Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Dua të bëhem doktor”/Tre vëllezër në karrige me rrota, Arlindi: Lutem që të eci

6 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, W-Instant
“Dua të bëhem doktor”/Tre vëllezër në karrige me rrota, Arlindi: Lutem që të eci

Për Gëzimin, Arlindin dhe Adin çdo ditë është e njëjtë. Nga karriget e tyre me rrota, ku fati i ka dënuar prej vitesh; çdo ditë presin me shpresë që dikush do mundet t’i ndihmojë. T’i japë mundësinë që edhe ata si vëllai i tyre, Arditi, të munden të shkojnë në shkollë. Sepse dëshira e tyre më e madhe është të mësojnë.

Familja Idrizi jeton në fshatin Sukth në Durrës, në një shtëpi me qira, e cila pas tërmetit është në kushte edhe më të rënda. Shpëtimi, kryefamiljari mundohet të punojë kur gjen punë. Por i duhet të qëndrojë edhe në shtëpi, pasi për Lirien është shumë e vështirë të kujdeset e vetme për tre fëmijët dhe vjehrrën e cila njërin krah e ka të paralizuar.

“Shumë e vështirë të jetosh me tre fëmijë të sëmurë, me qira. Kanë nevojë për doktor, për çdo gjë. Për pampersa, për rroba. Kur nuk ke lekë t’i blesh asnjë kostum, asgjë. Nuk është një, por janë tre dhe është shumë e vështirë.

Nuk qëndronin në këmbë si gjithë fëmijët e tjerë. Atëherë ky i madhi mbeti, nuk eci më. Në atë kohë më lindi dhe djali i dytë. Një vit ka ecur shumë mirë edhe në rreth. Pas një viti ka mbetur edhe ai. I kemi çuar për kontrolle, thonë që e kanë zhvillimin me vonesë. Por, deri tani nuk kanë ecur fare. Djali i madh është me keq se të tjerët, sepse nuk lëviz fare. Është edhe më astmë, pasi shtëpia është me shumë lagështirë.”

E duan jetën, edhe pse janë të dënuar të qëndrojnë në ato karrige me rrota. Shpesh i kap trishtimi, por sërish arrijnë të kenë atë buzëqeshjen e pafajshme fëminore.

“-Ti di të lexosh? Po. -Çfarë lexon?  Shkronjat. A,B,C. -Ke qejf të mësosh? Shumë. Edhe Adi ka qejf të shkojë në shkollë, me Arditin dhe me mua. Dua të lexoj libra me përralla, të çohemi në këmbë dhe të luajmë me top. -Çfarë bën ti gjithë ditën? Rri, nuk bëj asnjë gjë. Vetëm rri. -Shokë ke? Po. Arditin e kam shok. -Çfarë do të bëhesh kur të rritesh? Doktor, të vizitojë të tjerët e të shoh se çfarë kanë. -Për çfarë i lutesh Zotit? I lutem për një shtëpi të re dhe të eci.”

Liria kërkon mbështetje për t’i bërë një kontroll tre fëmijëve, pasi ende ka shpresa se një ditë do munden të ecin. Por, është e pamundur t’i sigurojë djemve trajtimet që mund të nevojiten.

“Asnjë ditë nuk e kanë pasur të lumtur. Që të thonë se sot na bënë diçka dhe jemi të gëzuar. Asnjë ditë. Nuk çohen asnjë ditë të gëzuar se po shkojnë në shkollë. Apo se bëjnë diçka ndryshe. Veç çohen nga gjumi dhe në karrocë. I bëjmë një xhiro nëpër rrugica dhe kaq. Nuk shkojnë askund tjetër. Dy karroca kanë sepse njëra është prishur dhe njërin nga djemtë e mbajmë në krahë. Edhe këto të falura janë. Këta kërkojnë të hanë, të pinë, mundësitë nuk janë tamam siç i duan ata. Është shumë e vështirë. As lekë për të blerë drunj nuk kemi.

