E diel, 17 Tetor, 2021
17.5 C
Tirana

“Duhet të kërkosh dorëheqjen”, punonjësja hiqet nga puna si simpatizante e PD

Jona Ago, punonjëse prej 4 vjetësh e policisë Bashkiake Devoll, ka marrë së fundi një shkresë-propozim për ndërprerjen e punës. Në bazë të shkresës, Jona nuk ka zbatuar urdhrat dhe është konstatuar duke pirë kafe gjatë kohës së punës. Punonjësja pretendon, se largimi nga puna është politik, me urdhër të kryetarit, pasi ajo njihet si simpatizante e palës tjetër politike.

Në shtëpinë e Jonës punon vetëm ajo dhe bashkë me të vëllain me prapambetje mendore, kanë mbetur jetimë të rinj.

Punonjësja e policisë bashkiake: I jam drejtuar emisionit “Stop” sepse para dy javësh më ka ardhur një propozim për largim nga puna dhe më është komunikuar që duhet të largohem nga puna dhe motivacioni është politike. Unë kam 4 vite punë dhe nuk kam bërë asnjë lloj shkelje, këta pretendojnë që shkelja e fundit ka qenë që më kanë parë në një kafe gjatë orarit të punës, por ata nuk e faktojnë dot që kam qenë në një kafe. Kjo nuk është e vërtetë sepse nuk kanë një fakt që të ma vërtetojnë.

Gazetari: Çfarë fakte keni ju që e vërtetoni që nuk keni qenë në kafe, por në punë?

Punonjësja e policisë bashkiakeUnë kam procesverbale të ndryshme që bën një punonjës i policisë bashkiake.

Gazetari: Për kë ditë bëhet fjalë që ju keni qenë në kafe, pra kjo është e gjithë alibia për të hequr nga puna një punonjëse 4-vjeçare që ka eksperiencën?

Punonjësja e policisë bashkiake: Gricjet kanë nisur një vit para, jo vetëm tani. Kurse tani, 3 ditë pas zgjedhjeve unë kam qenë me raport dhe këta pretendojnë që në datën 30 nuk kam qenë në punë. Unë kam procesverbalet që unë kam qenë në punë, e kam faktuar dhe nuk kam bërë asnjë lloj shkelje. Kur më ka ardhur propozimi për largim nga puna jam shtangur. Jam e vetmja që punoj në shtëpi.

Gazetari: Sa persona jetoni në shtëpi?

Punonjësja e policisë bashkiake: Jetoj me mamin dhe me vëllain. Vëllain e kam me probleme mendore, babai më ka vdekur kur isha 18 vjeç dhe mami është pensioniste, çfarë mund të bëjë me një pension. Jam munduar të takoj dhe kryetarin por nuk më kanë pranuar, as Marseli, drejtori dhe as përgjegjsi im. Është politike, unë nuk jam shfaqur dhe nuk jam marrë fare me politikë si në orar punë si jashtë orarit të punës.

Gazetari i “Stopi” ka takuar drejtorin e Jona Agos, z.Marsel Mulla ku është pyetur për arsyen pse e po e heqin nga puna, por ai nuk di të përgjigjet dhe pranon motivet politike.

Drejtori Policisë, Marsel MullaMë thuaj!

GazetariPër këtë Jona Agon, punonjësen, që ju keni!

Drejtori i Policisë, Marsel MullaPo!

Gazetari-Për atë kemi ardhë, se ka sjellë në emisionin tonë ankesën, thotë, që po më heqin pa të drejtë nga puna, por thjesht ne dhe për ta verifikuar, duhet të marrim dy anët e medaljes, jo vetëm çfarë thotë Jona.

Drejtori i Policisë, Marsel MullaMesa jam unë në dijeni, mua më ka ardhur procedura me shkrim nga kryeinspektori i policisë bashkiake, për mos respektimin e rregullores së punës, mosqenie në vendin e punës edhe mbas tre shkresave, ligjërisht mua më lind e drejta, që t’i bëj një urdhër për pushim nga puna.

GazetariPo ajo thotë, që unë e kam pas me raport.

Drejtori i Policisë, Marsel MullaAjo ka pasur tre ditë raport, dy ditë të tjera nuk ka ardhur në punë, kryeinspektori më ka thënë, që nuk është paraqitur në punë, nuk e ka bërë detyrën, që i kam ngarkuar…

GazetariE kuptoj!

