Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Dosja “Tahiri”/Habilajt i frikësohen shefit: Po filloi punën, asnjë mi s’ngelet përjashta

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Dosja “Habilaj”/Përgjime të reja,Tahiri i implikuar zyrtarisht?!

Publikohen sërish audio të reja për dosjen “Habilaj-Tahiri”. Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çelaj, të përgjuar nga autoritetet italiane flasin për mënyrën e ndarjes së parave të fituara nga ngarkesa e çuar në destinacion për të gjithë të përfshirët. Në audion e botuar nga Politiko.al, të dy flasin për një takim me dikë (duket si italian, por emri nuk del i qartë) dhe për frikën e një personi tjetër, i cili nuk identifikohet.

Frika shfaqet edhe te të dy bashkëbiseduesit, dhe Moisiu e pranon kur thotë: ‘po filloi të punojë ai nuk do ngelet mi përjashta’. Biseda vazhdon e paqartë, por ‘personi misterioz’, sipas të gjitha gjasave është ‘dikush lart në qeveri’. Me sa duket mbi Saimir Tahirin.

Biseda e zbardhur:

Moisiu: që do dalim diku do dalim

Sabi: Janë i çikë të shtrenjta ë?

Moisiu: Këtu në Itali kur bën skontrino (ulje) dhe të humbet, vete bën denoncim në polici dhe ta japin pa lek. E merr në dyqan me garancimin e karabinierisë, të financës së policisë, dhe ta japin pa lek.

…(i tregon diçka)

Sabi: Sa, 20 mijë lekë (euro) të vanë të gjitha?

Moisiu: 20 mijë lekë (euro)!

….ofshan…T’u japim nga 2 mijë lekë këtyre njerëzve për Vit të ri?

Sabi: Varu k…atyre…!

Moisiu: Mbajmë nga një 5 mijë lekëshe për vete për Vit të ri.

Sabi: T’u japim nga 2 mijë lekë njerëzve dhe të mbajmë nga një 500 për vete?

Moisiu: Nga një 5 mijëshe për vete…

Sabi: T’i lëmë një 500 edhe këtij …..(emri nuk kuptohet qartë) të mutit.

…..(pauzë. muzikë.)

Sabi: Se për të ardhur këtu kanë ata, po s’do kenë për Vit të ri.

Moisiu: T’i lëmë 500 lekë ne dhe ta lëmë të vijë në Shqipëri më datën 27.

…Më datë 27 takojmë njerëzit ne, të marrë përgjigjen.

Moisiu: Oo ta bëjmë këtë punë. Ne po të kemi lekë e bëjmë punën, a të qivja, nuk jemi shurra.

…(flasin për drejtimin që do marrin me makinë).

Moisiu: A ç’kishte një Rolex të mirë ai ia q…motrën!

Sabi: E

Moisiu: Ai i dyqanit. Nja 6 mijë euro. Do ia marr herën tjetër me kismet. Do ia marr për vete ta mbaj për vete.

…A i kam q…. motrën, po bëjmë një…Ik ore, vari k…. Ik ore, se ato nuk mbarojnë kurrë. Ku mbarojnë, a të qivja!

Sabi: Ik ore, se mbarojnë.

…(muzikë. pauzë. sharje).

Sabi: Të heqim ndonjë gjë ta ndajmë?

Moisiu: Ça do heqim? 90 janë gjithë ato. 60 ia dhamë atij.

…do nxjerrësh ndonjë gjë t’ja çojmë atij. Mo na ngelet gjë. Na ngelen 30.

…edhe 10 këtu, 40.

Sabi: Shëndetin o c’i q.. motrën, po për të marrë të kemi.

Moisiu: Po lëre o, vari k….!

Sabi: I the që do takojmë ….? (një emër që nuk kuptohet, ndoshta italian).

Moisiu: I thashë.

Sabi: Lëre tha…?

Moisiu: Lëre, mos i bëj gjë se kam frikë, tha.

Sabi: Ashtu tha?

Moisiu: Për Zotin kështu më tha!

Sabi: Kam frikë, tha?

Moisiu: Po filloi të punojë ai, asnjë mi nuk do ngelet përjashta.

Sabi: Epo është problemi po filloi kjo normal nuk ta lënë të punojmë.

Moisiu: Po s’e ngacmove tha, se ia thashë dhe Kedës (emër i paqartë), po s’e ngacmove nuk të luan ai. Rrugët ngado që vete ai i ka të mbyllura. Sikur ç’ar dëmi do të bëjë.

