Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Drama e emigrantëve në Mesdhe: A e ka gëlltitur deti djalin tim?

4 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
Drama e emigrantëve në Mesdhe: A e ka gëlltitur deti djalin tim?

Nga: Annalisa Camilli “Internazionale”

Ai që e lajmëroi djali i tij Mubarak ndodhej në gomonen e mbytur në det më 21 prill pranë brigjeve të Libisë, ishte një mik që e telefonoi nga Tripoli, disa orë pas zbulimit të mbetjeve të gomones. Telefoni i tij ra gjatë kohës që ai ishte duke punuar në treg, dhe e mësoi në këtë mënyrë se djali i tij kishte humbur jetën në atë tragjedi.

Ajo që ndjeu në atë moment ishte një marramendje. Sudanezi Mubarak ishte 23 vjeç. Ai u largua më 20 prill në orën 22.00 të mbrëmje nga plazhi i Al Khoms në Libi, një qytet 120 kilometra në lindje të Tripolit, bashkë me më shumë se 100 njerëz të tjerë.

Pasi mësoi mbi vdekjen e djalit të tij, Abdullah pa në mënyrë irracionale telefonin e tij, duke shpresuar të merrte një mesazh WhatsApp nga Mubarak. “Unë shoh vazhdimisht bisedat tona. A ishte gjithmonë online, ndërsa tani jo më”- thotë ai. Linja e tyre e komunikimit është ndërprerë, dhe për Abdullahun, në mungesë të një konfirmimi zyrtar të vdekjes së djalit të tij, dhe në pamundësi të marrë trupin e tij për të kryer funeralin, kjo heshtje është prova e vetme se ka ndodhur diçka serioze.

Abdullah as që e dinte që djali i tij ishte larguar. Ata kishin folur dy ditë më parë, në fillim në WhatsApp dhe më pas në telefon. “Më telefono” ishte mesazhi i fundit që i dërgoi i biri.

Ai nuk i treguar se do të përpiqej të kapërcente detin. “Po të më kishte treguar, do t’i kisha thënë të mos e bënte”- thotë ai.

Abdullahu ka ditë që nuk mundet as të hajë dhe aq flejë:”Gruaja ime është e shkatërruar nga kjo ngjarje”. Çifti, që ka 6 fëmijë të tjerë, 3 djem dhe 3 vajza, jeton në periferi të Kartum, kryeqytetit të Sudanit, është me origjinë nga Darfurit, ashtu shumica e të mbyturve natën e 21 prillit.

“U detyruam të largohemi nga Darfuri pasi kishte luftë. Situata atje ka qenë gjithnjë e vështirë për ne”- thotë ai. Mubarak ishte djali më i madh. Ai u largua nga Kartum 1 vit e gjysmë më parë për të shkuar për të punuar në Libi për të ndihmuar familjen e tij.

“Ai po studionte në universitet në Sudan për ekonomi. Por donte të punonte që të na ndihmonte. Ishte një djalë shumë bujar. Nuk di si t’ua shpjegoj vëllezërve dhe motrave të tij që e humbëm”- thotë ai. Tani Abdullah do të donte të paktën të ishte në gjendje t’i bënte funeralin djalin e tij. “A jeni i sigurt që e ka gëlltitur deti? A janë gjetur trupat?”-pyet ai.

Mubarak Abdullah dyshohet se është një nga rreth 130 personat që u mbytën pranë brigjeve libiane më 21 Prill. Por për këtë nuk ka ndonjë siguri, pasi trupat nuk janë gjetur apo identifikuar zyrtarisht.

Refugjatët në gomone kërkuan ndihmë për orë të tëra, por askush nuk u erdhi në ndihmë: as libianët, as italianët dhe as maltezët. Vullnetarët e rrjetit evropian “Alarm Phone”, lëshuan sinjalin e alarmit mëngjesin e 21 prillit, kur morën telefonatën e parë direkt nga gomonia. “Ata na telefononin gjatë gjithë kohës, pasi kushtet e motit po përkeqësoheshin, por në fund telefoni i tyre satelitor nuk punonte më”- thotë Deana Dardush, një nga vullnetaret e organizatës humanitare “Alarm Phone”.

“Ocean Viking”, e vetmja anije humanitare në zonë, arriti në vendngjarje vetëm në orën 4.25 të mëngjesit të 22 prillit, bashkë me 3 anije mallrash. Pra ato e gjetën anijen 12 orë më vonë, të shkatërruar, të rrethuar nga dhjetëra kufoma.