Të falur e kemi edhe sobën, nuk kemi pasur mundësi ta blejmë. Banja nuk është tamam, që të plotësojë kushtet për ta. Është e vogël. Si i lan djemtë? I ul në tokë, ashtu i laj. Dhoma e gjumit është ngushtë, dy krevate kemi. Dhe flemë nga dy persona se fëmijët janë të sëmurë dhe duhet t’i kem të gjithë në dhomë.

Dhe atë natë që ra tërmeti ishim në gjumë me fëmijët e nuk mundesha t’i nxirrja jashtë. Janë trembur shumë dhe vazhdojnë të jenë të trembur. Janë shumë të dramatizuar nga tërmeti, shtëpia është e vjetër. Është duke rënë e gjitha. Nuk është shtëpi që të jetojnë të sëmurët. Nga momenti në moment thua se po shembet. Jemi duke fjetur me frikë.”

Teksa Liria bën thirrje për ndihmë me dëshpërimin e një nëne, Arlindi ia kthen me një shpresë frymëzuese. I bindur se shqiptarët do t’i ndihmojnë.

“Kam shpresë se do më ndihmojë dikush, që të bëjmë diçka për këta fëmijë. T’i bëhet një kontroll për të ditur ecin apo jo. Që mos të na këputen shpresat krejt. Shqiptarët do të na ndihmojnë, kam besim.”

Apelin e dhimbshëm e ka publikuar fondacioni ‘Fundjavë Ndryshe’, i cili bën thirrje për t’i ardhur familjes Idrizi.

TË LIDHURA

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015
Kryesore

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

18:00 | 09/02/2026
VENDIMI/ GJKKO dërgon në gjyq Erion Veliaj dhe të tjerë, pas kërkesës së SPAK
Aktualitet

VENDIMI/ GJKKO dërgon në gjyq Erion Veliaj dhe të tjerë, pas kërkesës së SPAK

17:58 | 09/02/2026
PD vlerëson qëndrimin e KE-së për imunitetin e Ballukut, Boçi: Qëndrimi i Ramës dëmton integrimin
Politikë

PD vlerëson qëndrimin e KE-së për imunitetin e Ballukut, Boçi: Qëndrimi i Ramës dëmton integrimin

17:18 | 09/02/2026
Next Post
Ndotja në Maqedoninë e Veriut, frikë për eksport mbetjesh toksike

Ndotja në Maqedoninë e Veriut, frikë për eksport mbetjesh toksike

Testohet me sukses në Francë avioni pa pilot

Testohet me sukses në Francë avioni pa pilot

Manjani: 2019 ishte një vit i keq politik, i hapëm rrugën budallait

Manjani: 2019 ishte një vit i keq politik, i hapëm rrugën budallait







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015
Kryesore

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

by mirseda
18:00 | 09/02/2026
0

Bashkimi Evropian tha se arrestimi i fundit nga Serbia i një veterani të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...

VENDIMI/ GJKKO dërgon në gjyq Erion Veliaj dhe të tjerë, pas kërkesës së SPAK

VENDIMI/ GJKKO dërgon në gjyq Erion Veliaj dhe të tjerë, pas kërkesës së SPAK

17:58 | 09/02/2026
Gjyqi në Hagë, Presidentja Osmani: Pavarësia e Kosovës rezultat i sakrificës së popullit dhe UÇK-së

Gjyqi në Hagë, Presidentja Osmani: Pavarësia e Kosovës rezultat i sakrificës së popullit dhe UÇK-së

17:19 | 09/02/2026
PD vlerëson qëndrimin e KE-së për imunitetin e Ballukut, Boçi: Qëndrimi i Ramës dëmton integrimin

PD vlerëson qëndrimin e KE-së për imunitetin e Ballukut, Boçi: Qëndrimi i Ramës dëmton integrimin

17:18 | 09/02/2026
Alarm në SHBA, fruthi ‘shpërthen’ në disa shtete/ Mjekët: Njerëzit nuk po vaksinohen më

Alarm në SHBA, fruthi ‘shpërthen’ në disa shtete/ Mjekët: Njerëzit nuk po vaksinohen më

16:51 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com