E martë, 27 Tetor, 2020
10 C
Tirana

Drejtësi me Milovan Drecunin? Jo, faleminderit

Më të lexuarat

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

Fotoja bëhet virale/ Melania Trump përdor sozi

Shpesh është folur që Zonja e Parë e SHBA ka një sozi, e cila e shoqëron presidentin hera-herës. Përkundrejt këtyre zërave, Trump e ka...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Kudo me truprojë, si ndryshoi jeta e Luanës pas përndjekjes (FOTO)

Pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje, moderatorja Luana Vjollca shfaqet kudo me truprojë. “Në çdo hap me mua. Faleminderit për sigurinë...

E trishtë, ndërron jetë ish-futbollisti i Manchester City

Manchester City ka dhënë një lajm të trishtë për botën e futbollit. Klubi njofton se ka ndërruar jetë në moshën 17-vjeçare ish-lojtari i të rinjve,...

Hajdari zbulon emrin e partisë me të cilën do garojë në zgjedhje

Deputetja Rudina Hajdari, do të garojë me një parti të re në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në ‘News 24’, Hajdari tha se partia e...

Nga: Berat Buzhala

Dhjetë vjet më vonë, dokumentet e organizatës super të specializuar, dokumentet e organizatës që pretendonte se do t’i realizonte të gjitha dëshirat tona, asaj që, po t’i kërkohej, do ta zbardhte edhe vrasjen e John Kennedyt, sot mund t’i gjesh edhe në pazar të kafshëve. Një ditë, në byrektore do t’i mbështjellin byrekët tanë me emrat e dëshmitarëve të Tribunalit Special. Ju i shpenzuat qindra miliona euro, i mbajtët në ethe qindra familje, dhe në fund përfunduat rrugëve të Prishtinës si ai karakteri komik i filmave vizatimorë, detektivi Tiger Mumbly.

Në dhjetor bëhen 10 vjet prej muajit kur senatori zviceran, Dick Marty, e kishte tronditur publikun evropian edhe Kosovën me një raport të tij, në të cilin thuhej se gjatë luftës, krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me në krye, hiç më pak, Hashim Thaçin, në një shtëpi diku në veri të Shqipërisë, kishin shkulur organe trupore prej civilëve serbë, të zënë rob, dhe të njëjtat organe i kishin përdorur për tregti.

Ani pse origjina e këtyre aludimeve ishte më e vjetër sesa raporti, kur ai u lexua dhe u publikua nga një senator veteran zviceran, erdhi e u bë i patejkalueshëm për drejtësinë. E mbaj në mend ballinën e gazetës prestigjioze britanike, “The Guardian”, që një ditë më pas e kishte pasur në faqen e vet të parë një fotografi të Thaçit, të shoqëruar me titullin në të cilin të mbeteshin të dy sytë: “Kryeministri i Kosovës dyshohet për trafikim të organeve”. Lexues potencialë të këtij artikulli ishin anëtarët e elitës liberale evropiane, qeverive, kuvendeve, përfaqësive diplomatike të shumicës së vendeve të botës. Kjo njollë nuk mund të hiqej me një kundërreagim. Nuk mund të hiqej as me një shkrim në gazetë a me një intervistë.

Në vendet ku sundon ligji, këto akuza demantohen vetëm me proces të prerë gjyqësor. Pikë. Aty nuk ka hapësirë për manovrim. Po t’u bëheshin këso lloj akuzash, do të skuqeshin edhe pjesëtarët e ISIS’it, të cilët, megjithatë, do të mund të thoshin që e kanë një kod përtej të cilit nuk dalin.  Siç edhe pritej, pa humbur kohë, u vu në lëvizje drejtësia. Me të drejtë, shumëkush në Bruksel dhe Uashington ishte skeptik që ky rast t’i besohej prokurorëve dhe gjyqtarëve në vendin tonë, të cilët, kur jemi të trafikimi, janë qenie të trafikueshme.

Pra, të gjitha rrugët po çonin diku tjetër, te krijimi i një gjykate jashtë vendit tonë, në mënyrë që të garantohej një proces i paanshëm, i pandikueshëm, në të cilin dëshmitarët nuk do të frikësoheshin, ku nuk do të mund ta fusë këmbën stafi lokal. Isha deputet në atë kohë. Presioni për ta votuar themelimin e këtij tribunali ishte masiv. Kishte shumë pak argumente për ta kundërshtuar këtë presion.

Bëhej fjalë për njërin prej krimeve më monstruoze – trafikim i organeve. Si për dreq, saktësisht në atë kohë, shpërtheu një skandal në shëndetësinë tonë, ku disa mjekë po akuzoheshin, gjithashtu, për trafikim të organeve. Ishin këto momente kur secili prej nesh instinktivisht i prekte veshkët e veta, nëse mos rastësisht po mungonte njëra prej tyre. Për t’i rënë shkurt kësaj historie, nën presion, por edhe për ta zbardhur këtë rast, e votuam themelimin e këtij tribunali. Sigurisht që Lëvizja Vetëvendosje ishte kundër, por kjo lëvizje ose udhëheqësi i saj kishin qënë kundër çdo gjëje.

