Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Dosja “Tërmeti”/ Ish-prokurori Hajdari: Koha për një “tërmet” ligjor

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Dosja “Tërmeti”/ Ish-prokurori Hajdari: Koha për një “tërmet” ligjor

Për ish-prokurorin Shkëlqim Hajdari, tërmeti që tronditi Shqipërinë në 26 nëntor duhet të shoqërohet me një ‘tërmet ligjor’, duke bërë të mundur parandalimin e ndërtimeve jashtë kushteve, kritereve dhe normave teknike. Një ditë më parë janë lëshuar nga Prokuroria 38-të urdhër-arreste. Tre nga personat e arrestuar janë kryetarë komunash, të cilët dyshohen për “shpërdorim detyre”. Sipas Hajdarit, fajtorët kryesorë janë administratorët vendorë, të cilët kanë miratuar leje ndërtimi ndaj subjekteve, me dosje të cilat paraqesin mangësi të mëdha. Dosje që nuk përmbajnë studime sizmologjike, projekte konstruksioni si edhe disa prej tyre nuk përmbajnë as firmat e inxhinierëve që kanë bërë zbatimin e projektit. Sipas tij, një zyrtar i përgjegjshëm nga pikëpamja administrative, duhet të ndihet keq e të mbajë përgjegjësi, pasi janë shënuar viktima. E po kështu janë shkatërruar objekte të mëdha sociale publike e të tjerë.

“Jo në kuptimin penal, por në kuptimin strukturor, ai që drejton njësinë vendore e cila ka dhënë një leje ndërtimi, jo në kuptimin penal duhet ta sqaroj këtë pjesë. Por në kuptimin administrativ. Drejtuesi i njësisë, i qeverisë vendore është përgjegjësi kryesor. Sepse pavarësisht se ai nuk është urbanist apo arkitekt. Në fund të fundit një njeri që ka miratuar një leje ndërtimi, nuk i kushton gjë që t’i hedhë një sy dosjes së një subjekti që ka marrë përsipër për të bërë një ndërtim. Aq më shumë kur bëhet fjalë për ndërtime publike që janë pallate. Drejtuesit e njësisë vendore, pavarësisht se nuk i ka aftësitë profesionale, e kupton që kjo dosje ka mangësi të mëdha nga pikëpamja formale. Një dosje nuk ka studimin e sizmologjisë, një dosje tjetër nuk ka projekt konstruksioni, një tjetër nuk ka firmat e inxhinierëve që ka bërë zbatimin e projektit. Një zyrtar i përgjegjshëm nga pikëpamja administrative duhet të ndihet keq në çdo vend që janë dëmtuar, kanë humbur jetë njerëzish, janë shkatërruar objekte të mëdha sociale publike e të tjerë”, u shpreh ish-prokurori.

Më tej ai ngriti edhe shqetësimin e kaosit me ndërtimet. Shkëlqim Hajdari u shpreh se vendi ynë ka qenë në një agresion ndërtimor, ndaj Prokuroria e ka të pamundur të provojë shkeljen e ligjit. “Të arrish të provosh shkelje të ligjit, Prokuroria nuk mundet dot. E gjithë Shqipëria ka qenë në një agresion ndërtimor. Në qoftë se ne jemi guinness, në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë, ne jemi për sjelljen barbare që kemi bërë për territorin.

Më pas gjërat e tjera që i kemi probleme në Shqipëri ekzistojnë, por territorit nuk ke se çfarë t’i bësh më, sepse territorin e ke shkatërruar, e ke zaptuar, e ke dëmtuar dhe kjo është gjë që duhen dekada për ta riparuar. Gjithsesi unë mendoj se Prokuroria ka bërë hetime edhe kur ka pasur raste për ndërtime pa leje. Për ndërtimet pa leje, Prokuroria ka vite të tëra që procedon dhe dërgon në gjyq njerëz edhe të dënuar penalisht, pa diskutim për këtë gjë ka me dhjetëra dosje. Por kjo situata e tërmetit që na ndodhi neve, kjo do duhet të shoqërohet me një “tërmet” ligjor. Është detyrë e qeverisë, është detyrë e ekspertizës që ne tashmë të mos ndërtojmë ligje dhe nene rregullore për të qenë brenda, por ato që i kemi t’i selektojmë. Në këtë mënyrë t’i mos t’i shkojë njeriu ndërmend që mundet të marrë një leje ndërtimi, jashtë kushteve, jashtë kritereve, jashtë normave teknike dhe kështu me radhë”, tha Shkëlqim Hajdari.

Tags: ProkuroriaShkëlqim Hajdaritermet

TË LIDHURA

Australia merr nga Siria 34 shtetas të saj nga kampi Roj, ku kanë qëndruar edhe gra shqiptare
Aktualitet

Australia merr nga Siria 34 shtetas të saj nga kampi Roj, ku kanë qëndruar edhe gra shqiptare

22:25 | 16/02/2026
Belgjikë, prokuroria kërkon burg përjetë për Franc Çopjan, 33-vjeçari: Po kërkoj vetëm mëshirë
Aktualitet

Belgjikë, prokuroria kërkon burg përjetë për Franc Çopjan, 33-vjeçari: Po kërkoj vetëm mëshirë

21:17 | 16/02/2026
U mbajt sot seanca e parë për pezullimin e ‘Diellës’, avokati i Anila Bishës kërkon shtyrje
Aktualitet

U mbajt sot seanca e parë për pezullimin e ‘Diellës’, avokati i Anila Bishës kërkon shtyrje

20:59 | 16/02/2026
Next Post
Emiliano Muharremi rikonfirmohet si kryetar i PS për Bashkinë e Korçës

Emiliano Muharremi rikonfirmohet si kryetar i PS për Bashkinë e Korçës

Policia në Maqedoninë e Veriut gjen dhjetëra migrantë në një kamion

Policia në Maqedoninë e Veriut gjen dhjetëra migrantë në një kamion

Ngrijnë rrugët e Korçës, tre aksidente që në mëngjes

Ngrijnë rrugët e Korçës, tre aksidente që në mëngjes







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026




TË FUNDIT

Australia merr nga Siria 34 shtetas të saj nga kampi Roj, ku kanë qëndruar edhe gra shqiptare
Aktualitet

Australia merr nga Siria 34 shtetas të saj nga kampi Roj, ku kanë qëndruar edhe gra shqiptare

by mirseda
22:25 | 16/02/2026
0

Anëtarë të familjeve të militantëve të dyshuar të Shtetit Islamik, të cilët janë shtetas australianë, hipën në...

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë

21:37 | 16/02/2026
Belgjikë, prokuroria kërkon burg përjetë për Franc Çopjan, 33-vjeçari: Po kërkoj vetëm mëshirë

Belgjikë, prokuroria kërkon burg përjetë për Franc Çopjan, 33-vjeçari: Po kërkoj vetëm mëshirë

21:17 | 16/02/2026
U mbajt sot seanca e parë për pezullimin e ‘Diellës’, avokati i Anila Bishës kërkon shtyrje

U mbajt sot seanca e parë për pezullimin e ‘Diellës’, avokati i Anila Bishës kërkon shtyrje

20:59 | 16/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com