Një 25-vjeçar është arrestuar ditën e djeshme në SHBA, pasi akuzohet për kërcënimin me vrasje të presidentit Trump.
Sipas mediave të huaja, Roger Hedgett u arrestua dje para Shtëpisë së Bardhë në Washington, pasi i tha një anëtari të shërbimit sekret se kishte ardhur për të vrarë presidentin.
25-vjeçari i ka thënë oficeri të policisë se kishte një thikë me vete. Menjëherë pasi u ndalua, ai është dërguar në spital për t’i bërë një vlerësim mjekësor.
Nuk dihet ende se ku i dyshuari jeton, apo nëse ka një avokat mbrojtës.