Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Dosja “Habilaj-Tahiri”, krimi që po sfidon shtetin

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Dosja “Habilaj-Tahiri”/Italia sjell prova të reja; të përfshirë zyrtarë të lartë të shtetit

Kanë mjaftuar disa materiale të publikuara në dhjetë ditët e fundit për të hapur një kuti të zezë të politikës shqiptare dhe padyshim vesin më negativ dhe më problematik të saj, lidhjet me krimin. Kanë qenë fillimisht krerët e partive opozitare, Basha dhe Kryemadhi që kanë afishuar në emisionin “Opinion” fotot e disa politikanëve të rëndësishëm të PS të shoqëruar me persona në kërkim nga autoritetet italiane. Fotot, një pjesë e të cilave në zyrat elektorale të PS, u pasuan të nesërmen nga një tjetër foto, ku po i njëjti person që shfaqej në mbledhjet e PS kishte pozuar edhe në çadrën e protestës së PD!

Vetëm 4 ditë pas fotove, PD publikoi një dosje hetimore italiane ku gjendeshin mbi 400 faqe përgjimeve të Habiljave të Vlorës, të cilët, përfshinin edhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Prokuroria kërkoi arrestimin e Tahirit, në një gjest, që është padyshim më i forti i 25 viteve të fundit. Deputetët u ndanë në Komisionin e mandateve, por historia nuk mbyllet këtu. Nuk mbyllet as të mërkurën kur të votohet për fatin e Tahirit.

Nisur edhe nga informacionet që po qarkullojnë e që po paralajmërohen prej kohësh, pyetja bazë është: A janë këto materialet të vetme dhe sporadike apo pjesë e një fushate për pastrimin e politikës dhe prerjet e lidhjeve të saj me krimin? A është kjo një betejë e disa partive opozitare që po demonstrojnë pak materiale komprometuese që kanë apo më tej? Një fushatë e ngjashme me atë të Zaevit në Maqedoni që publikoi disa mijëra përgjime dhe tronditi thellë vendin? A është një betejë vetëm e Prokurorisë, që ka vendosur të veprojë më në fund apo diçka më e madhe? Pyetja padyshim që meriton një analizë më të thellë. Dhe nis thuajse një vit e gjysmë më parë.

Në momentin që kanabisi ishte në kulmin e kultivimit të tij dhe kur ambasadorët e huaj thuajse nuk flisnin për të, në Tiranë u shfaqën disa zyrtarë ose oficerë të organeve ligjzbatuese të vendeve të ndryshme të BE që nisën të marrin informacione nga gazetarë dhe njerëz të specializuar pikërisht këtë problem.

Nga vjeshta e vitit të kaluar, në Tiranë u shfaqën ekipe të mediave kryesore evropiane si M6, BBC, DW etj, të cilët nisën ta etiketojnë Shqipërinë, në ekran e tyre, si eksportuesin më të madh të kanabisit në Evropë. Për këtë deklarim ata referonin burimet e shërbimeve të tyre sekrete.

Në fillim të vitit, në mediat tona nisën të shpërndahen informacione që ishin furnizuar nga shërbimet dhe zyrat ligjzbatuese perëndimore. Ato flisnin për fuqizimin e krimit të organizuar në Shqipëri dhe për rrezikun, ende të pakonfirmuar, se ai mund të përdorej nga terrorizmi.

Disa muaj më parë, po këto burime, në kontrast me qetësinë diplomatike, nisën të flasin për një rrezik direkt që i qaset Shqipërisë dhe të paralajmërojnë publikimin e dokumenteve që komprometojnë njerëzit e fuqishëm politik në Shqipëri. Cili ishte shqetësimi që ata kanë shprehur në takime me shumë njerëz me influencë në media dhe jo vetëm?

Shqetësimi i parë dhe kryesor ka qenë fakti që kultivimi thuajse legal i kanabisit po fuqizonte tej mase bandat dhe krimin e organizuar në vend. Ky fuqizim mund të paralizonte policinë, gjyqësorin, prokurorinë dhe padyshim mund të blinte lehtësisht politikën. Ose mund ta bënte krimin pjesë të politikës siç kishte ndodhur në disa raste në 2013. Pra, krimi po bëhej aq i fuqishëm sa çrrënjosja e tij do ishte shumë e vështirë.

Shqetësimi i dytë ishte lidhja e politikës me krimin. Po sipas këtyre burimeve qyteti i dytë dhe i tretë më i madh i Shqipërisë janë thuajse krejt nën kontrollin e bandave që i përdorin institucionet si ndërmarrje private. Dokumentet që qarkullojnë dëshmojnë me foto dhe me tekst ndikimin që bandat kriminale të këtyre qyteteve kanë mbi pushtetin lokal.