Kështu, nëpër zhurmë të madhe, nëpër një proces plot kthesa e plot intriga, triumfoi kërkesa e bashkësisë ndërkombëtare “për pastrimin e luftës së UÇK’së”. Dorën në zemër, kjo luftë, sikur çdo luftë tjetër, nuk ka qenë aq e pastër. Sikurse kam thënë edhe njëherë tjetër, ideja e kësaj lufte ka qënë e shenjtë, por nuk kanë qenë të shenjtë të gjithë ata ushtarë dhe komandantë që kanë luftuar për këtë ide. Gjatë luftës kanë ndodhur krime monstruoze. Janë vrarë dhe arrestuar civilë të pafajshëm, prej njerëzve me uniforma të UÇK’së, veç pse kanë qenë kundërshtarë politikë. Ka raste edhe më banale, kur janë vrarë dhe torturuar civilë të pafajshëm veç pse hasmi i tij i paraluftës ishte rreshtuar në UÇK dhe e kishte shfrytëzuar këtë mundësi të artë që t’i qëronte hesapet me dikë nga fshati meqë tash i kishte ardhur dita. Të pafundme janë këto rrëfime. Kam qenë edhe vetë dëshmitar (dhe viktimë) e abuzimeve të tilla nga njerëz të uniformuar, që ishin shndërruar në kafshë të rrezikshme.

Pa hierarki komanduese, pa kurrfarë rregulli, dikush vendoste që ta rrihte gjysmën e fshatit. Qe një rast, në fshatin tim (në mënyrë të pashmangshme kishin ndodhur deformime të tilla), dikush e kishte rrahur dikë veç pse dy-tre vjet më parë e kishte denoncuar në policinë serbe njërin që ia kishte vjedhur atij delet. Tash, ai hajni i deleve ishte bërë ushtar dhe po e torturonte ish-viktimën e tij, për herë të dytë, duke e akuzuar për kolaboracionizëm me forcat pushtuese serbe. Ai nuk kishte qenë kolaboracionist. Ai thjesht po i kërkonte delet, të cilat policia, për hir të së vërtetës, ia kishte gjetur. A ishte ky ose a ishin këto krime të luftës? Jo. Këto kanë qenë krime të kryera gjatë luftës. Konventat ndërkombëtare i përcaktojnë qartë krimet e luftës. Për të ndodhur një i tillë, duhet të ekzistojnë qëllimi, motivi, arsyeja etj. Rrahja e dy fqinjve, vrasja e tyre – njëri me uniformë e tjetri civil – nuk është krim i luftës. Nuk mund të themelohet një tribunal me vlerë prej qindra miliona eurosh për këto krime, shto këtu faktin që këto krime janë trajtuar në Hagë, në UNMIK dhe në Eulex. Unë bashkëndiej me çdo viktimë të asaj kohe. Viktimës, ndaj së cilës është bërë padrejtësi, nuk i intereson definicioni. Ai kërkon drejtësi, pa marrë parasysh nëse ishte krim i luftës a krim i kryer gjatë luftës. Për atë ka qenë krim i rëndë. Është rrahur ose është mbajtur në burg, është torturuar prej kriminelëve të veshur me uniformën e UçK’së veç pse atij i kishte ardhur dita.

Lexo edhe :   Rriten rastet me koronavirus në Kosovë, 3 viktima
Lexo edhe :   Dy të vdekur dhe 166 raste me koronavirus në Kosovë

Megjithatë, ideja prapa këtij tribunali nuk ka qenë zbardhja e këtyre krimeve. Ide kanë qenë trafikimi i organeve dhe e ashtuquajtura “Shpija e Verdhë”. Në rrugë e sipër, kur dikush filloi të shohë që nuk ka asgjë prej asaj pune, për të mos dështuar tërësisht procesi, vendosi që t’i falsifikonte, sikur te “Ferma e Kafshëve”, rregullat e lojës. Akuzat për trafikim të organeve u zbehën, filloi të flitet me të madhe për zbardhjen e vrasjeve politike të zyrtarëve të LDK’së. Kjo e fundit është vazhdimisht një mundësi e mirë që ta bësh për vete publikun. Prandaj, publiku tha me vete “ani, shumë mirë, bile diçka”.