Drejtori i Policisë, Marsel MullaMë ka vënë në dijeni,unë e kam firmosur, ai më ka thënë, që kjo s’ka ardhur në punë o vëlla, bëj urdhër, unë e kam firmosur sipas ligjit në pushtet. Mesa di unë, është në proçes nga Burimet Njerëzore për pushim nga puna.

GazetariËshtë në proces për pushim nga puna?

Drejtori i Policisë, Marsel MullaPo, është në proçes.

DenoncuesjaSa ditë me raport kam qenë unë?

Drejtori i Policisë, Marsel MullaTre.

DenoncuesjaTre, okej!

Drejtori i Policisë, Marsel MullaPo kush të tha ty, që s’ke qënë me raport?

DenoncuesjaDy ditët e tjera, çfarë date?

Drejtori i Policisë, Marsel Mulla29,30. Nuk merrem unë me të gjithë punonjësit, ku venë e ku hynë, e ku dalin.

DenoncuesjaPo si, nuk kam qenë unë i bie?

Drejtori i Policisë, Marsel Mulla– Si?

DenoncuesjaSeriozisht e ke ti, që s’kam qenë unë, që mos të zihemi, të bëjmë muhabete familjesh?

Drejtori i Policisë, Marsel MullaPër ça do zihesh ti?

DenoncuesjaSi nuk kam qenë me datë 30 unë? Ku jam kthyer unë pas raportit?

Drejtori i Policisë, Marsel MullaNuk ke qenë, e ta them unë, ku ke qënë?

DenoncuesjaHë, ma thuaj!

Drejtori i Policisë, Marsel Mulla-Ke qenë duke pirë kafe në lokalin e gjimnazit. Në rregull?

DenoncuesjaËshtë e ndaluar kafja?

Drejtori i Policisë, Marsel MullaPo, në orar të punës, po.

Denoncuesja-Jo mo fare, ma nxirr mua, që qenka e ndaluar kafja.

Drejtori i Policisë, Marsel MullaPo si të lesh punën dhe të vesh në lokal, ç’është kjo?

DenoncuesjaOre ti, po ti të tërë në lokal i kishe, ke marrë masa për të tjerët?

Drejtori i Policisë, Marsel MullaLëre, ça kisha unë!

DenoncuesjaAaa ti thua ti mos të rrish, po të tjerët le të rijnë.

Drejtori i Policisë, Marsel MullaTi do bësh detyrën tënde!

DenoncuesjaPo pra, detyrën time e kam kryer siç duhet.

Drejtori i Policisë, Marsel MullaNuk rrihet me zor në punë, më dëgjo mua!

DenoncuesjaAbsolutisht, s’dua të rri fare me zor unë.

Drejtori i Policisë, Marsel Mulla-Që ta kesh të qartë, nuk rrihet me zor në punë, as me “Stopin”, as me ndonjë emision tjetër.

Denoncuesja-Është e drejta ime ta ndjek, ku të dua.

Drejtori i Policisë, Marsel MullaPo vazhdo ti, ndiqe, ku të duash!

GazetariNejse, kur shikon një padrejtësi dhe i thuhet që: na ka thënë kryetari për shkak të bindjeve politike, të të heqim, kushdo të jetë dhe ti dhe unë, normalisht, që do kërkojë.

Drejtori i Policisë, Marsel MullaPo s’i ka thënë njeri fare kështu.

GazetariE kemi të regjistruar tani, mos e moho!

Drejtori i Policisë, Marsel MullaPo e keni të regjistruar, nxirre!

Pas drejtorit, takuan dhe përgjegjësin, por e njëjta situatë.

Lexo edhe :   “Vijë e kuqe”! Rama: S’ka negociata për Reformën në Drejtësi me PD-në
Lexo edhe :   Veliaj përgëzon Bashën: Meriton respekt që largove Berishën nga PD-ja

GazetariNe folëm edhe me Marselin, po ta kaloi ty të gjithë kompetencën, për punën e Jonës, koleges.

Dashamir Çakëri, Përgjegjës Ëhë.

GazetariNe po interesohemi, sepse Jona ka një version të sajin dhe donim ta verifikonim edhe versionin zyrtar, që ju përfaqësoni! Çfarë ka shkelur Jona, që i është kërkuar largimi nga puna?

Dashamir Çakëri, PërgjegjësNë qoftë se është caktuar në një vend pune dhe  nuk është gjetur atje, është konstatuar në lokal.

GazetariNë lokal, kjo?

Dashamir Çakëri, Përgjegjës Kaq, po këto…

Gazetari-Vetëm kjo, që ishte ulur në lokal? Edhe sot disa ishin ulur në lokal, i bie, që të merrni masa dhe për ata.

