Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Ngjarja në Shkodër/Karamuço: Atentatin e parandaluan ata që e planifikuan

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka deklaruar se ngjarja e ditës së djeshme në Shkodër, ku Suida Kukës iu tentua t’i bëhej atentat me tritol, u parandalua nga ata që e planifikuan.

I ftuar në studion e “ABC Live”, Karamuço tha se duke iu referuar burimeve nga hetimi, ngjarja është parandaluar nga vetë autorët, për arsye që ende nuk dihen. Duket se ka pasur një pendesë në moment të fundit, dhe Kuka ka marrë një telefonatë, ku i është thënë për tritolin e vendosur poshtë mjetit të saj.

“Ngjarjen e parandaluan ata që e kishin planifikuar. Dje kam marrë në telefon drejtues të policisë. Kam pyetur nëse ka qenë një çantë e hedhur bosh, eksploziv me fitil apo telekomandë. Më është konfirmuar se ka qenë me telekomandë.

Në momentin e fundit, dikush, a një grup i caktuar njerëzish kanë ndërruar mendje dhe atëherë është bërë një telefonatë duke i thënë se e ke poshtë makinës dhe ajo ka njoftuar policinë, ku janë marrë masat.

Para dy javësh, kemi diskutuar që krimi i organizuar ka ngritur dorë kundër shtetit. U provua me policët. Tani vijmë edhe në disa sektorë të tjerë siç është ky i shëndetësisë”, theksoi Karamuço.

Drejtoresha e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër është paralajmëruar. Burime pranë policisë së Shkodrës bëjnë me dije se Suida Kuka ka marrë një mesazh në telefonin e saj, nga një numër i panjohur ku është njoftuar për lëndën plasëse në mjetin e saj. Menjëherë pas këtij mesazhi ajo ka marrë në telefon forcat e policisë së Shkodrës, të cilët kanë rrethuar zonën dhe kanë kërkuar evakuimin e të gjithë institucionit. Në dëshminë në polici ajo ka deklaruar se nuk ka konflikte me persona te tjerë, ndërkohë që edhe sa i takon detyrës si titullare e institucionit nuk ka pasur konflikte apo presione. Sakaq, policia e Shkodrës dhe Prokuroria po hetojnë edhe në lidhje me tabulatet telefonike dhe po kërkohet gjurmimi i numrit që dërgoi mesazhin.

Tags: Drejtoresha e Operatorit të Kujdesit ShëndetësorEksperti i kriminalistikësErvin KaramuçoShkoderSuida Kuka

TË LIDHURA

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

22:07 | 05/06/2026
Aktualitet

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026
Aktualitet

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026
Next Post

Nënë e bir ranë në lum, policia zbardh shkakun e aksidentit tragjik në Berat

Do i propozonte për fejesë, unaza i bie në liqen (VIDEO)

"Ditë e madhe" për Suedinë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com