E diel, 12 Korrik, 2020
21 C
Tirana

Dosja/ Vëllai i Alketa Vejsiut merret i pandehur

Më të lexuarat

Hoti paralajmëron rikthimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se nëse numri i rasteve vijon të rritet, atëherë në Kosovë mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. I ftuar në...

Nga marrëveshja me Turqinë tek Konventa e Aarhusit, Meta dekreton 3 ligjet e rëndësishme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme 3 ligje të parlamentit. Kreu i shtetit ka dekretuar shpalljen e ligjit “Për ratifikimin e...

Humb jetën nga koronavirusi babai i gazetarit të njohur

Gazetari i njohur, Berat Buzhala njofton se babai i tij ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Përmes një postimi në Facebook, gazetari tregon se babai i...

“Unë kryeministër e ai president”, Rama thumbon Bashën

Përgjigjet e kundërpërgjigjet ndërmjet Ramës dhe Bashës nuk kanë fund. Pasi kryedemokrati zbuloi prapaskenat, lidhur me ofertën që i kishte ardhur nga ndërmjetësues të...

“U rrah nga shokët e skuadrës”, reagon lojtari rumun i Partizanit

Qendërmbrojtësi rumun i Partizanit, Deian Boldor, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan sot në media se ai ka pësuar nga shokët e tij të...

Zbardhet përgjimi/ Ish-kryeministri maqedonas Zoran Zaev ofendon shqiptarët

Një përgjim i ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ku dëgjohet duke ofenduar shqiptarët po bën xhiron e rrjetit. Në videon e siguruar nga...

U kërkoi të mbanin maskë, shoferi i autobusit humb jetën nga të rrahurat e të rinjve

Një 59-vjeçar i cili punonte si shofer autobusi në Francë ka humbur jetën, pasi u rrah nga një grup pasagjerësh që refuzuan të mbanin...

U fotografua në rrugë, reagon deputetja e infektuar

Deputetja e PDK në Kuvendin e Kosovës Eliza Hoxha e cila është infektuar nga COVID-19, së fundmi u fotografua në rrugë. Reagimet qenë të shumta,...

Shpërthejnë protestat në Greqi pas miratimit të ligjit në Kuvend

Në Greqi kanë janë regjistruar protesta të dhunshme, kundër ligjit që kufizon të drejtën për të protestuar që u miratua së fundmi në Parlament. Ky...

“Bleu shtëpi 232 mijë euro”/ Majko: Ndryshova banesë për shkak të kërcënimeve

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ka pohuar edhe një herë se ai ka marrë kërcënime nga Irani rreth dy vite më parë. Majko ka reaguar...

Endrit Vejsiu, vëllai i moderatores së njohur Alketa Vejsiu është marrë i pandehur dhe dërguar në gjykatën e Lezhës, ku do përballet me akuzën e “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Sipas prokurorisë, ai ka shërbyer si korrier i një personi tjetër, që kishte si synim të trafikonte katër mina nga porti i Shëngjinit në drejtim të Italisë. Vetë i pandehuri Vejsiu ka deklaruar në prokurori se është nisur nga Rinasi për të ardhur në Lezhë, dhe në kohën që ka ardhur pranë karburant EKO në autostradën “Lezhë-Shkodër”, është ndaluar nga policia dhe gjatë kontrollit të automjetit në bagazhin e tij janë gjetur sende të kundraligjshme, si lendë narkotike dhe mine me telekomandë, për të cilat nuk kishte dijeni se si ndodheshin në të.

Sipas dosjes hetimore, ka rezultuar se në 30 shtator 2018, nga Seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në Lezhë është marrë informacion mbi aktivitetin kriminal të Ferdinant Jonuzaj. Nga të dhënat e siguruara nga policia gjyqësore rezulton se ky shtetas me profesion taksist, merrej me transportimin e lëndëve narkotike në sasi mbi pesë kilogram, si dhe në transportimin nëpër rrethe të lëndëve plasëse, ku në disa raste për transport përdor edhe shtetas të tjerë. Duke shfrytëzuar lidhjet shoqërore që ky shtetas ka në rrethin e Lezhës me të cilët bashkëpunon në ushtrimin e aktivitetit të tij kriminal, ky shtetas ka kërkuar blerës për të shitur lëndën narkotike si dhe një sasi lënde plasëse të cilën do ta trafikonte nëpërmjet portit të Shëngjinit drejt shtetit Italian. Në vijimësi të informacioneve operative të administruara nga shërbimet e policisë është mësuar se ky shtetas do të sillte në Lezhë një sasi prej 3 kg lëndë narkotike, si dhe 4 mina me telekomandë.

