Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Dridhen partitë, KQZ “skanon” shpenzimet e tyre

9 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shfaqur mosbesim të plotë ndaj partive politike për deklarimet dhe shpenzimet e bëra. Tashmë partitë politike në Shqipëri do të “skanohen” për deklarimet e tyre dhe shpenzimet reale të bëra përgjatë vitit të shkuar. Ndërsa kjo do të jetë prova dhe sfida e re e institucionit të zgjedhjeve në Shqipëri.

Përmes një njoftimi të bërë publik, KQZ-ja kërkon të auditohen fondet e përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike përgjatë vitit 2017. Institucioni kryesor i zgjedhjeve kërkon me urgjencë të bëhen pjesë e kontrollit të imtësishëm të gjithë partitë shqiptare.

Partia Demokratike e Shqipërisë është sulmuar ashpër për lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe lidhjet e mundshme me Rusinë. Rikujtojmë shkrimin investigativ të bërë nga revista amerikane “Mother Jones”, e cila shkruante se Basha është paguar nga biznesmenë rusë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Raporti i PD by Tirana Today on Scribd

Raporti i PS by Tirana Today on Scribd

Raporti i LSI by Tirana Today on Scribd

Njoftimi i KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes kësaj deklarate publike fton ekspertët kontabël të licensuar që të shprehin interesin e tyre pranë KQZ-së, për auditimin e fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike gjatë vitit kalendarik 2017, në mbështetje të nenit 23/2, pika 2 të ligjit nr. 8580, ‘Për Partitë Politike”.  

Ekspertët  kontabël të regjistruar pranë Instituti i Eksperteve Kontabel të Autorizuar (IEKA), përveç kushteve të përgjithshme të ushtrimit të profesionit duhet të plotësojnë edhe këto kritere:

– Të ushtrojnë profesionin e ekspertit kontabël të licensuar në 5 vitet e fundit.

– Të mos kenë marrë masa disiplinore: vërejtje me shënim në dosje ose pezullim të përkohshëm gjatë ushtrimit të profesionit të ekspertit kontabël.

– Të mos ketë qenë i zgjedhur në strukturat drejtuese të ndonjë partie politike në 5 vitet e fundit.

– Të mos ketë qenë kandidat i mbështetur nga ndonjë parti politike apo koalicion në zgjedhjet pararendëse.

– Të mos ketë marrëdhënie krushqie të afërt ose gjinie deri në shkallë të katërt me kryetarët dhe drejtuesit e tjerë më të lartë të partive politike, të cilat do të jenë objekt i auditimit.

Pas shfaqjes së interesit nga ekspertët kontabël pranë KQZ-së, përmes një shorti transparent që do të hidhet nga KQZ, do të përcaktohen edhe ekspertët që do të bëjnë auditimin e fondeve të përftuara dhe shpenzuara gjatë vitit kalendarik 2017 nga partitë politike.

Auditët e interesuar të dorëzojnë pranë KQZ-së brenda datës 08.04.2018, këtë dokumentacion:

1- Kërkesë aplikimi;

2- Deklaratë e nënshkruar nga kandidati  lidhur me kriteret e përzgjedhjes të sipërcituara.

Njëkohësisht, ju bëjmë thirrje të gjitha partive politike që aktualisht nuk kanë dorëzuar pranë KQZ-së raportet financiare vjetore për vitin 2017, t’i dorëzojnë ato menjëherë.

Nga 128 parti politike të regjistruara në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Tiranës, deri tani e kanë dorëzuar raportin vetëm 18 parti politike (raporte te cilat janë publikuar në faqen zyrtare të internetit http://ëëë.cec.org.al/sq-al/Publikimet/Raporte-Financiare/Raportet-vjetore-financiare-t%C3%AB-partive-politike/Raportet-vjetore-financiare-p%C3%ABr-vitin-2017).

Komisioni Qendror i Zgjedhjve është i vendosur të respektojë ligjin, ndaj ju kujtojmë se afati për dorëzimin e raporteve financiare është data 31 mars 2018 dhe shkelja e afatit të dorëzimit të raportit financiar në kohën e duhur apo paraqitja e tyre në shkelje të formateve të standardizuara, të miratuara nga KQZ, në zbatim të nenit 23/4 të ligjit “Për partitë politike”, dënohet me gjobë nga 50.000-100.000 lekë.

https://tiranatoday.com/dokumentetzbardhen-financat-e-ps-dhe-lsi-ja-kush-ua-mbush-arkat/

https://tiranatoday.com/dokumentishifra-qe-ka-deklaruar-pd-ja-ne-kqz-per-lobimin-ne-shba/

TIRANA TODAY

Tags: dridhenKQZpartiteshpenzimetshqiptareurgjencë

TË LIDHURA

Aktualitet

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

09:59 | 07/10/2026
Aktualitet

“Akademike e shquar”/ Berisha uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Suksese

09:47 | 07/10/2026
Aktualitet

Kryeministri Rama përkujton viktimat e 7 tetorit: Kujtesa të mos i dorëzohet kurrë indiferencës

09:28 | 07/10/2026
Next Post

Kuqezinjtë e Bogdanit mposhten nga Kazakistani, kaos mes arbitrave

EUROPOL: Sekuestrohet 1 ton drogë, 18 persona në pranga; Mes tyre shqiptarë

Lubonja: Rama ‘lepe peqe’ ndaj SHBA-ve për të larë mëkatet e brendshme







JU REKOMANDOJMË

“Akademike e shquar”/ Berisha uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Suksese

09:47 | 07/10/2026

Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë,videoja bëhet virale

09:36 | 07/10/2026

Kryeministri Rama përkujton viktimat e 7 tetorit: Kujtesa të mos i dorëzohet kurrë indiferencës

09:28 | 07/10/2026

SHBA paralajmërojnë amerikanët për murtajën në Rusi: Largohuni menjëherë!

09:13 | 07/10/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

by mirseda
09:59 | 07/10/2026
0

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve në...

“Akademike e shquar”/ Berisha uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Suksese

09:47 | 07/10/2026

Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë,videoja bëhet virale

09:36 | 07/10/2026

Kryeministri Rama përkujton viktimat e 7 tetorit: Kujtesa të mos i dorëzohet kurrë indiferencës

09:28 | 07/10/2026

SHBA paralajmërojnë amerikanët për murtajën në Rusi: Largohuni menjëherë!

09:13 | 07/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com