…(dialog i paqartë, por me sa dëgjohet Moisiu shpreh admirimin për dyqanin e bizhuterive ku bleu diamantet për nënën dhe nusen e Tahirit).

Sabi: Ne për vete na duhen nga këto të hajdutëve. Unë dua një varëse të mirë, një byzylyk, një orë. Do i gje nga këto të hajdutëve kështu (audion dëgjoje këtu).

Më datën tre janar është publikuar një audio përgjim i dosjes “Tahiri-Habilaj”. Në materialin audio flitet gjerësisht për makinën e Saimir Tahirit, ministër i Brendshëm në atë kohë, që ‘ndërroi duar’ duke iu kaluar Habilajve. Në disa raste bashkëbiseduesit i referohen Saimirit si ‘ai kushëriri ynë’. Materiali është i veçantë për nga dialogët unike dhe të lejon një pamje të mirë të prapaskenave të grupeve shqiptare të trafikut të drogës dhe lidhjeve të tyre me njerëz me pushtet(laimin e plotë lexoje këtu)

Në muajin tetor të vitit 2017-të në Prokurorinë e Krimeve të Rënda u dorëzua  një fashikull me 380 faqe i përbërë nga fakte mbi përfshirjen e zyrtarëve të lartë të policisë së Shtetit mbi trafikun e drogës midis Shqipërisë dhe Italisë. Ndërkohë në total, dosja voluminoze është mbi 1500 faqe, me përgjime dhe prova të ardhura nga hetimi që ka zhvilluar për katër vite me radhë nga Prokuroria e Katanias në Siçili.

Në këtë mënyrë, pala italiane i përgjigjur kërkesës për ndihmë juridike mbi procesin që ka nisur në vendin tonë, ku i akuzuari kryesor është ish-ministri i Brendshëm.

Kjo është dosja e dytë pas asaj të dërguara pak ditë më parë me 416 faqe ku përmendej emri i Tahirit nga vëllezërit Habilaj për shuma në miliona euro që ish-ministri përfitonte në këtë aktivitet të trafikut të drogës midis Shqipërisë dhe Italisë.  

Dosja e Moisi Habilajt by Tirana Today on Scribd

Tags: audiodosjehabilajpergjimTahiri

TË LIDHURA

Nëna e Martin Canit: “Mos na i merrni fëmijët” pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi
Aktualitet

Nëna e Martin Canit: “Mos na i merrni fëmijët” pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi

22:54 | 04/12/2025
Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit
Politikë

Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit

22:50 | 04/12/2025
Itali, detaje të reja nga vrasja e 49-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, deklarata e djalit
Aktualitet

Itali, detaje të reja nga vrasja e 49-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, deklarata e djalit

21:34 | 04/12/2025
Next Post
Katar 2022, publikohen pamjet përrallore të stadiumeve (Foto+Video)

Katar 2022, publikohen pamjet përrallore të stadiumeve (Foto+Video)

Skenari i vrasjes/U dëbua nga Italia, shqiptari “sfidon” karabinierët

Skenari i vrasjes/U dëbua nga Italia, shqiptari “sfidon” karabinierët

Shkoi për lindje normale, mjekja lë me pasoja për gjithë jetën 25-vjeçaren

Shkoi për lindje normale, mjekja lë me pasoja për gjithë jetën 25-vjeçaren







JU REKOMANDOJMË

Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

19:59 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Nëna e Martin Canit: “Mos na i merrni fëmijët” pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi
Aktualitet

Nëna e Martin Canit: “Mos na i merrni fëmijët” pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi

by mirseda
22:54 | 04/12/2025
0

Në një reagim për gazetaren e Top Channel Kristi Gongo, Florina kritikon institucionet që duhet të reagojnë...

Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit

Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit

22:50 | 04/12/2025
Përdorimi i celularëve nga nën 12-vjeçarët lidhet me rreziqe për shëndetin e tyre

Përdorimi i celularëve nga nën 12-vjeçarët lidhet me rreziqe për shëndetin e tyre

22:23 | 04/12/2025
Lumbardhi konfirmon kandidaturën e tij për deputet, fituesi i BBVK provon fatin për herë të dytë

Lumbardhi konfirmon kandidaturën e tij për deputet, fituesi i BBVK provon fatin për herë të dytë

22:09 | 04/12/2025
Itali, detaje të reja nga vrasja e 49-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, deklarata e djalit

Itali, detaje të reja nga vrasja e 49-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, deklarata e djalit

21:34 | 04/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com