Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Drejtësia nuk prodhoi, dhe nuk mund të prodhojë dot lajme politike

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Drejtësia nuk prodhoi, dhe nuk mund të prodhojë dot lajme politike

Nga: Ervis Iljazaj

Nëse shikon me kujdes të gjitha ngjarjet e fundit të politikës shqiptare të kohëve të fundit, madje, të viteve të fundit, të vetmet lajmet të rëndësishme që vijnë prej saj, janë ato që kanë për objekt drejtësinë, sidomos formimin e organeve të reja prej saj, mbi të cilat është zhvilluar dhe beteja politike e vitit të fundit.

Më së fundmi ka përfunduar ngritja e prokurorisë së posacme SPAK, e cila presupozohet të hetojë korrupsionin në nivelet e larta të funksionarëve shtetëror. Ky organ, është edhe thelbi i gjithë Reformës në Drejtësi, pasi ajo u bë pikërisht për ti dhënë fund abuzimit me pushtetin dhe pandëshkueshmërisë së tij për 25 vite me radhë. Në këtë kuptin, nëse dështon SPAK e gjithë Reforma në Drejtësi mund të konsiderohet e dështuar.

Çështja është se SPAK mund të ketë dhe një ndikim të madh në politikën shqiptare dhe dinamikat e saj. Në të dyja rastet, edhe nëse dështon, edhe nëse do të fillojë vërtet nivelet e larta të politikës, sepse politika do të ripozicionohet në varësi të punës së saj mund të krijohet një dinamikë të re politike.

Politika shqiptare ka kohë që nuk prodhon më asnjë lajm. Të vetmet lajme politike, me sa duket, do të vijnë nga drejtësia.

Dy vitet e fundit në Shqipëri, mund të konsiderohen fare lehtë si vitet ku politika është totalisht e bllokuar dhe ku e gjithë vëmendje është e fokusuar se çfarë do të prodhojë drejtësia e re që pritet të vijë edhe në aspektin politik.

Sepse është fare e qartë se, debatet politike janë në ngërç total. Asnjëra nga palët nuk është fokusuar te çështjet politike, por e gjithë retorika është e bazuar te morali, tek akuzat për korrupsion apo te gara se kush nga to është e drejtë dhe e padrejtë.

Kjo për një arsye thelbësore, Reformës në Drejtësi. Një Reformë rreth të cilës, u vërtitën të gjitha strategjitë politike, pasi, padyshim do të ndryshojë të gjithë sistemin juridik që është instaluar përgjatë gjithë tranzicionit shqiptar.

Me një imponim qartësisht amerikan, Reforma në Drejtësi është gati në fundin e saj, dhe palët politike duket sikur janë në pritje të efekteve të saj.

Prandaj, e gjitha dialektika politike është e bllokuar, pa të cilën të gjitha spuntot ekonomike dhe sociale paralizohen dhe mbeten në vend.

Padyshim, të gjitha palët politike për të ruajtur marrëdhëniet me organet gjyqësore te vjetra, bënë ç’të ishte e mundur për të stopuar këtë reforme, apo për ta ndikuar atë.

Mirëpo një situatë e tillë ka bllokuar çdo politikë qeverisëse, çdo iniciativë politike domethënëse, çdo nxitje ekonomike, në pritje se çfarë do të sjellë Reforma në Drejtësi në kampin politik.

Në këtë kuptim, ajo që ka munguar këtë vit është pikërisht dialektika normale politike, pa të cilët një demokraci kthehet në gjendje të ngrirë.

Duket sikur asgjë nuk lëviz në planin e qeverisjes, por edhe në kampin opozitar. Palët politike, duhet të dalin nga gjumi letargjik ku i ka futur Reforma në Drejtësi, dhe duhet të rifillojnë dialektikën politike. Ka vetëm një mënyrë për të ringjallur shpresë për të ardhmen në një shoqëri, është gara politike që ofron në një demokraci normale. Mirëpo kjo garë, ka mbetur peng e një drejtësie të re që pritet të vijë, e cila ka strukur të gjithë klasën politike shqiptare në zyrat e tyre me sytë nga pasojat e një sistemi që me siguri po ndryshon rrënjësisht.

Është pikërisht kjo paralizë politike, që po pengon çdo dinamike demokratike, që është kusht thelbësor për zhvillimin e një vendi.

Askush nuk flet më për reformat ekonomike, sociale apo politika që kanë ndikim në zhvillimin e vendit. Kjo është më se e kuptueshme. Politika shqiptare nuk ka aspak në fokus qeverisjen në këto kohë, por i ka sytë e gjitha nga drejtësia. /Gazeta Liberale

 

Tags: ervis iljazajreforma ne drejtesiSPAK

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
“Etilda Gjonaj të japë dorëheqjen”, LSI në mbrojtje të Metës

“Etilda Gjonaj të japë dorëheqjen”, LSI në mbrojtje të Metës

528 të infektuar nga koronavirusi në Itali, mes tyre edhe një futbollist

528 të infektuar nga koronavirusi në Itali, mes tyre edhe një futbollist

Koronavirusi/ Ish-deputeti shqiptar dhuron 5 mijë maska për qytetarët

Koronavirusi/ Ish-deputeti shqiptar dhuron 5 mijë maska për qytetarët







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të
Aktualitet

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

by mirseda
22:49 | 14/04/2026
0

Mbrëmjen e sotme në ‘Fan Club’ kanë qenë të ftuara edhe tezja e Selin dhe bashkëshortja e...

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

22:39 | 14/04/2026
Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

22:35 | 14/04/2026
Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

22:24 | 14/04/2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

22:22 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com