Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

DW: Për sa unitet dhe sa diversitet ka nevojë Evropa?

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
DW: Për sa unitet dhe sa diversitet ka nevojë Evropa?

BE-së i duhet uniteti, aty ku është e detyruar të kufizojë lirinë e shteteve anëtare, si monedha e përbashkët euro, por duhet të tregojë më shumë respekt për shtetin kombëtar, shkruan Boris Kalnoky.

Ka pasur një kohë, kur shtroheshin më shumë çështje teknike, kur vinte fjala për Europën. Male me gjalpë dhe liqene me qumësht u krijuan kështu me subvencionet agrare të BE-së, por që duhej të reduktoheshin pastaj po falë subvencioneve të tjera, vetëm që të mos mos prodhohej kaq shumë gjalp dhe qumësht. Kush e kuptonte këtë? As nuk e vriste njeri mendjen ta kuptonte, sepse këtë vramendje ua linte teknokratëve të BE.

Kur Europa u bë me kufij të jashtëm dhe me një monedhë të përbashkët situata ndryshoi. Me këtë politizimi dhe toni helmues. Sepse kufijtë dhe paraja janë ato që e përbëjnë shtetin. Në fillim nuk i kuptoi kush aq mirë pasojat kaq revolucionare të këtyre zhvillimeve. Pra që një konstrukt transnacional të merrte përsipër funksione, që deri më atëherë ishin thelbi i shteteve kombëtare. Atyre u mbeti si perspektivë në të ardhmen, vetëm pak më shumë, se roli i një administrimi province në kuadër të një konstrukti më të madh politik.

Për shkak se ky zhvillim nuk u tematizua si duhej dhe nuk u diskutua plotësisht në diskursin shoqëror, qytetarët nuk e tretën mirë. Me kalimin e kohës shumë vetë e kuptuan, oh, këtu paska ndryshuar diçka shumë e madhe…

Ata vazhduan të zgjedhin qeveritë e tyre, por këto qeveri – dhe me këtë edhe zgjedhësit- kishin gjithnjë e më pak hapësirë vepruese për ta farkëtuar vetë fatin e tyre si shoqëri. Bashkim Europian do të thoshte pra, kështu e ndjenë shumë vetë, më pak vetëvendosje.

Pushteti transnacional përballë shtetit kombëtar

Momentet më shokuese madje janë të datuara: Kriza e euros nga viti 2009 u tregoi grekëve, se ata nuk kishin asnjë rrugë tjetër të dilnin nga gjendja e vështirë, veç asaj që u tregoi Europa. Ndërsa kriza e refugjatëve e vitit 2015 u tregoi shoqërive, që nuk donin emigrantë, që më të fortët në BE kishin vullnetin, që “me vendim shumice” të detyronin vendet rezistuese me kuota shpërndarjeje të refugjatëve.

Kjo përpjekje e ushtrimit të pushtetit transnacional kundër vullnetit të parlamenteve kombëtare dhe zgjedhësve të tyre, u kthye në zile zgjimi ne BE për të gjithë ata, që donin ta përcaktonin vetë rrugën e vendeve të tyre edhe më tej. E ata jemi kryesisht ne në Lindje të Europës. Ne e shijojmë lirinë tonë si shoqëri, nga ana historike një kohë e shkurtër, që kur e shkundëm nga vetja konstruktin transnacional “blloku lindor” para 30 vjetësh. E këtë liri, që të vendosësh vetë për vendin tënd nuk duam ta dorëzojmë kollaj.

Rezistenca e Hungarisë dhe vendeve të tjera në rajon tregoi pastaj edhe kufijtë e “integrimit” në Europë. Europa nuk është vërtet “Bashkim” dhe kuota e refugjatëve dështoi.

Për sa unitet transnacional, për sa liri kombëtare ka nevojë BE, me qëllim që të mos shpërbëhet, por që t’u lerë hapësirë lirie edhe shoqërive anëtare?

