Dje në “Big Brother Vip”, banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku Donaldi u zgjedh si më i padëshiruari. Duket se ai e mirëpriti me mjaft sportivitet.
Donald Veshaj pati një përplasje të fortë me Einxhel Shkira, pas shpëtimit zinxhir ku ai nuk e shpëtoi DJ Dagz, të cilin e konsideronte si vëlla.
Banorja më e pafajshme u konsiderua vetë Egzona, ndërsa më punëtorja ishte Beniada.
Çmimin për banoren më sexy të shtëpisë e rrëmbeu Arjola.
Së fundmi, çmimi për banorin më inteligjent iu dha Einxhel, pa e ditur që kjo gjë do të trazonte disi ujërat në shtëpi, pasi ajo do të kishte të drejtën për të çuar një banor në nominim. Vendimi i saj ishte Monika Lubonja.
Kjo e fundit e ka diskutuar këtë nominim surprizë me Donaldin dhe Beatrix, ku Donaldi tha se i quan “furça”.