Në vijimësi të veprimeve hetimore në kuadër të hetimit të proçedimin penal nr.953 viti 2018, nga ana e shërbimeve të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në Sektorin për Hetimin e Krimeve, është marrë informacion në rrugë operative se tek karburant EKO, i cili ndodhet në kryqëzimin e Shënkollit – Lezhë, do të afrohej një person me automjetin OPEL CORSA, ngjyrë e zëzë, me targa AA-419-SP, i cili në bagazhin e automjetit transportonte lëndë narkotike të llojit marijuan dhe lendë plasëse për tu plasur në distancë me telefon dhe konkretisht në ora 02:00, automjeti me targa AA 419 SP është konstatuar te hyjë në parkimin verior të karburantit, i cili është konstatuar nga shërbimet e policisë të cilët janë prezantuar si punonjës policie dhe në vend kanë bërë identifikimin e drejtuesit të mjetit Endrit Vejsiu. Gjatë kontrollit të automjetit në bagazhin e tij është konstatuar një gome automjeti e cila kishte pjesën e diskut të dëmtuar me mjete të forta. Në këto kushte është bërë shoqërimi i shtetasit Endrit Vejsiu së bashku me mjetin me targa AA419SP për në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Gjatë kontrollit në bagazhin e mjetit brenda një gome me disk të dëmtuar krahas një sasie lëndë narkotike janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale 4 pako me material të ngurtë, të ngjitura me natriban ngjyrë grit ë dyshuara si lëndë plasëse tritol, këto pako të mbështjella me një copë rrobe ngyrë të bardhë, ku 3 nga këto pako kanë të ngjitur po me natriban ngjyrë gri nga një aparat telefonik dhe nga brendësia e këtyre telefonave dilnin nga dy fije (tela) elektrik të gjitha këto të dyshuara si bomba me komandim në distancë (nëpërmjet celularit) ku nga çaktivizimi, këqyrja e tyre rezulton se. në secilën pako gjithësejt katër janë të përbërë nga 4 kallëp tritoli në fomrë cilindrike me peshë 75 gram secila pra një pako 300 gr me përmasa, diametër 3 cm e lartësi 7 cm të cilat nga provat që u bënë me këto lëndë plasëse rezultoi se ajo realizon shpërthim të efekshëm.

Në tre nga këto pako janë të ngjitur me natriban nga një aparat telefonik celular, në pakon me nr.2 aparat celular EAGLE nga brendësia e të cilit dilnin dy fije teli të gomuar, njëri ngjyrë të zezë, tjetri ngjyrë kuqe të hapur, ndërsa në pakon me nr. 3 dhe 4 nga një aparat telefoni celular i markës SAMSUNG nga brendësia e të cilive dalin nga dy fije teli të gomuar, të gjata rreth 20 cm të pa lidhura me ndonjë aksesor plasëse (kapsollë  elktrodetonatore). Në të tre pakot që kanë aparatet e telefonave nga pjesa e pasme e tyre të ngjitur po me natriban kanë një boks si ato të magnetofonave që shërbejnë për ngjitjen e pakos pas një objekti metalik. Asnjëri prej tre aparateve telefonik celular objekt ekspertimi nuk kanë kartë SIMS. Bateria e asnjërit prej aparateve telefonike celularë në momentin e këqyrjes nuk nxjerr tension, pra nuk është e mundur ndezja e tyre./shqiptarja.com

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Dielli do të lindë përsëri”/ Hashim Thaçi viziton varrin e Adem Jasharit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar varrin e Adem Jasharit, dy ditë para nisjes për në Hagë. “Jam sonte këtu në Prekaz për të...

Listat e hapura kërkojnë ndryshime në kushtetutë, sipas një eksperti ndërkombëtar

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama dhe Partia Demokratike, replikuan sërish sot në distancë pas deklarimit të djeshëm të kreut socialist për të mbështetur propozimin...

Japoni/ Dhjetëra viktima nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

Ka shkuar në 63 numri i personave që kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e tokës në rajonin Kyushu në jugperëndim të Japonisë. Sipas agjencisë së...

Armand Duka uron De Biasin për detyrën e re

Kreu i FSHF-së, Armando Duka, ka uruar ish-trajnerin e kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, për detyrën e re. Duka thotë së shpreson që De Biasi...

Kapshticë/ Policia greke nuk lejon asnjë makinë me targa shqiptare të kalojë kufirin

Të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë këtë fundjavë nuk do të lejohen. Sipas Abc News, pala greke në Kapshticë ka njoftuar se...