Presidenti i ShBA-së Donald Trump, solli sërish në vëmendjen e mediave çështjen e Iranit duke ju kundërpërgjigjur kështu kërcënimeve të mëparshme të tyre.
Nëpërmjet një postimi në Twitter ai paralajmëron se një luftë e ShBA-së me Iranin do sillte fundin e Iranit.
“Mos e kërcënoni më kurrë ShBA-në.”
Ai vazhdon më tej se nuk do luftë me askënd por që nuk mund ta pranojë faktin që Irani të ketë në posedim armë nukleare.
Në mënyrë të ngjashme shprehen edhe autoritetet iraniane duke u munduar të mos e rrisin edhe më shumë tensionin e krijuar midis tyre.
“Irani nuk po kërkon për asnjë luftë të çfarëdo lloji, por është tërësisht e përgatitur për të mbrojtur vetveten.”
Tensionet mes këtyre shteteve janë rritur prej majit të vitit të kaluar, kur Shtetet e Bashkuara janë larguar nga marrëveshja bërthamore që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore.
Kjo marrëveshje konkludonte në zotimin e Iranit për frenim të aktivitetit bërthamor, në këmbim të lirimit të saj nga sanksionet ndërkombëtare.
Shkak për largimin e ShBA-së nga kjo marrëveshje ishte se kushtet e këtij dokumenti nuk kanë qenë mjaftueshëm të ashpra sipas Trump dhe se nuk ka përmendur mbështetjen e këtij shteti për grupet militante në rajon.