Një megaoperacion po zhvillohet nga FNSH, policia e Durrësit, Krujës dhe Tiranës. Janë 13 furgona të FNSH-së që janë nisur në drejtim të fshatit Nikël dhe Ishmit.
Ky operacion ka nisur pas informacioneve që janë marrë për parcelat e kanabisit që ndodhen në pjesë të ndryshme të fshatrave.
Raportohet se gjatë kontrolleve me dronë janë pikasur 31 parcela me drogë në fshatrat e thella të Niklës dhe 12 në zonën e Ishmit. Pritet që në orët në vijim të dalin më shumë informacione, në lidhje me operacionin që po zhvillohet.