Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

DW/ Lokalet 2019, protesta civile kundër zgjedhjeve

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
DW/ Lokalet 2019, protesta civile kundër zgjedhjeve

Në Shqipëri po zhvillohen sot zgjedhjet lokale për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të bashkive. Presidenti Meta dhe opozita i ka cilësuar ato të paligjshme. Protesta qytetare shoqërojnë zgjedhjet.

Në Shqipëri po zhvillohen sot, (30.06.2019) zgjedhjet lokale 2019 për zgjedhjen e kryetarëve të rinj në 61 bashki. Gjatë pothuaj tre dekadeve post-komuniste këto janë zgjedhjet e para që zhvillohen në kushtet kur Presidenti Ilir Meta i ka cilësuar jo të ligjshme dhe kur opozita kryesore në vend, e drejtuar nga Partia Demokratike (PD) nuk merr pjesë.

Orët e para të zhvillimit të zgjedhjeve janë karakterizuar nga disa protesta të qytetarëve para qëndrave të votimit, në 3 shkolla të mesme në Tiranë. Qytetarë, kryesisht mbështetës të opozitës, protestojnë ndaj zhvillimit të zgjedhjeve pa opozitën, duke i quajtur zgjedhjet e kësaj të diele “zgjedhje moniste”

A janë Lokalet 2019 moniste?

Bojkoti i opozitës ka sjellë që në 31 bashki përballë kandidatëve për kryetar bashkie të mos ketë asnjë konkurrent. Partitë e reja opozitare parlamentare nuk arritën dot të kenë kandidatura. Ato u formuan nga ish-kandidatë për deputetë, në listat e PD dhe LSI, që nuk fituan në zgjedhjet parlamentare 2017 dhe hynë në Parlament pas heqjes dorë në bllok nga mandatet parlamentare te deputetëvetë PD dhe LSI, që protestojnë prej 4 muajsh për largimin e kryemnistrit Rama dhe rrëzimin e qeverisë së tij.

Kryetari i PD dhe opozitës jashtë parlamentare Lulzim Basha u ka bërë thirrje qytetarëve të bojkotojnë votimin dhe të mos marrin pjesë në zgjedhje, të cilat i cilëson si “farsë” dhe kthim pas në kohën e regjimit komunist, të zgjedhjeve një partiake

Zgjedhjet zhvillohen në një atmosferë tensioni. Në ditët që paraprinë 30 qershorin , në bashkitë e fituara nga PD në zgjedhjet e kaluara lokale, të vitit 2015, ka patur  protesta dhe mosbindje civile nga mbështetës të opozitës, janë bllokuar qëndra votimi, janë djegur materiale votimi. Policia ka arrestuar rreth 50 autorë që kanë kryer akte dhune për të pamundësuar zgjedhjet. Ajo ka hapur me forcë qëndrat kyçura me dryn të votimit, kryesisht shkolla.

Ndonëse Presidenti Meta i quan zgjedhjet lokale të kësaj të diele „ të paligjshme” ato po zhvillohen sipas dekretit të tij, në tetor 2018 që vendosi 30 qershorin si datë. Dy dekrete të njëpasnjëshme gjatë këtij muaji,  që shfuqizuan 30 qershorin dhe caktuan 13 tetorin e këtij viti si datën e re u shpallën ” nul” nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dhe Kolegji Zgjedhor, Gjykata më e lartë për zgjedhjet në Shqipëri. Presidenti Meta nuk u njohu këtyre organeve kompetencën për zhvlerësimin e dekreteve presidenciale.

Parlamenti po vijon procedurat për shkarkimin e Presidentit Meta, pasi e konsideron akt antikushtetues shfuqizimin e 30 qershorit si datë zhvillimit të Lokaleve 2019.

Zgjedhjet Lokale 2019 po vëzhgohen nga misioni ndërkombëtar i vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it dhe vëzhgues nga vendet anëtare të BE, mes të cilëve edhe nga Gjermania. /DW

 

Tags: protesteshqiperizgjedhje

TË LIDHURA

Kreu i SPAK raporton mbi 4 orë në Bruksel për gjyqësorin dhe të drejtat themelore
Politikë

Kreu i SPAK raporton mbi 4 orë në Bruksel për gjyqësorin dhe të drejtat themelore

20:43 | 04/03/2026
U rrëzua nga tarraca e azilit ku qendronte, ndërron jetë 72-vjeçarja në Gjirokastër
Aktualitet

U rrëzua nga tarraca e azilit ku qendronte, ndërron jetë 72-vjeçarja në Gjirokastër

20:20 | 04/03/2026
“Në Sofrën e Hënës”, kryeministri Edi Rama promovon librin e tij të ri
Aktualitet

“Në Sofrën e Hënës”, kryeministri Edi Rama promovon librin e tij të ri

19:59 | 04/03/2026
Next Post
Durrës/ Një person hyn me kallashnikov në qendrën e votimit

Durrës/ Një person hyn me kallashnikov në qendrën e votimit

LAJM I FUNDIT/ Procedohet penalisht Voltana Ademi

LAJM I FUNDIT/ Procedohet penalisht Voltana Ademi

Kush janë dy italianët e famshëm që votojnë sot në Shqipëri

Kush janë dy italianët e famshëm që votojnë sot në Shqipëri







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026




TË FUNDIT

Ndërpritet energjia në Irak, SHBA u kërkon shtetasve të largohen; dron pranë aeroportit të Bagdadit
Bota

Ndërpritet energjia në Irak, SHBA u kërkon shtetasve të largohen; dron pranë aeroportit të Bagdadit

by mirseda
20:56 | 04/03/2026
0

Ambasada amerikane në Bagdad u ka kërkuar qytetarëve amerikanë të largohen nga Iraku sa më shpejt të...

Kreu i SPAK raporton mbi 4 orë në Bruksel për gjyqësorin dhe të drejtat themelore

Kreu i SPAK raporton mbi 4 orë në Bruksel për gjyqësorin dhe të drejtat themelore

20:43 | 04/03/2026
U rrëzua nga tarraca e azilit ku qendronte, ndërron jetë 72-vjeçarja në Gjirokastër

U rrëzua nga tarraca e azilit ku qendronte, ndërron jetë 72-vjeçarja në Gjirokastër

20:20 | 04/03/2026
“Në Sofrën e Hënës”, kryeministri Edi Rama promovon librin e tij të ri

“Në Sofrën e Hënës”, kryeministri Edi Rama promovon librin e tij të ri

19:59 | 04/03/2026
Raketat nga Irani, Erdoğan: Turqia po merr të gjitha masat për sigurinë

Raketat nga Irani, Erdoğan: Turqia po merr të gjitha masat për sigurinë

19:56 | 04/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com