Nora Malaj nuk e ka bërë asnjëherë rolin e vjehrrës, pasi nusen e djalit e ka parë gjithmonë si vajzën e saj. Marrëdhënia e saj me nusen është aq e afërt, aq sa ajo e ka tejet të vështirë që ta shohë veten si një vjehërr.
E ftuar në emisionin ‘Mos i fol shoferit’ të Rudina Dembacajt, Nora tregoi për marrëdhënien e saj me djalin dhe nusen e tij.
“Vetëm rolin e vjehrrës nuk di ta vesh, asnjëherë nuk kam veshur spaletat e vjehrrës. Kur kam garuar në Shkodër i mora të dy me vete, edhe Tanin edhe Stelën por asnjëri nuk e dinte që njëri është djali dhe nusja, sepse në konceptin tim nuk e kam menduar ndonjëherë që Stela është nusja.
Pata fatin që atë vajzë që nuk e bëra dot unë, të ma bënin prindërit e Stelës dhe ky ishte fat i madh për mua”, tha Malaj.