Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Donald Lu, krimi i organizuar dhe Rama në mes

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Donald Lu, krimi i organizuar dhe Rama në mes

 

Donald Lu ka përdorur fjalë të ashpra ndaj klasës politike shqiptare, por edhe ndaj qeverisjes aktuale. Një qeverie e cila drejtohet nga e njëjta forcë politike dhe i njëjti kryeministër. Para pak ditësh, ai u tha të rinjve të Rrëshenit se, “ju do të më thoni se ajo që duam, është arsimimi. Ne duam punë. Ne duam atë që shohim, çdo ditë, në televizion nga Mbretëria e Bashkuar, nga Gjermania apo Shtetet e Bashkuara.

A e dini sesi do t’i merrni të gjitha këto? Ju duhet t’i kërkoni ato. Ju kërkoni punë, siç i kanë ata në Gjermani. Ju prisni ligje kundër korrupsionit, siç i kanë ata në Mbretërinë e Bashkuar. Dhe ju këmbëngulni për liritë personale, siç i kanë ata në Shtetet e Bashkuara. Ju jetoni në demokraci. Nëse ju i kërkoni, qeveria duhet të përgjigjet! Ose ju do ta rrëzoni atë”.

Një ambasador amerikan që bën thirrje për rrëzimin e qeverisë së vendit ku është akredituar, është një akt i fortë edhe për një mjedis si ky yni, ku lajmet gjejnë vakum dhe indiferencë. Ashtu si paraardhësi i tij, Aleksandër Arvizu, edhe Lu ka ardhur duke e ashpërsuar gjuhën, e kjo duket një taktikë e pastër, për të nxitur vëmendjen e fashitur rreth reformës në drejtësi dhe frymës pozitive që ajo solli me vete, para zgjedhjeve të 25 qershorit.

Por deklaratat e ambasadorit amerikan do të mbeteshin në suazën e taktikës, nëse do të synonin vetëm tërheqjen e vëmendjes së opinionit publik. Prej muajsh, duket qartë se ato s’janë më të tilla.

Pasi avancimi i kuadrit të reformës, në formën e paketës ligjore përkatëse, të miratuar me konsensus të plotë, e ka futur Shqipërinë, sipas konceptit të perëndimorëve, në një fazë cilësisht të re. Këtë ata e thonë në të gjitha gjuhët me të cilat flitet sot, për vendin tonë në Bruksel, Uashington e gjetkë. Rregullisht, ata po na kujtojnë se, tashmë, asgjë nuk është si më parë.

Afrimi i momentit të hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, shkakton natyrshëm entuziazëm dhe pritshmëri në Tiranë, por ai e ka një çmim. Dhe ne shqiptarët jemi mësuar tashmë me çmimet e kripura, që vendos ndaj nesh Evropa dhe SHBA-ja.

Edi Rama ka marrë përsipër një barrë të rëndë në zgjedhjet e fundit. Koncepti i tepsisë së pushtetit, me të cilin ai fitoi bindshëm kundër të gjithëve, por edhe premtimet për pastrimin e administratës dhe luftën ndaj korrupsionit vegjetativ, nuk e përjashtojnë, por e nënkuptojnë edhe luftën ndaj krimit të të gjitha formave. I cili sot, është një emergjencë e trashëguar, e cila ka arritur një pikë moskthimi.

Rama ka sot përballë një panel të dobët kundërshtarësh politikë. Por, nga ana tjetër, ka gjithashtu në tryezë edhe një listë më se angazhuese hallesh e sfidash, të cilat janë “kundërshtarët” e tij të vërtetë. Luftën s’e ka më me Bashën dhe Metën, ata i mundi. Luftën e ka me ato që u premtoi votuesve të tij, në 25 qershor: me papunësinë, krimin, korrupsionin dhe varfërinë. (Albanian Free Press)

Tags: arvizubedonald lui organizuarkrimimesramareforma ne drejtesivarferia

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Një porosi në vend të rikujtimit

Një porosi në vend të rikujtimit

Mos e humbisni fenomenin më fantastik të hënës më 5 tetor

Mos e humbisni fenomenin më fantastik të hënës më 5 tetor

Përplasje me policinë në Elbasan, Berisha: Suel Çela ka ikur nga Shqipëria

Përplasje me policinë në Elbasan, Berisha: Suel Çela ka ikur nga Shqipëria







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Me 105 vota pro, opozita dhe PS miratuan ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore
Politikë

Me 105 vota pro, opozita dhe PS miratuan ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

by mirseda
22:27 | 06/11/2025
0

Parlamenti ka miratuar me 105 vota pro ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore në seancën...

Parlamenti rrëzon me 77 vota kërkesën e PD për shkarkimin e Begajt

Parlamenti rrëzon me 77 vota kërkesën e PD për shkarkimin e Begajt

22:25 | 06/11/2025
Projektligji për Barazinë Gjinore, Parlamenti e miraton me 77 vota pro

Projektligji për Barazinë Gjinore, Parlamenti e miraton me 77 vota pro

22:24 | 06/11/2025
Një personi i bie të fikët gjatë konferencës së Trump

Një personi i bie të fikët gjatë konferencës së Trump

21:37 | 06/11/2025
Afganistani dhe Pakistani shkëmbejnë zjarr në kufij, teksa nisin bisedimet për paqe

Afganistani dhe Pakistani shkëmbejnë zjarr në kufij, teksa nisin bisedimet për paqe

21:30 | 06/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com