“Askush nuk po koordinonte kërkimet”- thotë Alesandro Poro, kreu italian i organizatës “Sos Méditerranée”. Rojet bregdetare libiane thanë se do të gjenin trupat, por nuk e bëri këtë. Frontex e mbrojti veten duke deklaruar se “lajmëroi menjëherë qendrat e shpëtimit në Itali, Maltë dhe Libi, siç kërkohet nga ligji ndërkombëtar”.

Por 130 njerëz vdiqën pasi kërkuan ndihmë për 2 ditë me radhë, pa marrë asnjë përgjigje. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), 580 njerëz kanë vdekur në det në Mesdheun Qendror që nga fillimi i këtij viti. “Shtetet kanë refuzuar të marrin masa për të shpëtuar jetën e mbi 100 njerëzve. A është kjo trashëgimia e Evropës?”- Tha Safa Mseli, zëdhënës i IOM.

Avaria e anijes me refugjatë në 21 prill është e fundit në një seri të gjatë ngjarjesh të tilla, për shkak të rrezikshmërisë së kalimit në Mesdhe, mungesës së koordinimit në shpëtimin e të rrezikuarve, dhe mungesës së anijeve të shpëtimit në Mesdheun Qendror.

“Ocean Viking”, ishte e vetmja anije civile në zonë. Gjatë viteve të fundit, shumë anije humanitare janë ndaluar autoritetet italiane. Që nga maji i vitit 2020, inspektimet nga rojet bregdetare italiane kanë qenë të shpeshta, duke çuar në bllokimin e anijeve të OJQ-ve për periudha të gjata kohore.

Për më tepër, që nga viti 2017 ka pasur 16 hetime të hapura nga prokurorët, në të cilat OJQ-të janë akuzuar për ndihmën të emigracionit të paligjshëm. Nga ajo që del nga një hetim i

“The Intercept”, Drejtoria Kombëtare Anti-Mafias, ka luajtur një rol të rëndësishëm në kriminalizimin e punës së OJQ-ve.

Tani për tani, askush nuk është dënuar, por efekti i këtyre ndjekjeve penale ka qenë shkatërrues: OJQ-të e kanë humbur besueshmërinë dhe donatorët. Hetimi më i njohur, është ai i prokurorit të Trapanit, i mbyllur në fund të marsit të këtij viti. 40 mijë faqet e hetimit zbulojnë një përpjekje anormale hetimore ndaj OJQ-ve:u përgjuan dhjetëra punonjës humanitarë, gazetarë, madje avokatë dhe parlamentarë që nuk ishin nën hetim.

OJQ-ja e parë që patrulloi në Mesdheun Qendror ishte “Moas” në vitin 2014. Por midis viteve 2015-2016, 11 OJQ u bashkuan me rojet bregdetare italiane dhe anijet detare evropiane me 14 anije. Në vitin 2017, pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit midis Italisë dhe Libisë, që përfshinte trajnimin e rojeve bregdetare libiane, ka filluar një tërheqje graduale e aseteve nga ana e qeverive evropiane.

Burimi i lajmit: https://www.internazionale.it/reportage/annalisa-camilli/2021/04/30/naufragio-libia-sudanesi

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: Detiemigrantemesdhe

TË LIDHURA

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore
Aktualitet

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

22:06 | 24/05/2025
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)
Aktualitet

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

21:58 | 24/05/2025
“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2
Aktualitet

“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

20:39 | 24/05/2025
Next Post
Ushqimet që mbrojnë shëndetin e trurit dhe rrisin jetëgjatësinë e njeriut

Ushqimet që “vrasin” trurin

Shtëpia e Bardhë: 100 milionë amerikanë plotësisht të vaksinuar

Shtëpia e Bardhë: 100 milionë amerikanë plotësisht të vaksinuar

Haland te Bayern? Raiola ”kërcënon” Borussian e Dortmundit

Haland te Bayern? Raiola ''kërcënon'' Borussian e Dortmundit

JU REKOMANDOJMË

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025




TË FUNDIT

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?
Aktualitet

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?

by mirseda
22:54 | 24/05/2025
0

Spartak Ngjela: Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Saliu paska vendosur të mos bëjë...

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

22:06 | 24/05/2025
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

21:58 | 24/05/2025
“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

20:39 | 24/05/2025
“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

20:26 | 24/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com