Qeverisja e keqe dhe korrupsioni enorm gjithashtu po e bënin të veten. Ishte një dëshirë që një pjesë të eprorëve të UçK’së t’i heqim prej skenës politike me çdo kusht. U bë Tribunali Special, siç do t’i thoshin fqinjët tanë veriorë, “djevojka za sve”. Ishte nisur për Tribunal Special dhe po përmbyllej si Tribunal Gjeneral. Prokurorët u treguan të gatshëm të flasin me këdo që ka pasur një problem ndonjëherë, mundësisht me dikë që ka qenë me uniformë të UÇK’së. Në dy-tre vjetët e fundit, unë kam dëgjuar rrëfime qesharake për hetimet që po zhvillohen atje. Pritjet në publik ishin që aty do të zbardheshin raste të tilla si vrasja e Ahmet Krasniqit e deri te 3 përqindëshi i Isa Mustafës.

“Po po, edhe kjo po hetohet”, thoshin disa që shtireshin si të mirinformuar. More bre, veç shprehe ti një dëshirë, edhe dikush që kishte biseduar me dikë në Tribunal të siguronte ty që edhe ai krim po hetohet. E trafikimi i organeve? Le, futja asaj teme! Pra, le, futja temës kryesore e hajde t’i zbardhim krejt krimet tjera. Ta heqim qafesh UÇK’në, me çdo kusht dhe me çdo çmim.

Dhe ja ku kemi mbërritur. Dhjetë vjet më vonë, dokumentet e organizatës super të specializuar, dokumentet e organizatës që pretendonte se do t’i realizonte të gjitha dëshirat tona, asaj që, po t’i kërkohej, do ta zbardhte edhe vrasjen e John Kennedyt, sot mund t’i gjesh edhe në pazar të kafshëve. Një ditë, në byrektore do t’i mbështjellin byrekët tanë me emrat e dëshmitarëve të Tribunalit Special, kurse zyrtarët e kësaj organizate për një skandal të tillë po kanë fytyrë që t’i mbajnë përgjegjës veteranët e UÇK’së.

Ata që premtuan drejtësi përfundimtare për vendin tonë tash po ngarendin sikur pulat pa krye nga një redaksi në një tjetër për t’i mbledhur puplat që janë hedhur prej 10 mijë metrash lartësi. Pra, ju i shpenzuat qindra miliona euro, i mbajtët në ethe qindra familje dhe në fund përfunduat rrugëve të Prishtinës si ai karakteri komik i filmave vizatmorë, detektivi Tiger Mumbly. Dhjetë vjet enigmë, dhjetë vjet dramë e për dikë shpresë u zhvlerësuan për më pak se dhjetë ditë.

Nuk i mori era vetëm ato mijëra faqe që sot gjenden gjithkund. I mori era ato premtime dhe ato fjalë të mëdha. I mori era shpresat e atyre djemve dhe vajzave që kanë mbetur pa prindër. E mori era edhe shpresën e bashkëshortes që gjatë luftës e kishin lënë pa burrë. Ata tash emrat e më të dashurëve të tyre do t’i shohin në të njëjtën fletë me emrin e Milorad Drecunit, shqiptarofobit neveritës. Ata do të lexojnë dhe do të shohin që po kërkojnë drejtësi së bashku me atë milicin dhe atë prokurorin serb. Ata do të shohin që do t’i ndajnë të njëjtën dhomë, të njëjtën bankë, me xhelatin e tyre. Bashkërisht do të kërkojnë që ta gjykojnë dhe dënojnë luftën e UÇK’së. Kjo është ajo çfarë Serbia ka kërkuar që 20 e kusur vjet. As në ëndrrat e veta më optimiste nuk do ta kishte paramenduar se gjërat do të shkonin kaq mbarë për të. Fatbardhësisht, e lexuam skenarin e këtij filmi ende pa u shfaqur ky film. Jo, faleminderit!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kryemadhi: Rama i ka kthyer shqiptarët si qen me maska

Kryetarja e LSI,  Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me vendimin e mbajtjes së maskës me detyrim në ambientet jashtë. Kryemadhi është shprehur se përdorimi...

Thaçi i ashpër me Perëndimin: Po i bën padrejtësi Kosovës me vizat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se është padrejtësi që Bashkimi Evropian nuk liberalizon vizat me Kosovën. Sipas tij, Perëndimi ka rënë në lajthitje. Teksa foli...

Ndeshje dramatike në “San Siro”, Kumbulla i shënon dhe ndal Milanin

Përfundon supersfida e javës së 6 të Serisë A, mes Milanit dhe Romës. Ndeshja ka prodhuar jo vetëm lojë të bukur, por edhe gola, pasi...

Hajdari ashpërson tonet: PD dhe PS, banda që luftojnë me njëra-tjetrën

Për deputeten Rudina Hajdari, dy partitë më të mëdha në vend PD dhe PS janë kthyer në banda të cilat luftojnë me njëra-tjetrën. Hajdari shprehet...

Krijimi i partive të reja, Patozi: ‘Thërrmimi’ i PD mund të dali për mirë

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, thotë se fragmentarizimi i PD mund t’i sjelli dobi Shqipërisë. Sipas tij, edhe nëse PD “thërrmohet fare, ndoshta nuk...