Shqetësimi i tretë ishte “legalizimi” i krimit dhe sfida thuajse publike që ky po i bën qytetarëve normalë të këtij vendi. Përfaqësues të përfitimeve të paligjshme dhe kriminale janë fotografuar për javë të tëra në rrugët e qyteteve kryesore, në restorante dhe në klubet e natës. Shpesh herë në shoqërinë e njerëzve me pushtet në këtë vend. Ajo që bie në sy është moskokëçarja e këtyre keqbërësve të vegjël, që ndihen krejt të pa shqetësuar.

Siç thoshte një oficer perëndimor, po këta keqbërës që në Belgjikë dhe Holandë lëvizin me transport publik për të mos rënë në sy, këtu parakalojnë më makina 200 mijë euroshe pa asnjë shqetësim. Dhe sfilojnë përpara policisë që është e paaftë t’i ndalojë ose në shumë raste trembet nga lidhjet e forta politike të tyre. Pra këta banditë ordinerë, ndihen pak a shumë zotë të vendit.

Shqetësimi i katërt ishte investimi i parave të krimit në Shqipëri dhe përfitimi i më shumë të ardhurave që më pas investohen po në aktivitete kriminale.

Javën e dytë të shtatorit, videoja e përplasjes së policisë në Elbasan ka qenë shokuese jo vetëm për opinionin në Shqipëri, por edhe për partnerët tanë. Ajo ka qarkulluar në zyra të rëndësishme në Bruksel, duke bindur tashmë edhe politikën për alarmin që shërbimet e specializuara e kishin lëshuar edhe më parë: krimi po sfidon hapur në Shqipëri dhe shteti është ia paaftë të reagojë. Nuk është çudi që fushata e fundit të ketë nisur edhe nga ky shqetësim.

Nisur së paku nga këto të dhëna, por edhe të tjera që me siguri njerëzit e medias nuk i dinë, situata vështirë që të jetë e qetë në ditët në vijim. Në redaksi portalesh kanë qarkulluar fotot të një tjetër ministri të qeverisë në shoqërinë e një njeriu të Habilajve gjatë fushatës në Vlorë. Edhe pse në një drekë disi të gjerë.

Qarkullojnë përgjime të një kryetari bashkie të rëndësishëm me eksponentë të njohur të botës së krimit, një dosje që implikon të afërmin e një ministri, raporti i një shërbimi perëndimor për klanet dhe familjet mafioze në Shqipëri si dhe një dosje e rëndësishme korrupsioni që me gjasë do të vihet në lëvizje edhe nga organet e hetimit shumë shpejt!

Bashkë me këto do të shtohet presioni edhe diplomatik për luftë reale kundër krimit dhe për pastrimin e politikës prej tij. Siç thonë njerëz që janë marrë me krimin për shumë vite në Evropë: krim të organizuar ka kudo, por krim që të sfidojë shtetin publikisht, ndodh shumë rrallë të gjesh. (Opinion.al)

 

Tags: “Habilaj-Tahiri”blendi fevziudosjaElbasankrimipergjimetsfidonshtetin

TË LIDHURA

Einhorn: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit
Editorial - Opinione

Einhorn: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit

09:21 | 25/06/2025
‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?
Editorial - Opinione

A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?

20:45 | 18/06/2025
Next Post
Kryemadhi: Rama, mburojë e krimit! Prokuroria të hetojë deri në fund

Kryemadhi: Rama, mburojë e krimit! Prokuroria të hetojë deri në fund

Dollari amerikan rikuperon humbjet, pritet ngjitje e shpejtë e paundit britanik

Dollari amerikan rikuperon humbjet, pritet ngjitje e shpejtë e paundit britanik

Kosovë/ Rezultatet e zgjedhjeve: Kush fitoi dhe cilat komuna shkojnë në balotazh

Kosovë/ Rezultatet e zgjedhjeve: Kush fitoi dhe cilat komuna shkojnë në balotazh

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Deklaratë befasuese nga presidenti Trump: Nuk kam interes për Iranin
Bota

Deklaratë befasuese nga presidenti Trump: Nuk kam interes për Iranin

by mirseda
16:43 | 25/06/2025
0

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se nuk është i interesuar të rifillojë bisedimet me Iranin për armët...

Meloni i thotë Trump: Vendosmëria e treguar në krizën e Iranit tani duhet të tregohet edhe në Ukrainë dhe Gaza

Meloni i thotë Trump: Vendosmëria e treguar në krizën e Iranit tani duhet të tregohet edhe në Ukrainë dhe Gaza

16:40 | 25/06/2025
Sulmet izraelite në Gaza nuk kanë të ndalur, ja sa ka arritur numri i viktimave

Sulmet izraelite në Gaza nuk kanë të ndalur, ja sa ka arritur numri i viktimave

16:13 | 25/06/2025
Netanyahu falënderon Donald Trump: Mbështetja juaj shumë e rëndësishme për Izraelin

Netanyahu falënderon Donald Trump: Mbështetja juaj shumë e rëndësishme për Izraelin

16:11 | 25/06/2025
Takimi Trump-Zelensky në samitin e NATO-s mbi tensionet në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë

Takimi Trump-Zelensky në samitin e NATO-s mbi tensionet në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë

16:06 | 25/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com