Dashamir Çakëri, Përgjegjës Po edhe për ata.

GazetariPo Jona ka një pretendim tjetër, thotë, që çdo gjë është politike.

Dashamir Çakëri, Përgjegjës Unë nuk e di nga është, nga unë s’ka politikë njëherë.

Gazetari-Se unë jam i drejtpërdrejtë, kemi një regjistrim, ku jeni ju dhe i thoni Jonës, që ta ka vënë syrin kryetari, sepse je e PD-së dhe do të heqë.

Dashamir Çakëri, Përgjegjës Jo, unë s’e kam thënë ndonjëherë këtë gjë.

Emisioni “Stop” ka mundur të sigurojë disa video të cilat nxjerrin zbuluar të gjithë procedurën që është ndjekur për shkarkimin e kësaj punonjëse policie në Bashkinë e Devollit, ku sipas pretendimeve zyrtare, ajo nuk ka qenë në vendin e punës, por shkaqet janë të tjera.

DenoncuesjaUnë dua të di vetëm nga ty këtë gjë, shoqërore!

Dashamir Çakëri, Përgjegjës Unë nuk dua të të heq, ata më kërkojnë gjëra, që s’dua…

DenoncuesjaShoqërore, dua ta di këtë gjë, ta ka thënë vetë personalisht kryetari apo Marseli, këtë dua të di, po ta ka thënë kryetari, merrem unë.

Dashamir Çakëri, Kam qenë me kryetarin dhe me Marselin.

DenoncuesjaNë mëngjes?

Dashamir Çakëri, Përgjegjës Po!

DenoncuesjaEdhe ma thuaj troç, ça të ka thënë?

Dashamir Çakëri, Përgjegjës Më ka çeduar ajo çupë, nuk doja ta largoja, më ka çeduar, por n.q.s do dali ky llaf, që Dashi të ka thënë në këtë formë, nuk do të jetë mirë për mua.

DenoncuesjaKjo është thjeshtë politike?

Dashamir Çakëri, Përgjegjës Varet, po mund të jetë dhe politike.

DenoncuesjaKaq, kaq!

Dashamir Çakëri, PërgjegjësTashi, në këtë mes, ka çeduar puna edhe më thanë, që mos të dëmtojë gjërat e tjera, duhet të kërkosh dorëheqjen!

DenoncuesjaPo, shumë mirë, të kërkoj unë dorëheqjen? Më gjeni në shkelje, ty nuk të vë në pozitë, më gjej në shkelje, unë nuk të mërzitem fare ty, se më vure masë ti mua dhe po më gjete në shkelje…

Dashamir Çakëri, Përgjegjës Po si të të vej masë unë ty, sepse ti je…

DenoncuesjaJo, jo, po më gjete në shkelje…

Dashamir Çakëri, Përgjegjës Ti je aq e aftë, sa mos të të gjej unë në shkelje.

Denoncuesja– O komandant, më gjete në shkelje, do ta vesh masën me të dyja duart!

Dashamir Çakëri, Përgjegjës Si  do të gjej unë në shkelje, kur Jona..?

DenoncuesjaPuna tënde, përderisa ta kanë dhënë ty këtë detyrë!

Dashamir Çakëri, Përgjegjës Po e shikon pra, e shikon, prandaj po të thoshte Dash Çakërri, që ka filluar të më vështirësohet dhe rrufepritësja.

DenoncuesjaPo vere more, këtë shkelje!

Dashamir Çakëri, Përgjegjës Si moj ta vej këtë shkelje? Si?

DenoncuesjaOre tashi, njerëz jemi, gabon ti, gaboj unë, nuk është ndonjë gjë…

Dashamir Çakëri, PërgjegjësPo unë, po të vura shkelje ty, zere se i kam vënë vetes time.

DenoncuesjaEpo tashi, kështu e do puna, ti bëj punën tënde!

Dashamir Çakëri, PërgjegjësPo nuk e dua mori çupë, po nuk e dua more këtë gjë. Ore, le të të thërrisnin pa ardhur unë, moj çupë e mbarë, deri tani të mbajtën…

DenoncuesjaTë tëra kështu i kanë bërë, i kanë thirrur përgjegjësit dhe i kanë përjashtuar.

Dashamir Çakëri, PërgjegjësLe të të thërrisnin më përpara!

DenoncuesjaPo s’kanë b**thë ata. /tvklan.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...