Dua Lipa ka mbërritur në Kosovë ku edhe do të mbajë festivalin e iniciuar nga ajo “Sunny Hill Festival”, përfitimet e të cilit do të shkojnë për bamirësi. Por ajo nuk ka ardhur vetëm pasi asaj i janë bashkuar edhe disa nga yjet e arenave ndërkombëtare si: Miley Cyrus, Calvin Harris, Gashi etj.
Në një konferencë për shtyp, të mbajtur sot në Prishtinë, Dua Lipa ka bërë të ditur shumën që këngëtarja e njohur botërore Miley Cyrusi ka dhënë për festivalin Sunny Hill Festival.
“Miley Cyrus ka ndarë 25 mijë dollarë për fondacionin që do të shkojnë për bamirësi”, ka deklaruar Lipa.
Sipas mediave kosovare, Dua Lipa ka pohuar se mes saj edhe Miley Cyrus mund të ndodhë edhe një bashkëpunim në muzikë.
Ndërkohë, Miley Cyrus, Calvin Harris, Gashi si dhe shumë artistë të tjerë vendor dhe ndërkombëtar do perfomojnë në parkun e Gërmisë.