Ditën e sotme, një ekip gazetarësh të Abc News kanë guxuar të hyjnë në rrënojat e një pallati, që rrezikon të shembet tërësisht. Pallati është në lagjen 18 në Durrës. Ndërtesa është 9 katëshe dhe është ndërtuar 6 vite më parë.
Të intervistuar banorët kanë treguar që kanë pasur dëmtime të shumta. Ata e kanë pasur të pamundur të marrin qoftë edhe sendet personale, pasi në çdo moment ndërtesa rrezikon të shembet. Deri tani, ata nuk kanë pasur asnjë ndihmë. Gjatë intervistimit ata kanë bërë apel që të ndihmohen dhe të strehohen.
Në këtë pallat jetojnë mbi 100 familje në dy hyrje. Policia e ka shpallur një zonë të pasigurt, drita nuk ka, ndërsa shkallët janë shkëputur fare dhe nuk ke nga futesh.
“Rrobat e trupit nuk i marrim dot se janë këputur shkallët, nuk i kemi parë asnjeri nga shteti as nga një vend”. Këta shpëtuan kokat po nuk kanë ku fusin kokën”, kanë thënë banorët.
“48 milionë me statusin e të pastrehit kam qenë. Më kanë nxjerrë jashtë i jam përgjigjur shtetit një më një” – është shprehur një tjetër.