për t’u regjistruar në KQZ iu përgjigjën vetëm dy parti të opozitës jashtë parlamentare: Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Republikane. Ashtu si pritej, KQZ nuk iu përgjigj kërkesës së tyre përderisa më herët i ka quajtur „ nul” dekretet e presidentit Meta.

PD ka paralajmëruar rifillimin e protestave në shtator për të rrëzuar qeverinë Rama, pavarësisht se nuk ia doli mbanë ta realizonte këtë me protestat kombëtare nga shkurti në qershor. Ulja në tryezën e bisedimeve dhe dialogu duket larg. Nuk ka asnjë shenjë vullnet të mirë nga qeveria, që tani zotëron edhe gjithë pushtetin lokal, as nga PD që të ecin drejt kompromisit. Rifillimi i protestave të opozitës parathotë rikthim potencial në kaos.

Si të vetmen zgjidhje që kjo të mos ndodhë dhe të rriten shanset për një vendim pozitiv në tetor lidhur me negociatat e integrimit në BE, Meta sheh përsëritjen e Lokaleve 2019, në 13 ose 18 tetor. Për Metën Zgjedhjet Lokale të 30 qershorit mbeten “të paligjshme, votime dhe jo zgjedhje” përderisa zgjedhësit nuk patën alternativa konkurruese kandidatësh prej mospjesëmarrjes së opozitës. Mazhoranca socialiste e quajti të martën “qesharake” thirrjen e Metës, në një kohë kur po zhvillohet procesi i konstituimit të kryetarëve të rinj socialistë në 60 bashki nga 61 që ka gjithsej Shqipëria. Jo vetëm kaq por Meta, përsëritjen e zgjedhjeve e lidhi të martën, me demokracinë dhe drejtësinë e pavarur: “Pa zgjedhje, nuk ka demokraci. Pa demokraci nuk ka drejtësi të pavarur. Pa të dyja së bashku nuk ka të drejta dhe ekonomi për të gjithë shqiptarët. Dhe as ndëshkim për politikanët”, u shpreh ai në një postim në median sociale.

Meta: Maxhoranca socialiste pakicë me pushtet të paligjshëm.

Kriza institucionale Kryeministri – Presidencë u rëndua më tej të martën, kur presidenti Meta e quajti mazhorancën socialiste, “një pakicë që nuk njeh rotacion, që nuk e do hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE , pasi ka për të humbur pushtetin e paligjshëm politik, ekonomik dhe mediatik”.

Mazhoranca socialiste nga ana e saj e akuzon Metën për “veprime anti-kushtetuese që cënojnë sovranitetin e popullit dhe Kuvendit” me dekretet e shfuqizimit të 30 qershorit dhe caktimit të 13 tetorit si datë e zhvillimit të Lokaleve 2019. Ajo po vijon procedurat për shkarkimin e tij dhe pret Komisionin e Venecias, të cilit i është drejtuar zyrtarisht, të vijë në shtator në Tiranë për mbledhur fakte dhe dhënë opinionin e tij, nëse dekreti i Metës përbën ose jo shkelje të Kushtetutës.

Gjykata Kushtetuese ҫelësi i munguar për zgjidhjen e krizës.

Opinioni i Komisionit të Venecias do të ketë ndikim mbi vendimin që do të marrë parlamenti për shkarkimin e Metës. Por fjalën e fundit dhe vendimin e jep Gjykata Kushtetuese, e cila prej dy vitesh nuk funksionon. Ende nuk janë miratuar kandidaturat e përzgjedhura për katër vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, pasi ata duhet të kalojnë të gjitha fazat e vettingut, proces që e shtyn ngritjen e Gjykatës Kushtetuese për një kohë të pacaktuar në vjeshtë.

Duket se Gjykata Kushtetuese është ҫelësi i zgjidhjes së krizës në Shqipëri. Mungesa e saj e ka lënë sistemin politik jashtë kontrollit dhe balancave të institucioneve dhe pushteteve.

Ndërkombëtarët: Topi në fushën e institucioneve vendase.

Faktori ndërkombëtar i njeh si legjitime rezultatet e Lokaleve 2019 të 30 qershorit. Më shumë se interesi i zgjedhësve dhe pamundësia e tyre për të patur në zgjedhje alternativa politike nga bojkoti i opozitës duket se peshon për faktorin ndërkombëtar fakti që ato u zhvilluan qetë dhe pa incidente.

Për përsëritjen e ose jo të Lokaleve 2019, ky faktor nuk po ndërhyn por u drejton me këmbëngulje palëve thirrjen për t’u ulur në tryezën e bisedimeve. Për BE, SHBA,OSBE / ODIHR-i vendimi mbetet për t’u marrë nga autoritetet dhe institucionet vendase. Por për sa kohë institucione kyҫ, si Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë nuk funksionojnë, kriza politike ka gjasa të thellohet dhe të ulë në minimum shanset e një vendimi pozitiv për hapjen e negociatave në tetor. /DW

Tags: DWgjykatërebusshqiperia

TË LIDHURA

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
Aktualitet

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës
Aktualitet

Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës

19:18 | 04/04/2026
Next Post
Meta mesazh të fortë opozitës/ I kujton rastin e Serbisë: U përball, i vuri prangat Millosheviçit

Meta mesazh të fortë opozitës/ I kujton rastin e Serbisë: U përball, i vuri prangat Millosheviçit

Pushime në SHBA? Ambasada Amerikane bën njoftimin e rëndësishëm

Pushime në SHBA? Ambasada Amerikane bën njoftimin e rëndësishëm

Haradinaj tregon detaje nga marrja në pyetje në Hagë

Haradinaj tregon detaje nga marrja në pyetje në Hagë







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com