Ka detyrime, që kërkojnë unitet, ndryshe puna nuk funksionon. Monedha e përbashkët Euro psh: Kush e ka këtë valutë, nuk mund të bëjë më politikën e vet monetare. Që t’i futesh projektit euro, kërkon pjekuri, ndryshe pasojat mund të jenë katastrofale. Kjo vlen edhe për kufijtë e jashtëm. Kush nuk e kupton, se me një politikë të papërgjegjshme buxhetore dhe një mbrojtje kufitare të dobët nuk rrezikon vetëm vendin e vet, por trondit të gjithë BE-në, ai duhet të mësojë, – ose të dalë nga zona Shengen apo eurozona.

BE të mos marrë më funksione të rëndësishme të shteteve kombëtare

Aktualisht është bërë e qartë, që ky proces i nxjerrjes mësim nuk ka përfunduar. Pasoja logjike: BE nuk duhet të vazhdojë më tej të marrë përsipër funksione të tjera të rëndësishme të shteteve kombëtare, pa i sqaruar efektet e tyre mirë në diskursin shoqëror. Një sigurim i përbashkët papunësie, një pagë minimale europiane, tatime europiane, një ushtri europiane me betim besnikërie në flamurin blu, vendimet e shumicës, ku aleancat e vendeve të forta mundin ato të dobtat, – pa pranueshmërinë në shoqëri të disa efekteve negative për vende të caktuara – çojnë në hapa radikalë e ndoshta në një moment edhe në shpërthime politike. Pasoja do të ishte një dobësim e jo forcim i Europës.

“Unitet në diversitet” – kjo është motoja e BE. Por në luftën politike harrohet, se me “diversitet” kuptohen shtetet kombëtare. Nocionet si “kombëtar” apo “shtet kombëtar” nga përkrahësit e një Europe më fort të integruar përdoren gati si fjalë ofenduese. Shumëllojshmëria e shteteve kombëtare – në retorikën e Brukselit duhet të futet më shumë respekt për to. Shteti kombëtar është një kuadër, ku demokracia mund të funksionojë më së miri. Historikisht BE lidhet me mirëqenien, madje ajo kështu filloi, si union ekonomik.

Ajo që dëgjohet shpesh, se BE qëndron për solidaritet dhe demokraci, kurse shteti kombëtar për nacionalizmin është një marrëzi ideologjike. BE është tregu, ku shtetet anëtare demokratike në bazë të rregullave të përbashkëta përfaqësojnë interesat e tyre dhe bëjnë pazare politike, pra bëjnë kompromise. Por për interesat e tyre kombëtare luftojnë të gjithë, gjithmonë, pa u përkulur. E kjo nuk është ndonjë gjë e keqe. Sepse ato janë interesat e qytetarëve, votuesve të tyre. Kjo është demokracia!

Boris Kálnoky, lindur në vitin 1961, raporton si korrespondent nga Hungaria për gazetën gjermane “Die Welt” dhe media të tjera gjermane.

 

Tags: DIVERSITETDWevropa

TË LIDHURA

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën
Bota

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën

22:01 | 19/02/2026
Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew
Bota

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

21:30 | 19/02/2026
Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor
Bota

Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

20:51 | 19/02/2026
Next Post
“Mund të martohem sërish”, Eneda Tarifa i kërkon falje vajzës

“Mund të martohem sërish”, Eneda Tarifa i kërkon falje vajzës

Vinin nga Tunizia, autoritetet italiane shpëtojnë 57 migrantë

Vinin nga Tunizia, autoritetet italiane shpëtojnë 57 migrantë

“E kam mik kryeministrin”, ish-ministri komenton deklaratën e pronarit që dhunoi turistët

“E kam mik kryeministrin”, ish-ministri komenton deklaratën e pronarit që dhunoi turistët







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën
Bota

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën

by mirseda
22:01 | 19/02/2026
0

Disa vende që janë anëtarësuar në Bordin e Paqes të Donald Trump kanë kontribuar më shumë se...

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

21:30 | 19/02/2026
Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

20:51 | 19/02/2026
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

20:31 | 19/02/2026
Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

20:06 | 19/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com