Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Duan të shesin interesin kombëtar”/ Kë politikan po paralajmëron Spartak Ngjela?

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Vendit i duhen gjyqtarë ndërkombëtarë, ja kush do të penalizohen të parët…”

Avokat Spartak Ngjela flet për prapaskenat që fshihen pas “JO”-së së Francës, për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas Ngjelës, Serbia, Rusia dhe së fundmi edhe Franca, po synojnë ta orientojnë Shqipërinë drejt Lindjes, dhe ta largojnë nga Europa. Në një analizë të detajuar, të shpërndarë me ndjekësit në Facebook, ai shkruan se të korruptuarit janë gëzuar nga ky vendim, pasi i tremben drejtësisë së re.

Sipas tij, të gjithë këta të gëzuar me aktin francez kundër Shqipërisë, janë të pushtuar nga ankthi i likuidimit për korrupsion. Për rrjedhojë, shkruan më tej Ngjela, për amerikanët që e kanë vëzhguar frikën e opozitës jashtëparlamentare, kjo nuk është një gjë e re.

Statusi

Cilën politikë përkrahu akti francez me votën kundër Shqipërisë për çeljen e negociatave të saj me Bashkimin Evropian? Gjithçka, me votë kundër Shqipërisë, Franca e bëri që shqiptarët të mbeten të vetëm dhe të orientohen nga Lindja. Kurse politika amerikane e do Shqipërinë në BE.

l.
Asnjëherë serbët nuk janë njohur për bilancë mendjesh politike. Presidenti francez, si përherë edhe kësaj radhe, besoi në përrallat serbe dhe ia dha mundësinë Serbisë dhe Rusisë për të qenë kundër Amerikës në Ballkanin Perëndimor. Kurse Uashingtoni u ndie i fyer: ai po kërkon me ngulm që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të jenë anëtare të Bashkimit Evropian.

Ky duhet të ketë qenë shkaku kryesor, sepse, për afrimin e jashtëzakonshëm që po ka politika amerikane me Shqipërinë, Franca, Spanja dhe Holanda ndihen shumë keq. Një botë shqiptare në Ballkanin Perëndimor, 97 përqind proamerikane, i shqetëson këto vende për të ardhmen e afërt: asnjë francez nacionalist i vjetër nuk e pranon dot fuqinë amerikane në shkencë, në ligj dhe në ide. Kurse, në aleancë me Shqipërinë, të tre këta vende, e shohin Amerikën në Mesdhe.

Por, a mund ta mundin dot këta politikën amerikane në lidhje me Shqipërinë dhe botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor? Asnjëherë! Tetë milionë shqiptarë në Ballkanin Perëndimor, janë me politikën amerikane. Të dy shtetet shqiptarë janë me baza ushtarake amerikane. Atëherë, pse shpreson për të kundërtën politika ruse, politika serbe, dhe, tani së fundmi, edhe kjo francezja?

Të gjithë këta kuptohet se e kanë shpresën te korrupsioni i lartë shtetëror shqiptar që, në njëqind vjet, ka shitur interesin kombëtar. Por sot, korrupsioni i lartë shtetëror shqiptar është i izoluar, dhe shumë i trembur nga kërcënimi amerikan. Gjithashtu, çifti patriotik Kurti-Osmani, që do të qeverisë tani në Kosovën, ka sjellë shqetësim maksimal te të shiturit e Tiranës.

ll.
E patë si u gëzua opozita jashtëparlamentare për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë? Janë fëminorë në politikë: me Beogradin do ta mundin këta politikën amerikane në Shqipëri?! Në fakt, janë të falimentuar dhe po shkojnë drejt shpronësimit për pasuritë e paligjshme që kanë vënë duke qenë në pushtet, por janë ndërkohë edhe drejt akuzës penale, prandaj shpresojnë. Realisht, janë të trembur.

I tremburi nuk sheh dot larg këmbëve të tija. Kjo është arsyeja fëminore e gëzimit opozitar. Jeta është e shkurtër për të gjithë, por, për të tremburin, ankthi është absolut. Të gjithë këta të gëzuar me aktin francez kundër Shqipërisë, janë të pushtuar nga ankthi i likuidimit për korrupsion.

Në fakt, për amerikanët që e kanë vëzhguar frikën e opozitës jashtëparlamentare, kjo nuk është një gjë e re, se i njohin me fakte, por këtë herë u habit edhe intelektualizmi shqiptar me ta.

Gjithsesi, kjo është gjendja. Të tremburit duan të shesin interesin kombëtar. Por tani, në një kohë proshqiptare, këtë gjë e kanë krejt të pamundur.

 

Tags: opozitashqiperiaSpartak Ngjela

TË LIDHURA

Dosja ndaj kryebashkiakut të Kolonjës Erion Isai, SPAK zgjat hetimet me 3 muaj
Aktualitet

Dosja ndaj kryebashkiakut të Kolonjës Erion Isai, SPAK zgjat hetimet me 3 muaj

15:04 | 06/11/2025
Aksident në Malësinë e Madhe, plagosen drejtuesit e dy automjeteve
Aktualitet

Aksident në Malësinë e Madhe, plagosen drejtuesit e dy automjeteve

14:54 | 06/11/2025
Kreu i KLSH në Kuvend: Ka edhe vonesa në zbatimin e kontratave
Politikë

Kreu i KLSH në Kuvend: Ka edhe vonesa në zbatimin e kontratave

13:59 | 06/11/2025
Next Post
“Don Kishoti i Surrelit”, ish-deputeti tallet keq me Spiropalin pas gafës së saj

Refuzimi i negociatave/ Spiropali: Opozita e shpalli Macronin ‘Hero Kombëtar’

Integrimi/ Haxhinasto: Duhet pakt kombëtar!

Integrimi/ Haxhinasto: Duhet pakt kombëtar!

Ambasadori iranian në Londër: Në Shqipëri, muxhahedinët po përdorin një “armë të re” që shpërndajnë…

Ambasadori iranian në Londër: Në Shqipëri, muxhahedinët po përdorin një “armë të re” që shpërndajnë…







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Sarkozy me “dietë” në qeli, ish-presidenti refuzon ushqimin e burgut sepse ka frikë nga helmimi
Bota

Sarkozy me “dietë” në qeli, ish-presidenti refuzon ushqimin e burgut sepse ka frikë nga helmimi

by mirseda
15:18 | 06/11/2025
0

Plani i dietës që ndjek ish-presidenti i Republikës Franceze ndërsa është i burgosur në burgun Sante në...

“Luftë” për shëndetin e fëmijëve! OBSH nis fushatë vaksinimi në Gaza pas paqes Izrael-Hamas

“Luftë” për shëndetin e fëmijëve! OBSH nis fushatë vaksinimi në Gaza pas paqes Izrael-Hamas

15:09 | 06/11/2025
Dosja ndaj kryebashkiakut të Kolonjës Erion Isai, SPAK zgjat hetimet me 3 muaj

Dosja ndaj kryebashkiakut të Kolonjës Erion Isai, SPAK zgjat hetimet me 3 muaj

15:04 | 06/11/2025
Aksident në Malësinë e Madhe, plagosen drejtuesit e dy automjeteve

Aksident në Malësinë e Madhe, plagosen drejtuesit e dy automjeteve

14:54 | 06/11/2025
Të shtëna me armë në Malishevë të Kosovës, dy vëllezërit ekzekutohen nga dhëndri i familjes

Të shtëna me armë në Malishevë të Kosovës, dy vëllezërit ekzekutohen nga dhëndri i familjes

14:41 | 06/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com